Kulturë

A e dini pse karriget në kinema janë të kuqe?

Karriget e kuqe në kinema janë shfaqur për shkak të popullaritetit të operës italiane në të kaluarën.

Published

on

Zbulohet misteri i karrigeve të kuqe!

Një film i ri në një ekran të madh, kokoshka të nxehta, pije të ftohta dhe errësirë – janë kombinimi ideal. Pakkush nuk i gëzon këto përfitime që ofrojnë kinematë.

Megjithatë, sado herë t’i vizitoni, ka disa gjëra për kinematë që ndoshta nuk i keni ditur dhe përvoja e shikimit të një filmi mund ta bëjë më të lehtë dhe më të mirë.

Karriget e kuqe në kinema janë shfaqur për shkak të popullaritetit të operës italiane në të kaluarën.

E kuqja dhe ari janë ngjyrat tradicionale të përdorura për të dekoruar teatrot italiane. Me kalimin e kohës, ato u adoptuan nga shtete të tjera dhe kur u shfaqën kinematë, kjo praktikë mbeti në to.

Ekziston edhe ana praktike: e kuqja është ngjyra e parë që bëhet e padukshme në mungesë të dritës. Kur ka pak dritë në kinema, bluja do të duket më e ndritshme se e kuqja, dhe kur ka dritë të mjaftueshme, situata është e kundërt.

E kuqja është ngjyra që syri i njeriut “humb” fillimisht kur errësohet. Kjo është arsyeja pse karriget dhe perdet në kinema janë të kuqe – në mënyrë që të shijoni më mirë filmin. 

Lajmet

BIOGRAFIA E REXHEP QOSJA

Published

on

Sot është ndarë nga jeta akademiku, shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vuthaj dhe në Guci, ndërsa në Prishtinë përfundoi Shkollën Normale dhe më pas studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik.

Karrierën akademike e nisi në vitin 1967 si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa më 1971 mbrojti doktoratën për jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Gjatë viteve në vijim, ai u ngrit në një nga figurat më të rëndësishme të studimeve albanologjike, duke qenë profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik në periudhën 1972-1981.

Qosja është autor i mbi tridhjetë librave nga fusha e kritikës letrare, studimeve shkencore, si dhe prozës artistike, përfshirë romane, tregime dhe drama. Ai ka botuar gjithashtu qindra artikuj, ese dhe studime, duke dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe letërsisë shqipe.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me Shpërblimin e qytetit të Prishtinës më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj.

Në mars të vitit 2025 Qosja u nderua me çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës, si njëri prej ndikuesve më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Është marrë edhe me veprimtari politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për kulturën, shkencën dhe mbarë kombin shqiptar.

Continue Reading

Kulturë

Ftesë publike për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arteve

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë thirrje publike drejtuar institucioneve të artit dhe kulturës, institucioneve akademike, organizatave joqeveritare si dhe akterëve relevantë, që të propozojnë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arteve.

Këshilli do të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Mandati i tyre do të zgjasë 5 vite, ndërsa çdo institucion ka të drejtë të propozojë deri në tre kandidatë. Kandidatët e propozuar duhet të kenë përvojë profesionale në fushën e artit dhe kulturës, integritet të lartë moral si dhe kontribut të dëshmuar në zhvillimin e skenës kulturore.

Afati për aplikim është 21 ditë nga data e publikimit të ftesës publike. Aplikimet dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci takon përfaqësuesit e OKB-së, në fokus bashkëpunimi për kulturën dhe turizmin

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Koordinatorin për Zhvillim në Kosovë të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, së bashku me përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mundësitë e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, me synim avancimin e sektorëve përkatës dhe rritjen e ndikimit të projekteve zhvillimore në vend.

Continue Reading

Kulturë

23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit

Published

on

Sot, më 23 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, një datë që synon të nxisë leximin, të promovojë krijimtarinë dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve.

Kjo ditë e veçantë ka origjinën nga tradita e Katalonisë në Spanjë, ku lexuesve që blinin libra u dhurohej edhe një trëndafil – një simbol i bukur i dashurisë për librin dhe dijen.

Data 23 prill nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo lidhet me jetën dhe veprën e disa prej figurave më të mëdha të letërsisë botërore, si William Shakespeare, Maurice Druon, Halldór Laxness, Vladimir Nabokov dhe Josep Pla. Që nga viti 1995, UNESCO e ka shpallur zyrtarisht këtë datë si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë librat dhe krijuesit në zhvillimin kulturor dhe shoqëror.

Në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme si panaire libri, lexime publike, diskutime letrare dhe fushata ndërgjegjësuese, të cilat synojnë të rikujtojnë rëndësinë e leximit dhe mbështetjes së autorëve.

Dita e sotme shërben si një thirrje për të gjithë që të afrohen më shumë me librin – një burim i pashtershëm dijeje, imagjinate dhe zhvillimi personal.

Continue Reading

Të kërkuara