Live
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
Published
2 months agoon
By
UBTnewsNë ditën e Krishtlindjeve, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur Mesha e Krishtlindjeve, e udhëhequr nga famulltari Don Agim Qerkini. Gjatë fjalës së tij, Don Agim Qerkini u bëri thirrje besimtarëve që të luten për paqe, ta mbrojnë jetën dhe t’i shërbejnë asaj në kuptimin e plotë të fjalës.

Ai tha se Krishtlindjet janë festë e paqes, duke theksuar se bëhet fjalë për një paqe të trefishtë: me Zotin, me të afërmin dhe me vetveten.
Para lutjeve, famulltari theksoi nevojën që t’i jepet më shumë hapësirë Zotit në jetën e përditshme, duke vlerësuar se në një botë gjithnjë e më të zhurmshme është e vështirë të gjendet qetësia shpirtërore.
“Fjala e Zotit na flet shumë e ajo që kemi nevojë të jemi të hapur përballë saj.. Le ta lejojmë Zotin të na flet, le të mundohemi t’i japim hapësirë atij në jetën tonë, sa e zhurmshme kjo botë, sa e vështirë të gjejmë pak qetësi në jetë. Mbase edhe këtu në Kishë shpesh me celular në dorë nuk arrijmë të shkëputemi nga kjo sferë e jetës tokësore që sikur ky tymi i kemit është të plotësohet lutja jonë drejt Zotit.. Festa e Krishtlindjes është festë e jetës dhe na fton Zoti që ta mbrojmë jetën, ta ruajmë, ta shërbejmë me kontekstin e plotë të fjalës, që të mund të realizohemi si bijtë e Zotit dhe sa shumë plagë ka sot mbarënjerëzimi i mbërthyer nga bota materiale, nga hedonizmi, jeta për të jetuar sipas ëndjes së vet. Është festë e paqes, e një paqeje të trefishtë me Zotin dhe me të afërmin, por edhe me vetveten. Si mund të themi jemi në paqe me Zotin, nëse nuk jemi në paqe me njëri-tjetrin e me njëri-tjetrin nëse zemra nuk ka paqe. Na fton të gjithëve të reflektojmë mbi këto virtyte, në mënyrë që edhe atëherë nuk e kemi lehtë t’ia besojmë Zotit”, tha Don Agim Qerkini.
Krishtlindjet janë një nga festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë, që shënojnë lindjen e Jezu Krishtit dhe simbolizojnë paqen, dashurinë dhe jetën. Në Kosovë, kjo festë shënohet çdo vit me meshë solemne në kisha dhe katedrale, ku besimtarët mblidhen për lutje dhe reflektim shpirtëror. Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbetet qendra kryesore e kremtimeve të Krishtlindjeve për komunitetin katolik në vend.
You may like
Live
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 3 mars, në vitet ‘90
Published
15 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
3 mars 1993
Lajmi kryesor nga politika:
Kryetari Rugova përkrah qëndrimin e kryetarit amerikan Klinton
Kjo është përmbajtja e lajmit: “Kryetari i Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugova, përshëndeti qëndrimin më të ri të presidentit të SHBA-së Bill Klinton, lidhur me situatën represive në Kosovë, drejtuar kryetarit serb Millosheviq. Zoti Rugova, tha se ky është hap konkret, për ndërprerjen e dhunës dhe parandalimin e konfliktit në Kosovë. Gjithashtu, është përkrahje rezistencës paqësore të popullit të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari Rugova, presidentit amerikan Bill Klinton, i dërgoi letër falënderimi”.
Lajme të tjera: Dr.Ibrahim Rugova i dha një intervistë gazetares frënge Emanuel Rezhy. Theksoi: Jam për pavarësinë e Kosovës
Lajmet pasqyrojnë dhunën e përditshme ndaj shqiptarëve.
Titujt: Të rinjtë shqiptarë dërgohen me dhunë në kazerma ushtarake; Në Llaushë të Podujevës policia serbe arrestoi një veprimtar; Një grup huliganësh pengon mësimin në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kodrën e Trimave; Dy të rinj të plagosur në kufirin Shqipëri – Kosovë; Në Hoqë të Madhe ushtrojnë civilë serbë
Njoftohet gjithashtu se në Prishtinë do të ndërtohen 300 shtëpi për profesorët serbë të Universitetit të Prishtinës.
3 mars 1994
Të pashmangshme lajmet për dhunën serbe ndaj shqiptarëve. Njoftohet për lëvizjet e ushtrisë serbe në fshatra të Prishtinës e të Podujevës.
Në Istog, forca të mëdha të policisë serbe bllokuan tregun e gjelbër
Në Podujevë, nën pretekst të kërkimit të armëve, policia serbe bastisi familjen e Kadri Fazliut në Llaushë të Podujevës. Bastisje pati edhe në fshatin Obrançë. Ndërsa, dy persona të panjohur thyen dyert e shkollës fillore “Naum Veçilharxhi” në Llapashticë të Epërme
Në Prishtinë, nën pretekst të kërkimit të armëve, policia bastisi familjen e Abdyl, Sylejman dhe Ferat Berishës në fshatin Siçevë.
Në Mitrovicë u bastisën familjet e Muhamet, Brahim, Shahin e Adem Sadikut, si dhe atë të Nazmi Osmanit në fshatin Rushan. Gjatë bastisjes, policët rrahën brutalisht, Muhamet Sadikun.
Në Obiliq, policia serbe bastisi familjet e Azem dhe Salih Krasniqit në fshatin Sibovc.
Në Viti, policia serbe arrestoi vëllezërit Milazim dhe Naser Hasani në fshatin Radivojc, ndërsa
arrestoi edhe Xhavit Avdylin në fshatin Beguncë.
Në Skënderaj, në mungesë të Muharrem Veliqit u mor peng i vëllai.
3 mars 1997
Lajmi kryesor vjen nga Shqipëria, ku Parlamenti i Shqipërisë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë Shqipërinë për shkak të pasojave të dhunës së përdorur nga grupe të ndryshme të armatosura në disa qytete të jugut të Shqipërisë.
Po në këtë ditë, Sali Berisha u rizgjodh president i Shqipërisë.
Ndër lajme të tjera, njoftohet se tre shqiptarë u kthyen prapa në Gjermani nga aeroporti i Prishtinës, si dhe se një serb nga fshati Pogragjë i Klinës vrau dy pleq serbë dhe ua plaçkiti 30 mijë marka.
3 mars 1998
Lajmi kryesor: Dhjetë anëtarë të familjes Ahmeti dhe dy mysafirë viktima të terrorit shtetëror serb në Drenicë.
Përmbajtja e lajmit: Sot definitivisht u mor vesh se gjatë ekspeditës terroristike kundër shqiptarëve të disa fshatrave në Drenicë, forcat serbe kishin masakruar dhe pastaj kishin vrarë më 28 shkurt në Likoshan 10 anëtarë të familjes Ahmeti dhe dy mysafirë të kësaj familjeje.
Nga morgu i spitalit të Prishtinës që administrohet nga serbët e instaluar, ku ishin mbajtur kufomat prej datës 28 shkurt, sot u morën trupat e Ahmet Ahmetit (1948), Gani Ahmetit (1952), Elmi Ahmetit (1954), Hamëz Ahmetit (1954), Driton Ahmetit (1975), Naim Ahmetit (1976), Lumni Ahmetit (1978), Shemsi Ahmetit (1979), Basri Ahmetit (1979), Elhami Ahmetit (1982) që të gjithë nga Likoshani dhe të Behram Fazliut (1948) e Shaban Mujës (1967) nga Gradica.
Lajmet e tjera: Forcat serbe kanë ndalur një kolonë që është nisur për varrim në Qirez; Ndalohen gazetarët në Komoran; Përforcime të policisë në Podujevë; Në ditë zie, policia urdhëron të lëshohet muzika; Në drejtim të Skënderajt shkuan forca të mëdha policore; Mbi 150 të lënduar kërkuan ndihma në klinikat private në Prishtinë; Përforcime në stacionin policor në Kliçinë; Të shtëna enigmatike në Ratish të Deçanit: Igballe dhe Artan Tahirajt të plagosur, një serb i vrarë.
Lajmi kryesor nga politika: Dr. Rugova kërkon urgjentisht nga SHBA-të dhe BE-ja hapa preventivë në Kosovë.
Jepet edhe një Deklaratë e Stejt Departamenti Amerikan për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Njoftohet se Britania e Madhe kërkon sanksione të reja kundër Beogradit. Gjithashtu, se
Qeveria franceze dënon dhunën në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Nga terreni, njoftohet se forca të mëdha policore kanë shkuar drejt fshatit Ratishë e Poshtme e Deçanit.
Gjithashtu, njoftohet se në Pejë, policia rrahu disa qytetarë, ndërsa në Podujevë mbrëmë u dëgjuan të shtëna armësh rreth një orë e gjysmë
Në Klinë, policia po keqtrajton qytetarët, ndërsa në Vushtrri ka forca të shtuara të policisë.
Edhe në Prizren policia ndalon qytetarët.
Ndërkohë, bëhet me dije se policia pengoi shkuarjen e delegacioneve të partive dhe gazetarët në Qirez.
Në edicionet e lajmeve të pasdites janë edhe këto lajme: Pesë mijë shqiptarë protestuan në Shtutgrad; NATO: Kosova është problem ndërkombëtar; Policia keqtrajtoi sot babë e bir në lagjen Kurrizi në Prishtinë; Krisma të pasqaruara në Kçiq të Madh; Policia keqtrajton në Shipol secilin kalimtar; Në Suharekë policia shpërndau defileun e nxënësve; Pikëllim e revoltë në mesin e studentëve për vrasjen e dy kolegëve të tyre në Qirez e të tjera.
Në kushtet e vështirësive të mëdha për sigurimin e lajmeve nga terreni, në mbrëmje u njoftua se në Qirez u varrosën 24 viktima të terrorit serb.
Një njoftim thuhet: ‘Në praninë e disa qindra mijëra qytetarëve nga Drenica dhe anë të ndryshme të Republikës së Kosovës, në Qirez sot u varrosën: katër vëllezërit, Beqir Sejdiu, Bekim Sejdiu, Bedri Sejdiu e Nazmi Sejdiu, bashkëshortët Xhemshir Nebiu e Rukije Nebiu, Muhamet Islam Gjeli (70) dhe djali tij Naser Gjeli (37), Rexhep Ajet Rexhepi, që të gjithë nga Qirezi, Ahmet Ahmeti (1948), Gani Ahmeti (1952), Elmi Ahmeti (1954), Hamëz Ahmeti (1954), Driton Ahmeti (1975), Naim Ahmeti (1976), Lumni Ahmeti (1978), Shemsi Ahmeti (1979), Basri Ahmeti (1979), Elhami Ahmeti (1982) që të gjithë nga Likoshani dhe Behram Fazliu (1948), Shaban Muja (1967) nga Gradica.
Dje në vendlindjen e tij u varros Bekim Beqir Deliu (16), i vrarë pardje nga të shtënat nga snajperi në Skënderaj.
Emrat e dy viktimave të tjera nuk janë njoftuar ende.
Në varrim morën pjesë mbi njëqind mijë njerëz”.
3 mars 1999
Lajmet kryesore kanë të bëjnë me zhvillimet në terren:
Vushtrri: Forcat serbe granatuan Oshlanin; Mitrovicë: Forcat serbe granatuan mbrëmë pozicionet e UÇK-së; Prizren: Pothuaj çdo ditë gjendet nga një i vrarë; Kaçanik: Ende nuk dihen pasojat e sulmeve serbe ndaj fshatrave shqiptare; Të rinjtë serbë sulmuan nxënësit shqiptarë në Mitrovicë;
Klinë: Gjatë ofensivave serbe janë shkatërruar gjysma e vendbanimeve shqiptare; Edhe sot ka pasur të shtëna drejt fshatrave të Hanit të Elezit; Forcat serbe granatuan disa fshatra të Vushtrrisë e Mitrovicës; Gjakovë: Policia serbe varrosi me dhunë Shani Thaçin nga Rogova; Gjakovë: Në Trakaniç u gjet një i vrarë; Policia serbe po arreston dhe po i keqtrajton qytetarët në disa fshatra të Obiliqit; Prishtinë: Policia serbe arrestoi një të ri shqiptar; Në Osek Hylë u varros Sylejman Bajrami; Kërkohet i riu Ramiz Zymberi.
Lajmet e pasdites ishin këto: Mitrovicë: Dy shqiptarë u gjetën të mbytur; Në periferi të Rahovecit u gjet i vrarë Gani Hajda; Vazhduan mitralimet drejt Pustenikut të Hanit të Elezit; Gjendje parashpërthyese në Skënderaj dhe rrethinë; Në Gjakovë mbërrijti një konvoj i forcave serbe; Sot në Gjakovë varroset Albesian Mataj;
Në Bishtazhin policia serbe arrestoi dy shqiptarë; Pejë: Një shqiptar u dënua me 3 vjet e gjysmë burg; Han i Elezit: Dje u vra një rreshter i ushtrisë jugosllave; Ferizaj: Në Koshare policia serbe arrestoi një shqiptar nga Mollopolci; Në Ferizaj arritën dy autobusë me policë serbë; Obiliq: Në Milloshevë policia serbe konfiskoi 5 metra kub dru të SHHB “Nënë Tereza”.
Në mbrëmje u publikuan edhe këto lajme: Han i Elezit: Në Bush të Epërm forcat serbe granatuan e dogjën 13 shtëpi shqiptare; Istog: Një serb nga Vitomirica e Pejës kidnapoi një shqiptar nga Duboviku i Deçanit; Në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq u gjetën dy shqiptarë të vrarë.
Live
Izraeli dërgon trupa shtesë në jug të Libanit
Published
17 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Ushtria izraelite dislokoi forca shtesë në jug të Libanit gjatë natës, për të marrë ato që një zëdhënës ushtarak të martën i përshkroi si pozicione mbrojtëse për të mbrojtur civilët izraelitë dhe pikat strategjike nga çdo sulm i mundshëm i Hezbollahut.
“Ne jemi vetëm në zonën kufitare në një mënyrë mbrojtëse për të parandaluar sulmet kundër civilëve dhe pikave shumë rëndësishme strategjike,” tha nënkoloneli Nadav Shoshani në një konferencë online me gazetarët.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha në një deklaratë se ai kishte autorizuar ushtrinë për të avancuar dhe për të marrë nën kontroll pozicione shtesë në Liban, pasi Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit vonë të dielën, si reagim ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Forcat izraelite kanë pushtuar pesë pozicione në jug të Libanit që nga nëntori i vitit 2024. /Retuers/
Live
787 Të Vdekur në Iran Pas Katër Ditëve Luftë ShBA-Izrael
Published
19 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
787 persona kanë humbur jetën në Iran pas katër ditëve të sulmeve ajrore të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, sipas the Red Crescent.
Eksplozionet kanë shkatërruar qytete të mëdha si Teherani dhe Minab, ku qindra qytetarë janë mbledhur për të vajtuar nxënësit e një shkolle vajzash që humbën jetën në ditën e parë të sulmeve. Lufta nisi me vrasjen e Liderit Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, një rast i rrallë historik i eliminimit të një udhëheqësi kombëtar nga ajri. Shumica e viktimave janë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.
Qytetarët iranianë po largohen nga qytetet, duke u fshehur në bodrumet e banesave të tyre, ndërsa tym dhe gjak mbulojnë rrugët dhe qytetet e shkatërruara. Eksplozionet nuk kanë kursyer as Bejrutin, ku aleatët e Iranit, Hezbollah, kanë sulmuar Izraelin, dhe për këtë Izraeli ka reaguar me sulme ajrore dhe forca tokësore, duke krijuar tym të dendur dhe kaos në qytet.
Sulmet kanë përshkallëzuar tensionet edhe në vendet arabe fqinje dhe kanë kërcënuar transportin detar përmes Sundit të Hormuzit, ku kalon një e pesta e naftës botërore dhe volumet e mëdha të gazit.
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar largimin e personelit jo emergjent qeveritar dhe familjeve të tyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Bahreini, Iraku dhe Jordania, ndërsa misionet diplomatike amerikane në Arabinë Saudite dhe Kuvajt janë mbyllur pas sulmeve me dron nga Irani.
Çmimi i naftës bruto ka shënuar rritje prej rreth 4 për qind, tregjet evropiane dhe amerikane kanë rënë, ndërsa prodhimi i gazit të lëngshëm nga Katari është ndalur dhe transportuesit detar janë bllokuar në Gjirin Persik. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta nuk do të zgjasë vite, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se mund të zgjasë katër deri në pesë javë, duke lënë hapësirë për një konflikt të gjatë dhe të hapur. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se qëllimi i fushatës është të shkatërrohet aftësia e Iranit për të projeksuar forcë jashtë kufijve të tij, por gjithashtu kanë inkurajuar iranianët që të rrëzojnë qeverinë klerikale. Lufta ka shkaktuar tmerr dhe panik mes qytetarëve, ndërsa shqetësimet për sigurinë, energjinë dhe stabilitetin rajonal vazhdojnë të rriten. /Reuters/
Live
Çfarë dimë në ditën e katërt të sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit
Published
21 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm pas sulmeve të koordinuara të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke shkaktuar hakmarrje dhe përshkallëzim të dhunës në rajon.
Iran
Në Teheran dhe zonat përreth janë goditur objektiva qeveritarë dhe simbolikë, duke përfshirë kompleksin e Radios dhe Televizionit shtetëror (IRIB) dhe Pallatin historik Golestan, i shpallur pasuri botërore nga UNESCO. Sulmet kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 787 personave, përfshirë Liderin Suprem Ali Khamenei, dhe kanë goditur edhe një shkollë për vajza në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 165 persona. Teherani ka mbyllur ngushticën e Hormuzit dhe ka kërcënuar se do të djegë çdo anije që tenton të kalojë. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se “goditjet më të rënda” janë ende përpara, ndërsa ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar se sulmet do të vazhdojnë derisa të realizohen të gjitha objektivat e përcaktuara. Sipas zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, sulmet kanë synuar të dobësojnë flotën iraniane dhe të ndalojnë ambiciet bërthamore dhe raketore të Teheranit.
Vendete e Gjirit
Në Katar, tensionet janë rritur ndjeshëm. Forcat e armatosura kanë interceptuar dhjetëra raketa balistike dhe dronë iranianë, ndërsa dy raketa kanë goditur bazën ajrore Al Udeid, ku janë stacionuar forcat amerikane, dhe një dron ka goditur sistemin e paralajmërimit të hershëm. Forca ajrore e Katarit ka rrëzuar dy avionë iranianë që po afroheshin drejt vendit, dhe shpërthime janë dëgjuar mbi Doha. Kompania QatarEnergy, prodhuesi më i madh i LNG-së në botë, ndaloi përkohësisht prodhimin pas sulmeve iraniane.
Në Kuvajt, tre avionë luftarakë amerikanë F-15 u rrëzuan për shkak të një incidenti “gabim miqësor”. Video të publikuara treguan avionë që rrotulloheshin në ajër me flakë dhe tym. Ambasada amerikane në Kuvajt u mbyll deri në njoftim të mëtejshëm, duke cituar tensionet në rritje në rajon.
Në Arabinë Saudite, tetë dronë janë interceptuar pranë Riadit dhe Al-Kharj. Ambasada amerikane u godit nga të paktën dy dronë, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar. Ambasada u mbyll përkohësisht dhe të gjitha shërbimet rutinë dhe emergjente janë pezulluar.
Departamenti i Shtetit amerikan ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të qytetarëve të SHBA-së nga Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Aeroportet në Dubai kanë rifilluar fluturime të kufizuara pas pezullimit për shkak të sulmeve dhe tensioneve.
Izrael
Ushtria izraelite ka identifikuar raketa të nisura nga Irani dhe ka interceptuar dronë që erdhën nga Libani. Hezbollah ka mbrojtur sulmet e veta raketore si një përgjigje ndaj 15 muajve të “agresionit izraelit” dhe si shkelje e marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2024. Kryeministri Benjamin Netanyahu mbrojti sulmet ndaj objektivave bërthamore iraniane, duke thënë se bunkeret e reja nën tokë të Iranit do të ishin bërë “të padukshme brenda muajsh” dhe se veprimet e tanishme janë të shpejta dhe vendimtare.
SHBA
Gjashtë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe 18 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit. Ish-presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA do të hakmerret “së shpejti”, edhe pse nuk mendon se është e nevojshme të dërgohen trupa tokësore. Zëvendës-Presidenti JD Vance theksoi se objektivi kryesor është të ndryshohet qasja e regjimit iranian dhe të sigurohet që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore. Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen menjëherë nga pjesë të mëdha të Lindjes së Mesme për shkak të rrezikut ndaj sigurisë.
Liban dhe Jordan
Në Liban, ushtria izraelite ka dhënë urdhra evakuimi për 59 zona, kryesisht në jug, duke këshilluar banorët të qëndrojnë të paktën 1,000 metra larg fshatrave për shkak të veprimeve të Hezbollahut. Në Jordan, ambasada amerikane në Aman evakuoi përkohësisht të gjithë stafin e saj për shkak të një kërcënimi sigurie. /AlJazeera/
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 3 mars, në vitet ‘90
Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë
UBT sjell në Kaçanik një reflektim akademik mbi trashëgiminë moderne përmes ekspozitës ‘Modernizmi në Kaçanik 1945–1990’
REL: Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve
Irani kërcënon Evropën: “Çdo ndërhyrje do të jetë akt lufte”
Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit
MRS shpall kategorizimin e ri të federatave sportive, Xhudoja kryeson listen
Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Finalja e tensionuar, Barcelona përballë Atletico Madrid sonte në “Camp Nou”
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
