Lajmet

Indi: Ndotja e ajrit do të zvogëlojë jetëgjatësinë, sipas studimit

Published

on

Ndotja e ajrit në Indi është aq e keqe sa mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e qindra miliona njerëzve deri në nëntë vjet. Është ky përfundimi i një studimi të ri të publikuar nga grupi kërkimor me bazë në Shtetet e Bashkuara, Instituti i Politikave të Energjisë në Universitetin e Çikagos (EPIC), shkruan CNN.

Raporti zbuloi se të gjithë 1.3 miliardë banorët e Indisë përballen me nivelet mesatare të ndotjes vjetore që tejkalojnë udhëzimet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Qeveria qendrore indiane njoftoi një fushatë kombëtare për ajrin e pastër në vitin 2019, që synonte të zvogëlonte ndotjen e grimcave në 30% deri në vitin 2024. Por në vitet e fundit, ndotja është përkeqësuar, veçanërisht në shtetin perëndimor të Maharashtra dhe qendrën shteti i Madhya Pradesh, thuhet në raport.

“Kryeqyteti i Indisë, Delhi, është gjithashtu shumë i ndotur. Banorët e Delhit mund të shohin deri në 10 vjet të shtuar në jetën e tyre nëse ndotja zvogëlohet për të përmbushur udhëzimet e OBSH -së; deri në 7 vjet nëse ndotja plotëson standardin kombëtar të Indisë”, vijon studimi.

Sipas studimit, ndotja e ajrit ka të ngjarë të zvogëlojë jetëgjatësinë e 40% të indianëve që është rreth 520 milionë banorë.

India ka luftuar prej kohësh me problemin e saj të smogut, i cili shkon nga qendrat e mbytura urbane me sasi të mëdha të ndotjes së automjeteve dhe mbeturinave industriale, deri në zonat më bujqësore rurale që vuajnë nga ndotja e shkaktuar nga djegia e të korrave, një praktikë e djegies me qëllim e arave të kultivuara për të përgatitur tokën për të korrat e saj të ardhshme.

Disa faktorë qëndrojnë prapa ndotjes së vazhdueshme, vijon raporti, duke përfshirë industrializimin masiv, kërkesën e jashtëzakonshme të energjisë dhe përdorimin e karburantit fosil.

Në vitin 2019, 21 nga 30 qytetet në botë me ndotjen më të madhe të ajrit ishin në Indi, sipas renditjes vjetore globale të IQAir AirVisual, ku qytetit më i ndotur atë vit ishte Ghaziabad.

Ndotja është një problem rajonal që shtrihet përtej Indisë në Azinë Jugore, Pakistani, India, Nepali dhe Bangladeshi renditen vazhdimisht ndër 5 vendet më të ndotura në botë. Edhe atje, banorët janë gjithashtu të prekshëm nga zvogëlimi i jetëgjatësisë.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara