Lajmet

A e përkeqëson depresionin zemërimi?

Depresioni mund të prekë këdo dhe shfaqet me shumë simptoma.

Published

on

Thonë se mendja është sa një kokërr gruri, një shprehje popullore që nxjerr në pah brishtësinë e shëndetit mendor.

Ky i fundit është gjithnjë i rrezikuar nga shumë sëmundje siç është depresioni.

Ekspertët thonë se depresioni tkurr trurin, nxit shfaqjen e inflamacionit në këtë zonë, kufizon furnizimin me oksigjen të trurit, ndikon tek kujtesa, përqendrimi, funksionet zbatuese, humori e të tjerë.

Depresioni mund të prekë këdo dhe shfaqet me shumë simptoma.

Një prej tyre është zemërimi.

Depresioni dhe zemërimi – A e nxisin njëri-tjetrin?

Zemërimi është një emocion që na kaplon të gjithëve. Megjithatë, nëse jeni apo njihni dikë që është i zemëruar gjatë gjithë kohës, atëherë ka të bëjë me depresionin.

Kjo nuk vlen për të gjithë, por në rastin e vajzave dhe grave, depresioni nxit ndjenja faji ose trishtimi ndërsa tek meshkujt nxit irritimin dhe zemërimin.

Sipas ekspertëve nëse depresioni nxit zemërim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zemërimin që me sa duket buron nga:

  • ndjesia e humbjes së diçkaje ose dikujt,
  • zhgënjimi,
  • frustrimi,
  • paragjykimi,
  • mohimi,
  • frika.
Çfarë ndodhë në organizëm kur jemi të zemëruar?

Në momentin që shpërthen zemërimi, truri orienton gjakun nga stomaku drejt muskujve për t’i përgatitur ato për lodhje fizike.

Rrahjet e zemrës dhe tensioni i gjakut rriten, frymëmarrja është më e shpeshtë, temperatura e trupit është më e lartë dhe trupi djersin më shumë.

Si të shfryni zemërimin në mënyrë të shëndetshme?

Në ditët e sotme, njerëzimi duket se po jeton në një epokë zemërimi dhe furie.

Njerëzit zemërohen më lehtë ende pa dalë nga shtëpia, në trafik, në ashensor, në autobuz, në rradhë në bankë, tek furra e bukës apo edhe tek marketi i lagjes.

Zemërimi është një emocion natyral por në këtë pikë agresiviteti global, është e rëndësishme të mësojmë këshilla praktike për tu përballur me zemërimin.

Ekspertët kanë listuar këshilla praktike se si të qetësoheni gjatë një episodi zemërimi.

  • Thuajini vetes të qetësohet,
  • Detyrojeni veten të largoheni nga vendi ku ndodheni,
  • Numëroni deri në 10, 50 apo edhe 100 nëse ju duket sikur do të shpërtheni nga çasti në çast.
  • Lageni fytyrën me ujë të ftohtë,
  • Uluni dhe fokusohuni tek frymëmarrja,
  • Telefonoji dikujt të që të do dhe e do,/AgroWeb.org

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara