Lajmet

Gjenerali i pensionuar amerikan: SHBA nuk tërhiqet, do të vazhdojë të investojë në Kosovë

Barbero: Besoj se investimet e Amerikës dhe NATO-s në Kosovë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Publikuar

Michael Barbero, gjeneral-lejtant amerikan i cili është i pensionuar beson se Amerika nuk do të tërhiqet nga Kosova, sikurse në rastin e Afganistanit.

Ai në një intervistë për Kosovo-online është shprehur se është në interesin e Amerikës që të kontribuojë që Kosova të forcohet dhe të jetë stabile, transmeton Klankosova.tv.

“Besoj se investimet e Amerikës dhe NATO-s në Kosovë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, është shprehur Barbero.

“Ka vende, veçanërisht Rusia e cila provon që të rritë ndikimin në këtë rajon dhe të shkaktojë probleme. Kështu ne duhet bërë gjithçka që është e mundur për të shtuar aktivitetin dhe për të shtuar lidhjet e sigurisë me Kosovë në mënyrë që të kemi një Kosovë të fortë dhe prosperuese”.

“Prania e KFOR-it është prani e stabilitetit dhe kjo duhet vazhduar”, ka thënë ai ndër të tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shefi i OKB-së kërkon armëpushim të menjëhershëm

Publikuar

nga

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Antonio Guterres ka ripërsëritur thirrjen për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza pasi forcat izraelite kanë vrarë mbi 35 mijë palestinezë që nga fillimi i sulmeve në muajin tetor.

Gjithashtu Guterres bëri thirrje për “lirimin e pakushtëzuar të të gjithë robërve të mbajtur nga Hamasi, si dhe rritjen e menjëhershme të ndihmës humanitare” në Gaza.

“Armëpushimi mund të jetë vetëm fillimi”, deklaroi ai teksa shtoi se “do të jetë rrugë e gjatë nga shkatërrimi dhe trauma e luftës”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani kërkon nga qytetarët që të regjistrohen

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar. Andaj ajo ka pasur edhe një kërkesë për qytetarët.

“Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI! Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dalë me njoftim se mbi 1 milionë e 420 mijë banorë janë regjistruar deri më tani.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Djali vret nënën me thikë në sheshin e qytetit të Lezhës

Publikuar

nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Lezhës, ku djali ka ekzekutuar me thikë të ëmën në bulevardin e qytetit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania autori është shtetasi Arsen Dani, 62-vjeç, i cili është arrestuar nga policia. Viktima është shtetasja Gjylije Dani, 88 vjeçe.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se djali vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia konfiskon 24 patentë shoferë në Prishtinë, nuk i respektuan sinjalizimet e semaforëve

Publikuar

nga

Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori”.

Deri më tani sipas informacioneve zyrtare janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara