Lifestyle

A ndikon pastërtia e mbulesave për një gjumë të shëndetshëm?

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se 30 për qind e britanikëve lajnë shtratin e tyre çdo 12 muaj.

Published

on

A e dini se një person mesatar i lan çarçafët vetëm çdo dy javë, dhe një në tre persona i lajnë çarçafët vetëm një herë në vit?

Një studim i kohëve të fundit nga Hammonds Furniture zbuloi faktin e pabesueshëm se 30 për qind e britanikëve lajnë shtratin e tyre çdo 12 muaj.

“Mesatarisht, rekomandohet që ta bëjnë këtë një herë në javë dhe gjatë muajve të verës, kur djersitja u shtohet, deri në dy herë në javë”, shpjegon Molly Freshwater për portalin Liverpool Echo.

Mjeku Kyle Grant, gjithashtu themeluesi i lavanderisë së qëndrueshme Oxwash, pajtohet me mendimin e saj.

Ai thekson rëndësinë e larjes më të shpeshtë gjatë alergjive, sepse, siç shpjegon ai, në shtrat grumbullohen alergjenë, gjë na e vështirësojë gjumin dhe të ulin cilësinë e gjumit.

“Ne kalojmë gati dhjetë orë në ditë në shtretërit tanë, ndaj është shumë e rëndësishme që vendi ku shtrihemi të jetë i pastër. Unë personalisht këshilloj të lani të paktën çdo javë, ndoshta dhjetë do të ishte maksimumi. Gjatë sezonit të alergjive, do të ishte mirë të mendoni t’i lani çarçafët një herë në javë në mënyrë që ato të jenë pa polen, si dhe nga pluhuri dhe grimcat e tjera që shpesh përkeqësojnë simptomat”, shton ai.

Ekspertët theksojnë se për një gjumë të shëndetshëm nuk është e rëndësishme vetëm sa shpesh lajmë çarçafët, por edhe në çfarë temperature e bëjmë këtë. Sipas tyre, larja e nxehtë, pra larja në temperatura të larta, është zgjidhja më e mirë.

“Në një studim, shkencëtarët zbuluan se larja e çarçafëve në temperatura të nxehta ishte më efektive në heqjen e gjurmëve të polenit, kështu që kur i lani ato, sigurohuni që të jetë 40 gradë ose më e lartë, idealisht 60 gradë”, shpjegon Grant.

Lifestyle

Kujdesi për lëkurën, tre hapa të thjeshtë

Published

on

Për kujdesin e përditshëm të lëkurës, mund ta kufizoni rutinën tuaj në tre hapa të thjeshtë:

Pastrimin e lëkurës, mbrojtjen e saj nga dielli dhe prirjen ndaj ndonjë problemi specifik që mund të keni, të tilla si lëkura e thatë, puçrrat, ose linjat e imëta dhe rrudhat.

Produktet për të tre hapat janë në dispozicion në barnatoret lokale dhe kanë kosto të ulët.

Pastroni lëkurën tuaj

Zgjidhni pastruesin bazuar në faktin nëse lëkura juaj është e thatë apo e yndyrshme. Nëse keni lëkurë të thatë, zgjidhni një agjent të butë pastrimi e shmangni produktet si tonerët, që përmbajnë alkool. Për lëkurë të yndyrshme, zgjidhni një sapun që largon vajin e pastroni më shpesh lëkurën gjatë ditës.

Mbroni lëkurën nga dielli

Zgjidhni krem ​​me spektër të gjerë me SPF prej 30 ose më të lartë përdoreni çdo ditë. SPF-të më të larta janë të dobishme nëse planifikoni të kaloni kohë jashtë, nëse rrini brenda, SPF 30 është i mjaftueshëm. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, zgjidhni një produkt për mbrojtje e krijuar për lëkurë të ndjeshme.

Trajtoni nevojat e veçanta të lëkurës

Për lëkurën e thatë, ka shumë hidratues efektivë dhe të lirë. Ekzistojnë produkte pa kosto të përballueshme që mund të zvogëlojnë linjat dhe rrudhat, njollat ​​e zbehta kafe ose puçrrat. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Fundjava erdhi, ja si ta kaloni pa stres dhe në mënyrë fantastike

Published

on

Shumë njerëz jetojnë për fundjavën, se është koha kur mund të shijojnë ditën e pushimit. Edhe pse është e trishtë kur mendon se të gjithë janë të mbingarkuar me punë, nuk besoj se kjo gjë do të ndryshojë ndonjëherë.

Prandaj duhet të bëni maksimumin për të shijuar këto dy ditë pushim.

Sapo kalon e premtja, keni vetëm 48 orë deri sa mëngjesi i të hënës të vijë sërish. Ndoshta kjo është një mënyrë dramatike për ta parë situatën, por të gjithë e ndiejnë presionin e fundjavës. Është koha për të takuar miqtë, familjen, të dilni në takim, të gatuani e të kujdeseni për veten nëpërmjet disa ushtrimeve fizike. Ose dhe të rrini dhe të mos bëni asgjë, kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u relaksuar.

Këto janë disa këshilla se çfarë mund të bëni gjatë fundjavës:

Mos kontrolloni email-in tuaj, shmangiuni punës – Sapo keni një moment qetësie, merrni telefonin e filloni kontrolloni email-et tuaja. Është zakon i fiksuar gjatë javës, por në fundjavë duhet eliminuar. Lëreni mënjanë punën e fokusohuni në momentin e qetësisë.

Shmangiuni listës së gjërave që duhet të bëni – Një nga gjërat më të mërzitshme të të qenit i rritur është organizmi i ditës. Qoftë një ditë në shkollë apo në orar të plotë pune, e keni parasysh çfarë do ndodhë në çdo ditë të javës. Në fundjavë mund ta hidhni këtë listë. Nuk ka më punë, detyra për të bërë apo takime. Jini vetja juaj dhe rrini në pizhama për sa kohë doni.

Festoni të premten – Qëllimi kryesor i fundjavës është të bëni qejf, por edhe të shplodheni. Për t’i realizuar, dilni e festoni të premten në mbrëmje dhe gjatë fundjavës do të keni mundësi të merrni veten. Kështu, për të hënën do të jeni tërësisht të freskët.

Dilni nga shtëpia dhe shikoni çfarë ndodh – Nuk ka rëndësi nëse nuk keni asnjë plan apo takim të organizuar, mund të dilni të bëni diçka për të cilën nuk keni planifikuar asgjë. Kur jeni me pushime, cilat janë ditët më të mira? Janë ato që s’keni asnjë plan. Mjafton ta kaloni ditën duke lëvizur në qytet, duke parë se çfarë do t’ju ofrojë.

Kaloni një kohë të gjatë me miqtë tuaj – A ka ndonjë gjë më të adhurueshme se sa një grup shoqeror që ju ndihmon të relaksoheni por edhe të kaloni momente fantastike plot të qeshura dhe harmoni? Nuk ka, prandaj sapo të mbaroni ato që kishit për të bërë në shtëpi, dilni dhe takoni shoqet/shokët tuaj. Mjafton të dilni edhe për një kafe, pa pasur shumë harxhime. Do e shikoni që ja vlen.

Mos përhapni panik kur vjen mbrëmja e së dielës – Asnjë nuk e pëlqen të dielën sepse është e vështirë të mendosh se një javë tjetër e vështirë e me punë të pret. Por, pse ta harxhoni jetën duke menduar për të ardhmen? Mos e mendoni dhe shijoni kohën e lirë që keni. E shtuna dhe e diela janë ditët kur mund të jeni vetvetja, të pushoni dhe të bëni diçka të bukur. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat që duhet të bëni në mëngjes, për të qenë të lumtur

Published

on

Mëngjesi nuk është ajo periudha më e bukur e ditës për shumë njerëz. Të themi që mezi zgjoheni pasi alarmi ka rënë disa herë, duhet të bëni fëmijët gati për shkollë, të përgatisni mëngjesin, të bëheni vetë gati për në punë etj.

Çfarë të bëni për të shtuar dozat e lumturisë që herët në mëngjes, në mënyrë që e gjithë dita t’ju ecë mbarë?

Zgjidh një zakon që mund ta kthesh në ritual të përditshëm – Mund të duket si diçka e zakonshme kur e lexoni për herë të parë, por shpesh disa momente të vogla herët kthehen në çaste lumturie që zgjasin gjithë ditës. Disa minuta meditim, shijimi i kafesë teksa kaloni minuta duke u fokusuar te natyra jashtë dritares, zogjtë, bari që ka mbirë në oborr, lulet e freskëta etj.

Hiqni telefonin nga dhoma – Mos kapni telefon, kompjuter, iPad, mos ndizni televizorin në mëngjes, të gjitha pajisjet janë një shtysë më shumë që ndikon në humorin tuaj dhe ka studime që provojnë se ato vërtet pengojnë lumturinë e njerëzve.

Flisni me veten – Njerëzit priren të flasin me veten shumë, sidomos në mëngjes kur ndihen të përgjumur apo të stresuar për vazhdimin e ditës. Të bërit kritika vetes a biseda për një projekt, takim të rëndësishëm apo plane janë teknikë e thjeshtë që ndihmojnë në lumturinë tuaj.

Flisni me një person të afërt për ju – Një bisedë me dikë që është miku juaj, i afërm, koleg a një person për të cilin keni mendim pozitiv, mund të jetë “kontakti social” që ka ndikim në jetën tuaj, qoftë edhe për vazhdimin e ditës. Një telefonatë, një mesazh apo pirja e një kafeje në mëngjes me këta persona mund të jetë “vulë” sigurie për lumturinë dhe vazhdimin e ditës.

Jini mirënjohës/e – Një larmi zakonesh ndikojnë në lumturi, por mirënjohja është një nga themelet kryesore të kësaj gjendjeje. Shkruani në ditar për gjërat që keni qenë mirënjohës gjatë ditëve të fundit. Leximi i tyre në mëngjes ndikon në shtimin e ndjenjave të lumturisë.

Continue Reading

Lifestyle

Po bëni gabim, ja sa shpesh duhen pastruar furçat e grimit

Published

on

Kur ka qenë hera e fundit që keni pastruar furçat e grimit?

Sipas një sondazhi nga Cosmetify, 37% i pastrojnë furçat vetëm një herë në gjashtë muaj, ndërsa 26% pranuan se nuk i pastronin kurrë.

Pavarësisht se e dimë se furçat mund të shkaktojnë puçrra, pak mund të thonë se i pastrojmë aq shpesh sa duhet.

Është e kuptueshme, pasi është një proces i mërzitshëm që shpesh e neglizhojmë, duhen shumë orë që furçat të thahen dhe ndaj procesi merr shumë kohë dhe bëhet i mërzitshëm.

Megjithëse pastrimi nuk është procesi më emocionues, ai është absolutisht i nevojshëm. Sebumi i lëkurës, i kombinuar me grimin dhe qelizat e vdekura të lëkurës, krijon terren të shkëlqyer mbarështimi për bakteret e siç e imagjinoni, kjo nuk është e mirë për lëkurën.

Furçat e papastra shkaktojnë skuqje, pore të bllokuara dhe acarim të lëkurës.

E njëjta vlen edhe për sfungjerët, të cilët përmbajnë edhe më shumë mikrobe se furçat.

Sa shpesh duhet të pastrojmë furçat?

Në varësi të llojit që përdorni, frekuenca e pastrimit ndryshon. Furçat për teksturat e lëngëshme, si fondatina, duhet të pastrohen të paktën dy-tre herë në javë, furçat me pluhur pastrohen vetëm një herë në javë.

Është gjithashtu e rëndësishme t’i ruani ato në një vend të freskët dhe të thatë, larg zonave me lagështirë si tualeti.

Metoda më e mirë për pastrimin e furçave të grimit

Filloni me larjen e duarve, duke përdorur sapun antibakterial e ujë të vakët. Lagni qimet e furçës, zhytni në tas me sapun, fërkojeni mirë me gishta për të hequr sa më shumë produkt. Në treg ka edhe pajisje që përshpejtojnë larjen e furçave. Një sipërfaqe plastike me “dhëmbë të vegjël” mund të reduktojë ndjeshëm kohën e pastrimit dhe mund të jetë efektive.

Continue Reading

Të kërkuara