Lajmet

​AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin

Publikuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti. Si arsye për këtë ata thanë se tema e takimit ka qenë agjenda legjislative dhe se sipas tyre kjo i takon shefit të Grupit Parlamentar.

Kjo parti opozitare thotë se janë të gatshëm për takime që lidhen me interesin nacional.

“Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar z. Kurti, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër”, thuhet në përgjigjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë pranuar të përgjigjen sa i përket qëndrimit të kësaj partie. Megjithatë në letrën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku bëhet e ditur se ata e konsiderojnë si tentim të vonuar mundësinë për bashkëpunim me partitë opozitare.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre. LDK vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut.

Kryeministri Albin Kurti pritet të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i vetmi nga tre liderët opozitarë ka pranuar të marrë pjesë në takimin e ftuar nga shefi i ekzekutivit.

Lajmet

Iranianët votojnë për president të ri

Publikuar

nga

Qytetarët iranianë kanë filluar votimin të premten herët në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, në të cilat katër kandidatë garojnë për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili h

Kandidatët, përfshirë një reformist të vetëm, janë përzgjedhur nga pushteti politik i republikës islamike.

Fituesi mund të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasuesit të liderit suprem në moshë të shkuar, Ayatollah Ali Khamenei, në një kohë kur zemërimi është i madh në Iran për shkak të mungesës së lirisë, kushteve të këqija të jetës dhe ekonomisë së dobët.

Asnjë kandidat nuk pritet të sigurojë vota të mjaftueshme më 28 qershor për t’u shpallur fitues i garës presidenciale.

Një kandidat duhet t’i fitojë së paku 50 për qind të votave për ta fituar garën. Një balotazh i mundshëm është caktuar për 5 korrik.

Analistët e kanë cilësuar këtë si një garë mes tre kandidatëve. Dy konservatorë të krahut të ashpër, ish-negociatori për çështje bërthamore Saeed Jalili, dhe kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf. Si dhe reformisti Masoud Pezeshkian, i cili është rreshtuar përkrah atyre që kërkojnë kthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 më fuqitë botërore.

Përpjekjet në çastet e fundit nga konservatorët për të arritur pajtim për mbështetjen e vetëm një kandidati dështuan një ditë para mbajtjes së votimit, pasi as Qalibaf e as Jalini nuk hoqën dorë për ta mbështetur njërin apo tjetrin.

Konservatorët kanë shprehur shqetësim se mungesa e unitetit mund ta ndajë votën dhe kështu do të përfitonte kandidati reformist Pezeshkian.

Zgjedhjet në republikën islamike janë të kontrolluara, pasi kandidatët përzgjidhen paraprakisht nga një trup i pazgjedhur, i cili është i mbizotëruar nga konservatorët e krahut të ashpër.

Sipas vëzhguesve, mungesa e një gare relativisht konkurruese do ta dëmtojë edhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Në tri palë zgjedhjet e fundit të mëdha në Iran – vend me rreth 88 milionë banorë – kishte pjesëmarrje  të ulët.

Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të marsit ishte rreth 41 për qind, megjithëse kritikët thanë se numri real ishte edhe më i ulët.

Ekspertët thonë se rënia e pjesëmarrjes nënkupton hendek në rritje midis klerikëve në pushtet dhe popullsisë së re të Iranit – pjesa më e madhe e së cilës kërkon liri më të mëdha sociale dhe politike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​47 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

Publikuar

nga

47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Policia ka njoftuar se prej tyre dy kanë qenë me fatalitet, 17 me persona të lënduar dhe 28 me dëme materiale.

Kurse si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1938 tiketa trafiku.

Po ashtu gjatë 24 orëve janë arrestuar 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, ku dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje

Vazhdo të lexosh

Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Publikuar

nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni (Antony) Blinken, ka njoftuar sanksione të reja kundër sektorit të naftës të Iranit në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si një zgjerim të programit bërthamor të vendit, i cili ka nxitur frikën e përtërirë se po përgatitet të ndërtojë një bombë atomike.

Në një deklaratë të enjten, Blinken tha se Irani kishte zgjeruar programin e tij të pasurimit të uraniumit në muajin e kaluar “në mënyra që nuk kanë asnjë qëllim të besueshëm paqësor”.

Sipas sanksioneve të reja, 11 anije të lidhura me tre organizatat e embargos do të përcaktohen si “pronë e bllokuar”.

“Veprimet e Iranit për të rritur kapacitetin e tij pasurues janë edhe më shqetësuese në dritën e dështimit të vazhdueshëm të Iranit për të bashkëpunuar me IAEA [Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike] dhe deklaratave të zyrtarëve iranianë që sugjerojnë ndryshime të mundshme në doktrinën bërthamore të Iranit,” tha Blinken.

Ai iu referua komenteve të fundit nga Kamal Kharazzi , këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, se vendi mund të rishikojë doktrinën e tij të mbrojtjes për të lejuar ndërtimin e armëve bërthamore pas një serie shkëmbimesh ushtarake me Izraelin në prill./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vdes një person në QKUK, ishte vetaksidentuar

Publikuar

nga

Një person ka vdekur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e një vetaksidenti. I njëjti ishte vetaksidentuar më 12 qershor në Rahovec.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se më urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara