Sport

Drita gati për finalen kundër Llapit

Drita do të synojë me çdo kusht që të del triumfuese dhe ta fitojë trofeun e Kupës së Kosovës pas afro dy dekadave

Published

on

Ditën e nesërme me fillim nga ora 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri”, do të jetë nikoqir i përballjes mes Dritës dhe Llapit në finalen e Kupës së Kosovës.

Drita do të synojë me çdo kusht që të del triumfuese dhe ta fitojë trofeun e Kupës së Kosovës pas afro dy dekadave, ndërsa Llapi do të ketë për qëllim ta mbrojë titullin e kampionit të kësaj kupe pasiqë e fitoi vitin e kaluar.

Një ditë para ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ardian Limani, kanë folur në një konferencë për media, duke treguar vlerën e kësaj ndeshjeje dhe se si do të tentojnë ta ndalin skuadrën e Llapit.

Nuhiu ka thënë skuadra e tij ka bërë përgatitjet për finalen.

“Është vetëm një ndeshje futbolli, ndeshje të cilën e kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër, nuk diskutohet, është finale, dhe kemi marrë të gjitha masat se çfarë mund të ndodh në një finale”, tha Nuhiu.

Nuhiu foli edhe për rrezikun që mund të paraqitet nga skuadra e Llapit, ku potencoi se sulmi i llapjanëve është tejet i rrezikshëm.

“Është skuadër, e cila shënon shumë realisht, apo mos gabofsha është skuadra e cila ka shënuar më së tepërmi këtë vit. Duhet të kemi kujdes sepse kanë sulm të shpejtë dhe të rrezikshëm. E potencova edhe më herët se kemi marrë të gjitha masat duke përgatitur, duke eliminuar pikat e forta të tyre dhe të shfrytëzojmë dobësitë që mund të paraqiten nesër mbrëma”, tha Nuhiu.

Po ashtu, trajneri i Dritës tregoi se trofeu i Kupës së Kosovës veçse që ka rëndësi për stafin dhe lojtarët, rëndësi të madhe ka edhe për qytetin e Gjilanit dhe tifozët “Intelektualët”.

“Është një mundësi që të shkruajmë histori, është e rëndësishme që të fitojmë këtë trofe për qytetin, për tifozët tanë ‘Intelektualët’ gjithashtu edhe për ne si staf, apo edhe futbollistët mendoj që e kanë merituar të stolisemi me këtë trofe”, Ardian Nuhiu.

Për fund, Nuhiu potencoi se pret spektakël në tribuna, pasi që të dyja skuadrat kanë tifozëri të zjarrta.

“Kam besim të plotë se nesër do të vinë një numër i madh i tifozëve tanë ‘intelektualët’, gjithashtu nuk do të mungojnë edhe nga ekipi kundërshtarë, sepse edhe ata kanë tifozë të zjarrtë. Do të jetë një spektakël në tribuna, por kam besim të plotë se takohen dy skuadrat të cilat kanë siguruar Evropën, dhe thjesht luajnë për atë trofe të cilat do ta kërkojmë ta fitojmë”, tha Nuhiu.

Krahas trajnerit Nuhiu, edhe kapiteni i skuadrës, Ardian Limani, foli për rëndësinë që ka ndeshja e nesërme, pasi do të jetë finalja e parë e tij.

“Mendoj se çdo trofe është i rëndësishëm për secilin lojtar, por aq më tepër për një kapiten është privilegj dhe përgjegjësi dhe momentin kur e fiton një trofe dhe e ngrit është shumë i veçantë. Për mua personalisht kjo do të jetë finalja e parë dhe për këtë arsyeje do të ishte shumë i veçantë edhe trofeu, sepse unë mirë e di edhe vuajtjen e tifozëve që e presin me padurim këtë trofe që mungon shumë vite”, tha Limani. /UBTNews/

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara