Shëndet
Vitaminat jetike për 40-vjeçarët
Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiÇfarë të vjen ndërmend kur lexon për vitaminat? Rekomandohet t’i perceptoni ato si një ushtri të mirëfilltë ushqyesish që mbrojnë organizmin nga simptomat më të këqija të plakjes. Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht.
Trupi nuk funksionon njësoj pas moshës 40 vjeç. Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera kronike e kanë organizmin në shënjestër. Një nga mënyrat më të mira për të qenë të shëndetshëm është të merrni vitaminat dhe ushqyesit e duhur dhe jo vetëm nga ushqimet por edhe suplementët.
Lista e Vitaminave
Më poshtë do të lexoni për vitaminat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ditor pas moshës 40 vjeçare.
Vitamina B12
Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë. Ajo është thelbësore për gjakun dhe trurin. Kjo vitaminë gjendet tek produktet shtazore, të bulmetit dhe vezët, por suplementët janë të nevojshëm sepse me kalimin e moshës përthithja bëhet më e vështirë. Merrni suplementë në sasinë 2.4 mg në ditë.
Kalçium
Kockat e njeriut përthithin shumicën e kalçiumit përpara moshës 30 vjeçare, por ky ushqyes luan një rol thelbësor në mirëmbajtjen e kockave gjatë gjithë jetës. Ajo është e dobishme për funksionin e nervave, muskujve, zemrës dhe shumë reagimeve biokimike. Nëse nuk merrni mjaftueshëm nga kjo vitaminë, atëherë organizmi e merr atë nga kockat dhe rrjedhimisht i dobëson ato. Është e rëndësishme të mos e teproni me kalçiumin sepse mund të dëmtojë zemrën. Personat e moshave 40-50 vjeç kanë nevojë për 1,000 mg kalçium në ditë. Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 1,200 mg në ditë.
Vitamina D
Vitamina D është e rëndësishme pas të dyzetave. Mungesa e saj ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, sklerozën, kancerin e gjirit dhe zorrës. Vitamina D është e nevojshme edhe për përthithjen e kalçiumit. Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.
Magnezi
Magnezi është i dobishëm për të rregulluar tensionin e gjakut, një aspekt i rëndësishëm për 40 vjeçarët të cilët pas këtij pragu janë më të rrezikuara nga tensioni i lartë i gjakut. Mungesa e magnezit shkakton sëmundjet e zemrës, diabetin dhe inflamacion. Nëse ushqeheni shëndetshëm, duhet të merrni të paktën 320 mg magnez në ditë. Magnezi gjendet tek barishtet, bishtajoret, arrorët, farat dhe avokado. Kujdes! Nëse e teproni me magnezin do të vuani nga diarea dhe të përzierat.
Kaliumi
Kaliumi luan një rol kryesor për mbajtjen e tensionit të gjakut. Kaliumi ul rrezikun e goditjeve në tru. Mjekët rekomandojnë të paktën 2 gramë kalium në ditë, në rastet që nuk vuani nga ndonjë sëmundje specifike. Nëse e teproni me kalium atëherë duhet të tregoni kujdes sepse teprica e këtij minerali dëmton sistemin tretës dhe zemrën. Kaliumi gjendet tek banania, patatja e ëmbël, fasulet dhe thjerëzat.
Omega-3
Nuk janë vitamina, por acidet yndyrore janë të rëndësishme për të kundërvepruar ndaj ndryshimeve negative në organizëm që vijnë si pasojë e moshës. Studimet kanë konfirmuar se acidet yndyrore ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin e keq. Këto acide mbrojnë zemrën dhe trurin. Acidet yndyrore mund t’i gjeni tek peshku, arrat, farat e linit, barishtet e të tjerë. Suplementët janë të dobishëm gjithashtu. Përpiquni të konsumoni të paktën 500 mg të këtyre acideve në ditë nëse jeni të shëndetshëm, 800 deri në 1,000 mg në ditë nëse vuani nga sëmundjet e zemrës dhe 2000 deri në 4,000 mg në ditë nëse keni nivel të lartë trigliceridesh. Nëse jeni duke marrë ilaçe për hollimin e gjakut, konsultohuni me mjekun për dozën e saktë të acideve yndyrore.
Probiotikët
Probiotikët nuk janë as vitamina as minerale por janë të nevojshme për personat mbi 40 vjeç. Probiotikët e mbajnë stomakun të shëndetshëm dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe diabetit. Probiotikët janë të dobishëm pas moshës 40 vjeçare kur masa muskulore tkurret dhe tendenca për të shtuar në peshë është më e madhe. Probiotikët janë kultura të gjalla që gjenden kryesisht tek produktet e bulmetit siç është kosi./AgroWeb
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
2 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
20 drejtorët ekzekutivë më të paguar
Top 30 shtetet me më së paku korrupsion
Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Top 20 filmat më të mirë të të gjitha kohëve
Ngjarjet e rëndësishme të vitit 2025
Kur u vendos 1 janari, cilat data festoheshin më herët si ditë e Vitit të Ri
REL: Ku na la viti 2025, sipas statistikave?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
-
Rajoni1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
