Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara