Botë

Udhëheqësi finlandez: Ka nisur një epokë e re e armëve bërthamore

Published

on

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se ka nisur “një epokë e re e armëve bërthamore”, pasi javën e kaluar Shtetet e Bashkuara njoftuan se planifikojnë të kryejnë testime të reja të armëve bërthamore.

Stubb tha se “logjika e frenimit” dhe “stabiliteti strategjik midis superfuqive” po i nënshtrohet një transformimi.

Ne kemi hyrë në një epokë të re të armëve bërthamore, të cilën, fatkeqësisht, rëndësia e armëve bërthamore është në rritje”, tha Stubb gjatë një fjalimi në Helsinki më 3 nëntor.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja do të fillojë testimet e armëve bërthamore – për herë të parë që nga viti 1992.

Njoftimi erdhi pasi Rusia tha se kishte testuar një raketë të re lundruese bërthamore, Burevestnik, si dhe një dron nënujor me kapacitet bërthamor.

Asnjë shtet tjetër, përveç Koresë së Veriut, nuk dihet të ketë kryer ndonjë shpërthim bërthamor për dekada të tëra.

Rusia dhe Kina nuk kanë zhvilluar testime të tilla që nga viti 1990, respektivisht nga viti 1996.

Të dielën, Trump pretendoi se shtetet si Rusia dhe Kina kanë kryer testime bërthamore nëntokësore, të panjohura për publikun, dhe SHBA-ja do të veprojë njësoj.

”Si mund të ndërtojmë së bashku politikën e frenimit? Si mund ta kontrollojmë përshkallëzimin”, pyeti Stubb, duke theksuar se këto janë pyetje që një vend i vogël i Finlanda, që ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, duhet t’i shqyrtojë tani bashkë me aleatët e saj.

Duke hequr dorë nga dekada të mosangazhimit ushtarak, ky vend nordik iu bashkua NATO-s më 2023, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës./EO

Aktualitet

Zvicra në zi: Katastrofa e zjarrit në Crans-Montana

Published

on

Tronditja e thellë në Zvicër e në botë pas katastrofës së zjarrit në Crans-Montana që mori jetën e afërsisht 40 personave. Bari frekuentohej kryesisht nga të rinjtë.

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Trump: SHBA-ja e ka kapur presidentin venezuelas Maduro pas sulmeve

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të shtunën se SHBA-ja ka kryer sulme kundër Venezuelës dhe e ka kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolas Maduro, si dhe bashkëshorten e tij.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, janë kapur dhe janë dërguar me avion jashtë vendit”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Trump tha se për hollësitë e kësaj ngjarjeje do të njoftojë më vonë.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Maduron se drejton një “narko-shtet” dhe se ka manipuluar procesin zgjedhor.

Kryeqyteti Karakas u trondit nga disa shpërthime mëngjesin e hershëm, të cilat ndodhën pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Trump kundër Maduros.

Qeveria venezuelase theksoi se sulme kanë ndodhur edhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira, duke e shtyrë atë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe t’i mobilizojë forcat e mbrojtjes.

Shpërthime, avionë dhe tym i zi u panë në të gjithë Karakasin duke filluar rreth orës 2:00 të mëngjesit për afërsisht 90 minuta, sipas dëshmitarëve dhe pamjeve që qarkullonin në rrjetet sociale, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në pjesën jugore të qytetit, ku ndodhet një baze e madhe ushtarake, pati ndërprerje të rrymës, thanë dëshmitarët.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, tha se Venezuela po përjetonte një “agim të ri” pas sulmeve amerikane.

“Një agim i ri për Venezuelën! Tirani është larguar. Më në fund, tani ai do të përballet me drejtësinë për krimet e tij”, shkroi Landau në X.

Senatori Mike Lee tha se u njoftua nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, se Maduro do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara për vepra penale.

Sipas tij, Ruboi nuk ka parashikuar sulme të mëtejshme në Venezuelë, tani që Maduro ndodhet në paraburgim amerikan.

Trumpi është zotuar vazhdimisht se do të kryente operacione tokësore në Venezuelë, e cila është prodhuese e naftës në Amerikën e Jugut, dhe e cila udhëhiqet nga Maduro që nga viti 2013.

Shtetet e Bashkuara, opozita venezuelase dhe disa vende të tjera thonë se Maduro i manipuloi zgjedhjet vitin e kaluar për të qëndruar në pushtet.

Trump nuk i ka treguar në hollësi qëllimet e tij, por, sipas Reutersit, ai ka ushtruar privatisht trysni ndaj Maduros që të largohet nga vendi.

Të hënën, Trump tha se do të ishte “mençuri” për Maduron që të largohet nga pushteti.

Shtëpia e Bardhë nuk deshi të komentojë për sulmet në Venezuelë pas pyetjeve nga Reuters.

Qeveria venezuelase, në deklaratën e saj, tha se qëllimi i sulmit ishte që Shtetet e Bashkuara “t’i marrin në zotërim naftën dhe mineralet e vendit”.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të arrijnë” ti marrin këto burime.

SHBA-ja ka bërë një grumbullim të madh ushtarak në rajon, përfshirë një aeroplanmbajtëse, anije luftarake dhe avionë të avancuar luftarakë, të vendosur në Karaibe./Radio Evropa e Lirë/

Trumpi i ka zgjeruar sanksionet kundër Qeverisë së udhëhequr nga Maduro dhe ka kryer më shumë se dy duzina sulmesh ndaj anijeve që SHBA-ja pretendon se ishin të përfshira në trafikimin me drogë në Oqeanin Paqësor dhe në Detin e Karaibeve.

Javën e kaluar, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin goditur një zonë në Venezuelë ku ngarkohen anije me drogë. Kjo ishte hera e parë që dihet se Uashingtoni ka kryer operacione tokësore në Venezuelë që nga fillimi i fushatës së presionit.

Ai nuk tha nëse këto sulme u kryen nga CIA apo jo. Media të tjera kanë raportuar se agjencia e spiunazhit ishte përgjegjëse.

Trumpi e ka akuzuar Venezuelën se po e mbush SHBA-në me drogë, dhe administrata e tij prej muajsh ka bombarduar anije që vijnë nga Amerika e Jugut, të cilat pretendon se transportonin drogë.

Shumë vende i kanë dënuar këto sulme si vrasje jashtëgjyqësore, ndërsa Qeveria e Maduros e ka mohuar gjithmonë çdo përfshirje në trafikim me drogë./Radio Evropa e Lirë/

Continue Reading

Lajmet

Aktet terroriste me më së shumti viktima

Published

on

Aktet terroriste marrin jetë dhe shkaktojnë dëme të mëdha. Si të tilla, për shkak të brutalitetit, numrit të viktimave dhe tmerrit që lënë pas, zakonisht mbahen gjatë në mend.

Le të shohim në vazhdim 20 aktet terroriste më të mëdha, për nga numri i viktimave:

  1. SHBA (11 shtator 2001) – 2993 viktima
  2. Nigeri, Maiduguri )26-30 qershor 2009) – 780
  3. Nigeri, Baga & Doto Gowon (3-4 janar 2015) – mbi 700
  4. Somali, Mogadishu (14 tetor 2-17) – 587
  5. Irak (14 gusht 2007) – 520
  6. Iran, Abadan (20 gusht 1978) – 477
  7. Rusi, Beslan (1-3 shtator 2004) – 372
  8. Kongo, Bandundu (16=18 dhjetor 2018) – 339
  9. Indi, Fluturimi 182 i Air India (23 qershor 1985) – 331
  10. Irak, Bagdad (3 korrik 2016) – 324
  11. Indi, Mumbai (12 mars 1993) – 317
  12. Nigeri, Gamboru Ngala (7 maj 2014) – 310
  13. Egjipt, Sinai (31 tetor 2015) – 224
  14. Arani, Saudite, Mekë (1979) – 240
  15. Ugandë (21 shkurt 2004) – 239
  16. Algjeri (25 shtator 1997) – 238
  17. Izrale (7=9 tetor 2023) – 1194
  18. Zamfara (4-6 janar 2022) – mbi 200
  19. Nigeri (Bokkos (23-26 dhjetor 2023) – 198
  20. Pakistan, Peshavar (4 mars 2022) – 196

Continue Reading

Lajmet

Top 25 shtetet me më së shumti emigrantë

Published

on

Të jetosh gjithë jetën në vendin ku ke lindur është një bekim. Por, miliona njerëz, qoftë në të kaluarën, qoftë sot, nuk e kanë këtë mundësi. Duke ikur nga tmerret e luftërave apo duke kërkuar një jetë më të mirë, ata lëvizin nga shteti në shtet, nga kontinenti në kontinent.

Dhe, gjithmonë janë disa shtete që i tërheqin ata më shumë. Le të shohim cilat janë ato:

  1. SHBA – 52.38 milionë emigrantë
  2. Gjermania – 16.75
  3. Arabia Saudite – 13.68
  4. Franca – 11.99
  5. Mbretëria e Bashkuar – 11.85
  6. Egjipti – 9.99
  7. Spanja – 8.87
  8. Kanadaja – 8.81
  9. Emiratet e Bashkuara Arabe – 8.16
  10. Rusia – 7.61
  11. Australia – 7.11
  12. Turqia – 7.08
  13. Italia – 6.55
  14. Ukraina – 5.06
  15. India – 4.8
  16. Pakistani – 4.18
  17. Irani – 3.84
  18. Malajzia – 3.81
  19. Jordania – 3.48
  20. Japonia – 3.41
  21. Kuvajti – 3.32
  22. Tajlanda – 3.18
  23. Kolumbia – 3.06
  24. Hong Kongu – 3.06
  25. Holanda – 2.96

Continue Reading

Të kërkuara