Aktualitet

Nis vaksinimi i farmacistëve

Published

on

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se ka filluar vaksinimi i farmacistëve. Sipas njoftimit të OFK-së, prioritet do të kenë personat e moshës më të vjetër, të cilët do të informohen me sms nga OFK për kohën dhe vendin e paraqitjes për vaksnimin.

OFK shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrit të Shëndetësisë dhe sekretarit të përgjithshëm të MSH për konstruktivitetin e treguar në adresimin e kërkesave të OFK-së./UBTNews

Aktualitet

Të mërkurën fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë

Published

on

Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të zgjasë 38 ditë, deri më 29 gusht 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shpjegoi se si do të realizohet procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

“Gjatë periudhës 38-ditore të paraparë për regjistrim, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet në njërën nga dy mënyrat: (1) përmes platformës elektronike të KQZ-së ose (2) përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Duke filluar nga data 23 korrik, në përmbushje të detyrimit ligjor, KQZ do të aktivizojë platformën elektronike, përmes së cilës votuesit jashtë Kosovës mund të regjistrohen për votim”, shpjegoi Elezi.

Sipas tij, ndryshe nga zgjedhjet për Kuvend që u mbajtën në shkurt, kur u mundësua votimi në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet lokale nuk do të organizohet votim në ambasada dhe konsullata, pasi kjo s’lejohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas afateve të vendosura nga KQZ-ja, periudha e votimit jashtë Kosovës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025.

Continue Reading

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Edi Rama: Kush nuk e ka bërë ende me dëshirë, do e bëjë me gjobë

Published

on

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri po vijon në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një zonë e kryeqytetit ku njerëzit mund të lëvizin të lirë.

Rama ka thënë se lirimi i hapësirave është i vlefshëm jo vetëm për këmbësorët, por edhe për një shërbim më të mirë ndaj komunitetit në tërësi.

Lidhur me rastet ku ende disa biznese kanë zënë hapësirat publike, Rama ka theksuar se në këto raste do të ketë edhe një gjobë për ndërtuesit e tyre.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri bëri të ditur se do të ketë një plani të ri menaxhim, ku 75% e hapësirës do t’i lihet këmbësorëve, ndërsa 25% do të shfrytëzohet nga njësitë e shërbimit.

Sipas një bilanci vetëm në kryeqytet, hapësira e çliruar deri tani shkon në rreth 20 mijë metër katrorë.

Continue Reading

Aktualitet

Kërkohet heqja e taksës ndaj SHBA-së: Dëmton ekonominë dhe marrëdhëniet diplomatike

Published

on

Njohës të ekonomisë në Kosovë po kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme të taksës prej 10 për qind ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm që po dëmton rëndë raportet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke e quajtur këtë taksë “të pajustifikueshme dhe të dëmshme”, njohësit e zhvillimeve ekonomike theksojnë se urgjenca për heqjen e saj nuk është vetëm ekonomike, por edhe politike dhe gjeostrategjike duke kritikon ashpër institucionet vendore.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se heshtja e institucioneve të Kosovës dhe mosangazhimi serioz për heqjen e kësaj takse, po e izolon gjithnjë e më shumë vendin në aspektin ekonomik, politik dhe gjeostrategjik.

“E para është një turp i kohës për Kosovën, që një shtet shpëtimtar, një aleat strategjik, siç është SHBA të jenë të penalizuara me një taksë 10 për qind për importet, e dyta e tëra kjo e dëshmon papjekurinë institucionale në Kosovë. E treta, e tëra kjo e dëshmon që në Kosovë është varrosë definitivisht diplomacia, si politike, e në veçanti ajo ekonomike”, tha Gërxhaliu.

Eksportet e Kosovës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pësuar rënie gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në maj 2025, Kosova eksportoi drejt SHBA-së rreth 10.04 milionë euro, ndërsa në pesëmujorin e parë të vitit 2024 kjo shifër ishte rreth 23.79 milionë euro.

Pra, një tkurrje prej mbi 57.8 për qind, në më shumë se 13.7 milionë euro më pak mallra të eksportuara drejt SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një zyrtare policore e dyshuar për keqpërdorim të pozitës

Published

on

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje Kaçanik.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari, shtetas i Republikës së Serbisë.

Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtarja ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara