Lajmet
Bisedimet për Qipron: Fronte të ashpërsuara
Published
5 years agoon
By
Betim GashiNë bisedimet e reja për Qipron në Gjenevë, OKB kërkon një zgjidhje të qëndrueshme për ishullin e ndarë. Por konfliktet mes Athinës dhe Ankarasë nuk e bëjnë të mundur kompromisin.
Janis Joanu rrallë i vë fre gojës. 59 vjeçari qipriot grek është sipërmarrës në Nikozia, kryeqytetin qipriot të ndarë. Nofka e tij është “Strovolitotis”, sipas emrit të lagjes, nga vjen. Në blogun me të njëjtin emër ai shkruan për gjithçka që është e rëndësishme për të, edhe për vendlindjen e tij Qipron dhe koklavitjen e situatës politike aty.
Joanu dëshiron që ishulli i ndarë për 47 vjet të bëhet sërish një shtet i bashkuar i grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë, një shtet që njeh ekzistencën dhe nevojat e të dyja palëve, por kjo nuk u pëlqen shumë bashkëkombasve të tij. Në faqen e Facebook-ut nacionalistët qipriotë grekë e quajnë atë “mik të turqve”. Blogeri nuk ka mirëkuptim për këtë. “Duhet që gjithçka të shtrohet mbi tryezë. Kemi nevojë për një kuadër që përmban zgjidhje për të dy popujt.”
Në qendër të pjesës greke të ishullit bëhet e qartë situata politike. Në sheshe valëviten flamurët blu e të bardhë me rastin e 200-vjetorit të revolucionit grek kundër Perandorisë Osmane. Pas gardhit me gjemba që ndan qytetin ndodhet pjesa veriore e Nikozisë, kryeqyteti i pjesës turke. Aty valëviten flamuj të kuq me gjysmëhënën turke.
Plagët e historisë
Konfliktet mes dy popujve filluan në vitin 1963, tre vjet pas pavarësimit nga Britania e Madhe. Arsyeja: Presidenti i atëhershëm donte me referendum të zbuste ndikimin e qipriotëve turq në qeveri. 11 vite më vonë, më 20 korrik 1974 zbarkuan trupat turke në pjesën veriore të ishullit. Kësaj i parapriu një puç i gardës ushtarake të Qipros, që atëherë mbështetej nga junta ushtarake që sundonte në Athinë. Qëllimi: bashkimi i Qipros me Greqinë.
Megjithëse puçi dështoi, trupat turke nuk u larguan, por e vazhduan pushtimin. Pasuan masakra dhe gjakderdhje nga të dyja palët. Rreth 200.000 vetë u detyruan të largohen nga vendlindja. Rreth 1500 qipriotë grekë deri më sot konsiderohen të humbur, 200 qipriotë turq u vranë nga trupat paramilitariste të palës greke.
Trupat turke në ishull, 20 korrik 1974
Që nga viti 1974 vija e demarkacionit ndan ishullin në jugun grek, Republika e Qipros e njohur në shkallë ndërkombëtare, anëtare e BE nga viti 2004, dhe “Republika Turke e Qipros Veriore”, që njihet vetëm nga Ankaraja. Në mes ndodhen trupat e paqes së Kombeve të Bashkuara, që janë stacionuar për të ndalur shkallëzimin ushtarak.
Më 23 Prill 2003 administrata turke ndryshoi rregulloret e udhëtimit. Që atëherë “vija e gjelbër” është e kalueshme dhe lidhjet mes banorëve u intensifikuan. Afrimi filloi, por ardhja e Coronës bëri që të mbyllen sërish kufijtë.
OKB kërkon zgjidhje
Tani Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka ftuar nga 27-29 Prill 2021 palët në një takim në Gjenevë. Ai kërkon të vlerësojë situatën, dhe nëse ka një bazë për një zgjidhje. Më parë këto përpjekje i bëri Kofi Annan. Me objektiv final një republikë federale me autonomi të gjerë për të dyja palët dhe një qeveri të përbashkët. Në një referendum pala turke e miratoi këtë plan, por ajo greke e refuzoi. Arsyeja: prezenca ushtarake turke. Annan donte ta reduktonte atë nga 40.000 në 6000 ushtarë. Por për shumë grekë qipriotë kjo nuk mjaftoi, sepse Turqia do të ruante rolin e saj si fuqi garatuese. Nga viti 2014-2017 u zhvilluan bisedime pa rezultat.
Pjesa turke e ishullit ndodhet nën ndikimin e Ankarasë
Një apo dy shtete?
“Ne duam të gjejmë një rrugë, ku të dy popujt të ndjehen të sigurtë, pa fuqi garantuese, pa trupa pushtuese, dhe sidomos pa varësinë nga palë të treta”, deklaroi presidenti grek i Qipros, Nikos Anastasiades para udhëtimit në Zvicër. Ai i mbetet besnik qëndrimit të tij për një shtet të bashkuar qipriot me dy shtete federale. Kurse për presidentin qipriot turk të veriut, Ersin Tatar të zgjedhur në tetor të vitit të kaluar kjo nuk shtrohet më si alternativë. Ai shkon në Gjenevë për të propozuar “vizionin e tij të ri për dy shtete sovrane që jetojnë krah njëra-tjetrës”. Këtë pozicion e kishte përforcuar më parë edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Presidenti i pjesës greke të Qipros, Nikos Anastasiades
Megjithë hendekun e pakapërcyeshëm në dukje mes palëve, OKB dhe Sekretari i Përgjithshëm, Guterres duken të vendosur për të penguar dështimin. Sepse tek Qiproja nuk bëhet fjalë vetëm për një ishull. Në rajonin lindor të Mesdheut gjendja është kritike prej muajsh. Vitin e kaluar, Mevlüt Çavuşoğlu e kërcënoi Greqinë me “Casus Belli” nëse Athina do ta zgjeronte me 12 milje zonën e saj të territoriale të ishujve grekë para brigjeve turke duke shkatërruar kështu pretendimet turke për rezervat e gazit në Mesdheun lindor. Para brigjeve qipriote mendohet se ka rezerva të mëdha gazi, që Greqia, Izraeli dhe Qiproja i pretendojnë për vete.
Presidenti i Qipros Veriore, Ersin Tatar
Konflikte mes Athinës dhe Ankarasë
Kësaj i shtohet edhe kursi antieuropian i presidentit Erdogan. Më parë çështja e Qipros ishte një mjet presioni kundër Turqisë, në negociatat e dikurshme të anëtarësimit mes Turqisë dhe BE-së. Por Turqia ka kohë që është larguar nga ideja e një anëtarësimi në BE. Frontet tani nuk janë aq të ashpërsuara mes Nikozisë Veriore dhe Jugore se sa mes Athinës dhe Ankarasë.
Alxandros Sarris nuk sheh shumë shpresa për një zgjidhje në Gjenevë. “Për mua do të ishte sukses, nëse palët në fund nuk do të ndahen me grindje”, thotë Sarris, i lindur në Greqi, sot Profesor për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Roterdamit. Ai e bën të qartë. “Ishulli është territori i vetëm në BE nën pushtim ilegal dhe ushtarak. Kjo nuk është çështje e mospajtimeve bilaterale, por e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.”
Alexandros Sarris
Ankarasë për momentin i mungon mbështetja ndërkombëtare. SHBA u pozicionuan kundër Erdoganit, kurse tek Moska mungon besimi. Në një kohë që kthesa për çështjen e Qipros mund ta ndihmonte Turqinë. “Një zgjidhje e kësaj grindjeje mund të hapë rrugë për marrëdhënie më të mira mes Ankarasë dhe Brukselit.”
Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.
Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:
- Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
- Tom Cook – 770 milionë – Apple
- Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
- Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
- Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
- Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
- Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
- Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
- Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
- Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
- Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
- Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
- Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
- Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
- Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
- Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
- Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
- Mary Barra – 198 milionë – GM
- David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
- Larry Culp – 185 milionë – GE
Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë tyre.
Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:
- Danimarka
- Norvegjia
- Singapori
- Suedia
- Finlanda
- Zelanda e re
- Holanda
- Luksemburgu
- Hong-Kongu
- Mbretëria e Bashkuar
- Gjermania
- Kanadaja
- Japonia
- Australia
- Estonia
- Irlanda
- Belgjika
- Austria
- Emiratet e bashkuara Arabe
- Franca
- Uruguaj
- SHBA
- Spanja
- Polonia
- Lituania
- Portugalia
- Barbadosi
- Kili
- Malta
- Karaibet
Lajmet
Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë
Published
14 hours agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.
Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:
- Republika Demokratike e Kongos
- Kamboxha
- Kameruni
- Gaboni
- Haiti
- Bolivia
- Meksiko
- Uganda
- Kenia
- Venezuela
- Guinea
- Liberia
- Kirgistani
- Kongo
- Mauritania
- Paraguaji
- Zimbabveja
- Afganistani
- Nikaragua
- Nigeria
Lajmet
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
14 hours agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
20 drejtorët ekzekutivë më të paguar
Top 30 shtetet me më së paku korrupsion
Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Top 20 filmat më të mirë të të gjitha kohëve
Ngjarjet e rëndësishme të vitit 2025
Kur u vendos 1 janari, cilat data festoheshin më herët si ditë e Vitit të Ri
REL: Ku na la viti 2025, sipas statistikave?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
-
Rajoni1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
