Shëndeti

Këto janë benefitet e buzëqeshjes në shëndet

Buzëqeshja është stimulues i fuqishëm që ndikon në shëndetin e përgjithshëm.

Published

on

Ndonjëherë gjithçka që duhet për ta bërë ditën më të mirë është një buzëqeshje. Veprimet e vogla të mirësisë mund t’i sjellin një buzëqeshje dikujt që ka pasur një ditë të tmerrshme dhe mund të ndryshojë gjithçka që pason.

Një kompliment i thjeshtë, një përshëndetje apo një dhuratë e vogël mjafton për një buzëqeshje në fytyrën e dikujt dhe, sot në Ditën Botërore e Buzëqeshjes inkurajoheni të ndërmerrni veprime që sjellin sa më shumë buzëqeshje.

Dita Botërore e Buzëqeshjes është dita perfekte për t’i bërë të tjerët të buzëqeshin, duke pasur gjithashtu një buzëqeshje në fytyrën tuaj.

Ka shumë ngjarje që zhvillohen në mbarë globin në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, të cilat të gjitha janë krijuar për t’i bërë njerëzit të ndihen më të lumtur dhe për të ndarë momente të mrekullueshme me të tjerët.

Organizatat, njerëzit dhe shkollat përfshihen, me shumë aktivitete të ndryshme që po ndodhin që mund të bëjnë një person të buzëqeshë. Kjo përfshin dërgimin e mesazheve të bukura për njerëzit dhe dhënien e ushqimit për ata që kanë nevojë.

Në fakt, buzëqeshja është stimulues i fuqishëm që ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe për përmirësimin e disponimit.

Ajo lufton stresin dhe dhimbjet, shton vetëbesimin dhe përmirëson përqendrimin dhe të mbajturit mend. Ndikon pozitivisht edhe në punën e zemrës, hormone, mushkëri, sy, emocione, tru.

Shëndeti

Pse na bien flokët gjatë vjeshtës?

Published

on

Nuk ka asnjë shpjegim shkencor se pse priremi të humbim më shumë flokë në stinën e vjeshtër, por ka disa teori për këtë. Disa ekspertë besojnë se kemi nevojë për më shumë flokë në verë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, dhe fillojmë t’i humbasim fijet në fillim të vjeshtës.

Të tjerë thonë se stresi që vuajmë pas verës është ai që shkakton rënien e flokëve, dhe madje disa pohojnë se mungesa e dritës direkte të diellit gjatë vjeshtës ndikon shumë në hormonet që rrisin flokët.

Këto janë edhe arsyetime të mundshme të rënies së flokëve gjatë vjeshtës:

Rënia sezonale e flokëve kundër Alopecia-s – Alopecia është çrregullim që përfshin rënien e flokëve. Mund të jetë gjenetik, i shkaktuar nga ndryshimet hormonale, stresi ose ushqimi jo i duhur. Është e ndryshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat për sa i përket se ku fillon rënia e flokëve dhe sa vëllim humbet. Rënia sezonale e flokëve është një formë e alopecisë, por është e natyrshme në krahasim me llojet e tjera të alopecisë. Ato përfshijnë:

Alopecia androgjenike – Ky është lloj i zakonshëm i rënies së flokëve që prek shumicën e njerëzve mbi 50 vjeç. Zhvillohet më shumë te burrat se te gratë, shkaktohet nga faktorë gjenetikë. Është e zakonshme te meshkujt për shkak të shndërrimit të testosteronit në dihidrotestosteron që pengon rritjen e flokëve të rinj gjatë fazës anagenike.

Alopecia Areata – Alopecia Areata është një çrregullim që prek imunitetin e trupit, duke dobësuar folikulat e flokëve, duke çuar në rënien e flokëve.

Anagen Effluvium – Humbje anormale e flokëve që shkaktohet kryesisht nga ilaçet që përdoren për trajtimin e kancerit ose ekspozimi ndaj kimikateve toksike.

Si të ndryshoni rënien sezonale të flokëve nga Alopecia?

Nëse keni pyetur veten nëse rënia juaj e flokëve është sezonale apo Alopecia, si mund t’i dalloni të dyja?

Gjatë rënies sezonale të flokëve vëllimi dhe dendësia e flokëve mbeten të njëjta e nuk ka dallim të dukshëm në pamjen e flokëve. Gjatë alopecisë, dendësia e flokëve ulet në zona të veçanta apo edhe në të gjithë skalpin e kokës dhe ato duken më të hollë dhe të pashëndetshëm. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

I keni ditur këto përfitime që i ka kafeja?

Published

on

Kafeja e mëngjesit është një ritual i përditshëm për shumë njerëz, që mund të jetë një moment relaksimi dhe përgatitje për ditën që ka nisur. Disa preferojnë kafen e zezë të thjeshtë, të tjerë mund të zgjedhin kafe me qumësht, kremoze ose me shije të ndryshme si vanilja ose karameli.

Të gjithë ata që nuk mund ta nisin mëngjesin pa kafe, vazhdojnë të marrin lajme të mira sepse kafeja sjell shumë përfitime, ato janë;

Përmirëson funksionimin e trurit;

Ndikon në shkëlqimin e lëkurës dhe mirëmbajtjen e saj.

Më poshtë rendisim tri përfitime të mëdha nga kafeja:

Aroma e saj ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, aroma e kafesë shkakton ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.

Kafja zvogëlon simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: Për të mbështetur këtë ekziston një studim i Dr. Ronald Postuma, që më 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: Në këtë rast provimi vjen nga studimi që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pinë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Pse shfaqen njollat e kuqe në sy, a janë të rrezikshme?

Published

on

Njollat e kuqe në sy njihen ndryshe edhe si rrjedhje okulare ose hemorragji subkonjuktivale. Edhe pse mund të bëjnë shumë përshtypje, në përgjithësi këto njolla nuk paraqesin ndonjë problem serioz për shëndetin ato zakonisht shkaktohen nga një goditje ose dëmtim.

Janë rrjedhje të gjakut që shfaqen në pjesën e bardhë të syrit si pasojë e çarjes së kapilarëve, këto probleme largohen vetë brenda një jave por rekomandohet një vizitë okulistike.

Konjuktiva është membranë e hollë, elastike dhe transparente e cila vesh pjesën e bardhë të syrit, e quajtur sklera.

Luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e syve pasi përbën një pengesë mbrojtëse ndaj infeksioneve të mundshme, në konjuktivë janë të pranishme një numër i madh enësh gjaku që mund të çahen dhe shkaktojnë rrjedhje të vogla të gjakut në sy.

Pse shfaqen këto njolla në sy? – Në pjesën më të madhe të rasteve, vijnë si pasojë e një ose më shumë shkaqeve të mëposhtme.

Rritje e papritur e presionit të gjakut;

Trauma në sy të shkaktuara nga një goditje apo thjesht fërkim i syrit;

Disa medikamente mund të ndryshojnë koagulimin e gjakut dhe të shkaktojnë shfaqjen e njollave të kuqe në sy;

Disa sëmundje si hipertensioni ose diabeti melit shoqërohen me skuqje dhe hemorragji në zonën e sklerës;

Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh.

Me kalimin e ditëve, ngjyra rregullohet vetë. Është gjithashtu normale që syri të marri një ton të verdhë gjatë procesit të shërimit. Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Po, paska edhe karbohidrate të mira! Lexoni cilat janë dhe përgatitni pa u brengosur për kilogramë

Published

on

Karbohidratet janë grup i rëndësishëm i ushqimit e burim kryesor i energjisë për trupin. Ato duhet të konsumohen me kujdes për të siguruar ushqim të balancuar. Sot do të trajtojmë disa lloje të veçanta të karbohidrateve të mira, veçanërisht të pranishme në ushqimet e brumit të cilat konsiderohen të pashëndetshme.

Cilat janë karbohidratet e mira? Ato ndahen në dy kategori: Të thjeshta dhe komplekse. Karbohidratet e thjeshta janë të pranishme në: Sheqer të bardhë e të zi, drithërat e rafinuara dhe produkte tjera me sheqer. Ata janë të shpejtë për t’u shndërruar në glukozë në trup, duke sjellë rritje të niveleve të sheqerit në gjak dhe këto janë karbohidratet që duhet të konsumohen me kujdes.

Kurse, ato komplekse janë burim i shëndetshëm i energjisë, përfshijnë drithërat e plota, frutat, perimet dhe makaronat me brumë të bëra me grurë të plotë. Ky lloj furnizon trupin me energji të qëndrueshme, shpërndan glukozën në gjak në periudhë më të gjatë kohore. Kjo është arsyeja pse makaronat me brumë spinaqi dhe panxhari apo ato integrale konsiderohen gjerësisht si karbohidrate të mira.

Makaronat me brumë integral apo të pasura me perime: Pse janë të mira për ju? – Makaronat integrale janë të pasura me karbohidrate të komplekse, të cilat janë burimi i shëndetshëm i energjisë dhe rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak, ju furnizojnë me fibra që ndihmojnë në shëndetin e tretjes.

Disa këshilla praktike janë:

Përdorni sasinë e duhur: Mbani në mend se çdo gjë e shëndetshme ose jo konsumohet me moderim.

Përdorni ushqime shtesë në pjata të pasura me proteina të tjera dhe perime, për një vakt të balancuar.

Zgjidhni makaronat me brumë të pasuruar me spinaq, pasi ky përbërës shton vlerë ushqyese dhe shije të veçanta.

Për të siguruar një ushqim të balancuar, kombinoni ushqimet me proteina dhe perime për dietë të shëndetshme. Hani makaronat me brumë spinaqi dhe panxhari të integrale si mënyrë e shijshme për të mbajtur trupin në formë. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara