Lajmet

Disa gjëra që nuk i dini për shatërvanin më të njohur në botë

Shatërvani i Trevit njihet si vendi ku hidhen lekë dhe shprehen dëshira.

Published

on

Është një nga veprat më të rëndësishme arkitekturore të Romës dhe njihet si shatërvani më i famshëm në Romë.

Nga turistët, shatërvani i Trevit njihet si vendi ku hidhen lekë dhe shprehen dëshira. Kjo traditë nisi nga viti 1954 përmes filmit të famshëm “Three Coins in the Fountain”, ku tre amerikanë udhëtuan në Romë dhe hodhën monedha në këtë shatërvan, duke shprehur dëshirat e tyre.

Ja çfarë mund të mos e dinit për këtë shatërvan.

  1. Kur është ndërtuar?
    Shatërvani i Trevit me pamjen që ka sot, është ndërtuar në vitet 1700. Në 1732 filloi ndërtimi i shatërvanit në sajë të planit arkitekturor të Nicola Salvit. Për fat të keq, Salvi vdiq në vitin 1751, ndërkohë që shatërvani u kompletua së ndërtuari në vitin 1762.
  2. Çfarë kuptimi ka emri i tij?
    Shatërvani i Trevit ndodhet në distriktin e Trevit në Romë. Emri i tij në italisht nënkupton “shatërvanin e tri rrugëve”, kjo për arsye se ndodhet në vendbashkimin e tri rrugëve të ndryshme që çojnë tek shatërvani.
  3. Ka diçka të përbashkët me Koloseun.
    Gurët e përdorur për shatërvanin dhe koloseun kanë qenë të të njëjtit material. Për fat të keq, për shkak të peshës së madhe të tyre, shumë punëtorë kanë ndërruar jetë gjatë ndërtimit të shatërvanit.
  4. Mund të shkosh në burg, nëse e prek!
    Jo për ta prekur atë, por edhe nëse fut dorën brenda për të marrë ndonjë monedhë. Është e jashtëligjshme të marrësh monedha prej shatërvanit.
  5. D’Artagnan është i vetmi që ka vjedhur monedha prej shatërvanit.
    Hajduti më i madh i njohur i këtij shatërvani ka qenë dikush i njohur si “D’Artagnan” (emri i vërtetë i të cilit ishte Roberto Cercelletta). Për 34 vite, Cercelleta vodhi monedha prej shatërvanit dhe u bë goxha lajm në vitin 2002, kur u zbulua.
  6. Është tejet i famshëm.
    Këtë nuk e themi vetëm për emrin e tij dhe për faktin që mbahet si monument i rëndësishëm për t’u vizituar në Romë, por edhe sepse shumë filma kanë xhiruar skena në këtë shatërvan, si psh “La dolce vita”, “Roman Holiday” apo “The Lizzie McGuire” etj.
  7. Nuk ka vetëm ujë dhe monedha në shatërvan.
    Shatërvani përmban gjithashtu edhe qelq, apo objekte metalike. Ne ju sugjerojmë ta mendoni vetëm si shatërvan me ujë dhe monedha, edhe pse nuk është i përbërë vetëm nga kaq pak elementë.
  8. Grumbullohen rreth 1 milionë dollarë në vit dhe përdoren për qëllime të mira.
    Sipas një raportimi të bërë në qershor të vitit 2017, u bë me dije se për një vit në shatërvanin e Trevit ishin mbledhur rreth 1.5 milion dollarë. Nëse shkon në Romë dhe hedh monedha në këtë shatërvan, duhet ta dish se ato do të shkojnë për arsye të mira, pasi lekët e hedhura në të, shkojnë për shoqatën katolike të bamirësisë, Caritas, e cila ndihmon njerëzit e varfër, po ashtu dhe pacientët me HIV/SIDA.
  9. Është mënyra më e mirë për të shprehur një dëshirë.
    Sipas zakonit, duhet të kthehesh me shpinë nga shatërvani, të mendosh një dëshirë dhe ta hedhësh pas shpatullave monedhën që të bjerë në shatërvan. Siç e thotë legjenda, nëse vepron në mënyrë të tillë, një ditë do të kthehesh përsëri për ta vizituar Romën i shëndetshëm. Thuhet gjithashtu se nëse hedh në shatërvan një monedhë të dytë, do të biesh në dashuri me një italian. Interesante apo jo?
  10. Është vendi i shfaqjeve të modës.
    Shatërvani i trevit ka shërbyer edhe si vend për shfaqjet e modës, ku më e fundit ka qenë ajo e vitit 2016. Shtëpia e modës në Itali “Fendi” ka realizuar shfaqjen e 90 vjetorit të ndërtimit të kompanisë në këtë shatërvan. Kjo shtëpi mode dhuroi 2.2 milion dollarë për shatërvanin dhe për realizimin e shfaqjes u deshën rreth 18 muaj përgatitje./bota.al

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara