Sport

A po largohet përfundimisht Neymari nga PSG?

Braziliani 30-vjeçar tha se nuk ka dëgjuar thashethemet për largimin e tij nga klubi.

Published

on

Neymar thotë se do të dëshironte të qëndronte te kampioni francez, Paris Saint-Germain, e kjo pavarësisht se rrallëherë ka justifikuar pagesën e tij rekord prej 222 milionë eurosh dhe mes thashethemeve se klubi do të donte që ai të largohej.

Braziliani 30-vjeçar nënshkroi një zgjatje të kontratës së tij vitin e kaluar duke e çuar atë deri në vitin 2025.

Megjithatë, një tjetër sezon e gjen lojtarin të dëmtuar nga lëndimi, dhe kjo ka vënë në pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në klubin në pronësi të Katarit.

E përditshmja sportive franceze L’Equipe pohoi në edicionin e së mërkurës se PSG “nuk do të ishte kundër largimit të Neymar”.

Ish-ylli i Barcelonës tha se nuk kishte dëgjuar thashethemet për largimin e tij nga klubi.

“Nuk kam dëgjuar gjëra të tilla deri më tani, por nga ana ime, e vërteta është që unë dua të qëndroj”, tha ai./UBTNews/

Lajmet

Renditja e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26

Published

on

Pas mbylljes së javës së parë të fazës së ligës në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, surprizat nuk kanë munguar dhe renditja aktuale e dhjetë skuadrave kryesuese premton një garë të fortë.

Në krye të tabelës ndodhet Eintracht Frankfurt që ndan vendin e parë me Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndjekje të tyre janë Club Brugge dhe Sporting, të dyja me tre pikë dhe një diferencë golash +3.

Vendin e pestë e ndajnë Union Saint-Gilloise, Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Manchester City, të gjitha me nga tre pikë dhe golavarazh +2, duke treguar se konkurrenca është tepër e ngushtë që në start.

Qarabağ, me një fitore minimale dhe golavarazh +1, mbyll dhjetëshen e parë.

Renditja e javës së parë tregon qartë se format i ri i fazës së ligës sjell më shumë rivalitet dhe çdo gol mund të bëhet vendimtar për pozitën përfundimtare.

Edhe pse është vetëm fillimi, pritet një sezon i nxehtë ku ekipet më të mëdha të Europës do të luftojnë fort për të siguruar një vend në fazat e eliminimit direkt./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Haaland thyen një tjetër rekord historik

Published

on

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin 2-0 në stadiumin “Etihad”. Pavarësisht se luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes me 10 lojtarë, heroi i takimit ishte Erling Haaland, i cili theu një tjetër rekord historik.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve në vetëm paraqitjen e 49-të, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër.

Haaland realizoi me kokë pas një asistimi nga Phil Foden në minutën e 56-të, duke kaluar Cityn në avantazh.

Pak më herët, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Haaland, vendim i marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në minutën e 66-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një gol të bukur pas një aksioni personal, duke vulosur suksesin e kampionëve të Anglisë.

Edhe pse Napoli tentoi të mbrohej dhe portieri Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare, nuk mundi të shmangte disfatën e parë në këtë edicion të UCL, ndërsa mbetet ende pa fitore në tokën angleze pas 13 përpjekjesh në të gjitha garat./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Spanja diskuton tërheqjen nga Botërori 2026 nëse kualifikohet Izraeli

Published

on

Qeveria e Spanjës ka sugjeruar largimin nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet në fazën e grupeve. Kjo konsiderohet një situatë e pazakontë pasi që sjell kërcënim te FIFA.

Spanja është një ndër favoritët për të fituar trofeun më të rëndësishëm, ndërsa mendimi për t’u tërhequr nga Botërori lidhet enkas me veprimet e Izraelit në Gaza.

Madje, vetë kryeministri i Spanjës, Pedro Sançes, ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet e futbollit.Kjo për shkak se kryeministri spanjoll pretendon se Izraeli duhet të trajtohet si Rusia, përsa i përket çështjes së luftës.

Patxi Lopez i ka sugjeruar Qeverisë që të votojë për tërheqjen nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet dhe ka mundësinë për të luajtur në grupe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksiko do të presin kompeticionin në verën e ardhshme./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

E konfirmuar: U dha drita jeshile për shitjen e stadiumit San Siro

Published

on

Në Milano është arritur një hap vendimtar për të ardhmen e San Siros, ku kryebashkiaku Xhuzepe Sala konfirmoi se Bashkia ka gjetur akordin me Milanin dhe Interin për shitjen e stadiumit historik.

Dokumenti pritet të kalojë në bordin ekzekutiv duke mbyllur një çështje që ka zgjatur prej vitesh.

Sipas Salas, objektivi është që impianti i ri të jetë gati brenda vitit 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Euro 2032 nuk do të ndalet në Milano nëse San Siro mbetet në gjendjen aktuale.

Detajet financiare të shitjes ende nuk janë bërë publike, por marrëveshja shihet si zgjidhja përfundimtare pas shumë polemikash dhe alternativash të hedhura në tavolinë.

Tani klubeve u hapet rruga për të ndërtuar një stadium modern, në nivel me standardet evropiane, duke ruajtur gjithashtu lidhjen e fortë me zemrën e qytetit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara