Lajmet

Njihuni me 12 llojet e bakllavasë që përgatiten në të gjithë botën

Në fakt janë plot 14 receta të cilat përgatiten nën emrin “bakllava” e secila është e ndryshme nga paardhësja.

Published

on

Bakllavaja është ndoshta ëmbëlsira më e ëmbël në botë dhe një ndër më të dashurat.

Kudo njihet me këtë emër që konsiston në përgatitjen tradicionale të petëve të mbushura me arra e sherbet. Por mesa duket ka më shumë se një mënyrë për të gatuar bakllavanë e shijshme.

Në fakt janë plot 14 receta të cilat përgatiten nën emrin “bakllava” e secila është e ndryshme nga paardhësja.

Mësoni më poshtë se cilat janë këto lloje interesante të ëmbëlsirës së fundvitit.

Bakllavaja me fistikë

Këtë recetë mund ta keni dëgjuar shpesh vitet e fundit, jo vetëm online, por edhe në dyqanet e pasticëritë pranë jush.

Receta e bakllavasë me fistikë është shumë e njohur në Turqi e Siri dhe përgatitet nga 40 petë të holla të pjekura të mbushura me frutin e thatë.

Fisktikët që përdoren në recetën origjinale, zakonisht janë të vegjël e të freskët në vend të atyre të mëdhenjëve që mund të gjeni zakonisht në supermarkete.

Kjo për shkak se fistikët e sapo pjekur kanë më shumë tanine dhe më shumë shije.

Këto karakteristika e bëjnë këtë recetë shumë të njohur e të dashur.

Bakllavaja me arra

Me siguri receta që përgatisni edhe ju në shtëpitë tuaja, ajo e bakllavasë Turke me petë të gatëshme.

Arrat janë arrori zëvendësues i fistikëve që përmendëm më sipër dhe shumë më të lehta për t’u gjendur kudo që jeni.

Arrat e freskëta duhet të jenë të shtypura mirë teksa vendosen në petët e holla të bakllavasë.

Bakllavaja e thatë

Kuru Baklava përgatitet në Turqi dhe është po aq e veçantë sa ka edhe emrin.

Kjo lloj bakllavaje ka shumë pak sherbet dhe konsumohet e pjekur dhe e thatë.

Gjatë përgatitjes kjo baklava zhytet vetëm në fundet e saj në sherbet dhe kristalizohet më vonë se bakllavaja e zakonshme.

Bakllavanë e thatë mund ta konsumoni deri në 30 ditë pasi e keni përgatitur.

Bakllavaja me çokollatë

Petët e bakllavasë tanimë mund t’i përgatisni edhe me shije çokollate.

Kjo recetë është e ngjashme me ato që gjeni shpesh në dyqane, por shumë më e ëmbël me ngjyrën e shijen karkateristike të çokollatës.

Bakllavaja me krem

Bakllavaja me krem përgatitet me trekëndësha të vegjël petësh, të lyer me krem dhe arrorë.

Më pas ëmbëlsira piqet duke krijuar mbushjen e veçantë e kremoze brenda saj.

E veçanta e kësaj bakllavaje është se është më e lehtë në shije se shumica e receta të tjera.

Bakllavaja e shtëpisë

Po flasim për bakllavanë tradicionale me petë të bëra në shtëpi e të thara me kujdes.

Kjo lloj bakllavaje kërkon kujdes të veçantë për t’u përgatitur pasi siç mund ta dini petët duhet të jenë transparente e të rregullta.

Ju duhen rreth 40 petë për të bërë një baklava të mbushur me arra dhe sherbet.

Bakllavaja e lirë

Në vitet 1980 në Stamboll u krijuar “bakllavaja e lirë” e cila kushtonte më pak se ato tradicionalet me arra apo fistikë.

Kjo si pasojë e ankesave për çmimet e larta të ëmbëlsirës në dyqane.

Bakllavaja e re u quajt Sültü Nuriye dhe bëhet me lajthi të shtypura e më pas zhytet në qumësht në mënyrë që petët të zbuten.

Përveçse me një çmim të arsyeshëm kjo recetë është edhe më e lehtë në shijim.

Bakllavaja me akullore

Një nga bakllavaë më të famshme e të lakmuara është ajo me fistikë, sherbet dhe akullore në mes.

Pasi priten copa e gjata trekëndore në mes të ëmbëlsirës vendoset akullore me qumësht.

Ky kombinim cilësohet si perfekt pasi i dhuron shije e freski recetës tradicionale.

Bakllavaja spirale

Siç kanë edhe emrin, ky lloj përgatitet me petë shumë të holla të mbushura me arra e të mbështjella rreth vetes si role.

Për ta përgatitur këtë baklava nuk ju duhet të mbivendosni petët si në rastet e tjera, por të përdorni një petë për çdo copëz të vogël spirale.

Në mes të saj vendosen gjysma arrash dhe piqen si zakonisht për t’i shërbyer në fund me sherbet.

Dollma me fistikë

Cilësohet si një ndër recetat e bakllavasë që nuk i ngjan fare asaj tradicionales.

Kjo pasi petët e holla mbështillen rreth mbushjes së plotë me fistikë të therrmuar në formën e një japraku apo dollmaje.

Peta duhet të jetë shumë e hollë, thuajse transparante në mënyrë që në shijim të ndjehet vetëm shija e fistikëve dhe sherbetit.

Kjo bakllava ka një ngjyrë të ndezur jeshile për shkak të përbërësit krysor, fistikut.

Bakllavaja “buzët e zonjës”

Emri i veçantë vjen nga forma që këto kafshata të vogla bakllavaje kanë.

Ngjajnë me atë të buzëve për shkak se të gjithë petët kthehen në një drejtim për secilën nga copëzat.

Kjo bakllava përgatitet me kos, qumësht, vezë, limon, sheqer, miell, gjalpë dhe ujë.

Piqet e më pas i shtohet sherbet bashkë me fistikë të bluar sipër.

E veçanta e saj janë petët e holla e shumë krokante.

Bakllavaja e pallatit

Një ndër më të preferuarat gjatë kohës së Perandorisë Otomane e cila përgatitet edhe sot.

Bëhet fjalë për bakllavaë e stërgjatë në formën e roleve të përgatitur me petë të gatëshme e të mbushur me fistikë.

Nga këto lloje, cilat do të donit të provonit ju këtë fundvit?/AgroWeb.org

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara