Magazinë

Jeff dhe Lauren po shpenzojnë 50 mijë dollarë për çdo të ftuar në dasmën luksoze në Venecia

Published

on

Të ftuarve në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez nuk do t’u mungojë asgjë. Çifti sipas raportimeve, po shpenzon rreth 50,000 dollarë për person për dasmën luksoze në Venecia.

Ky numër marramendës vjen nga një raport i publikuar nga Brides.com… dhe me një listë të ftuarish pak më poshtë se 200 persona, kostoja minimale e dasmës shkon në të paktën 10 milionë dollarë. Kjo është vetëm “para xhepi” për dikë që “noton” në pasuri.

Mos harroni… themeluesi i Amazon-it vlerësohet të ketë një pasuri prej 230 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.

Ka gjasa që Bezos të shpenzojë edhe më shumë për këtë përvojë martesore madhështore… me disa burime që pretendojnë se kostoja mund të arrijë deri në 20 milionë dollarë. Përsëri – asgjë për t’u shqetësuar për një njeri që propozoi me një unazë fejese prej 30 karatësh.

Dasma e Bezos-Sanchez është gati të kthehet në ngjarjen e vitit… duke mirëpritur një mori yjesh, përfshirë Orlando Bloom pa të fejuarën Katy Perry – në qytetin e Vencias për të dëshmuar kurorëzimin e dashurisë. U zbulua se edhe ish-partneri i Lauren, Tony Gonzalez, do të udhëtojë drejt Venecias për dasmën.

Sipas TMZ, çifti i ardhshëm Bezos do të qëndrojë së bashku me të ftuarit e tyre në hotelin super luksoz Aman Venice. Burimet tona thonë se godina historike – ku çmimet për një dhomë variojnë nga 2,000 deri në 10,000 dollarë nata – është e rezervuar plotësisht nga e mërkura deri të dielën.

Ndërsa të pasurit dhe të famshmit përgatiten të zbarkojnë në Venecia… organizatorët e dasmës së Jeff dhe Lauren po përballen me një mori sfidash – kryesisht protestues të zemëruar, të cilët po detyrojnë ndryshime të shpejta në planin e sigurisë për të garantuar një ngjarje pa të papritura.

Kulturë

Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në Fron” dhe mirënjohje të veçantë

Published

on

Artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, i është dorëzuar sot çmimi “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

Ceremonia është mbajtur në kryeqytet, ku kryetari Përparim Rama ia ka ndarë gjithashtu një mirënjohje të veçantë.

Në mirënjohje thuhet: “I pakompromis që nga tingulli i parë – një zë që i flet kohës. Me stilin dhe shpirtin tënd, frymëzove breza. Fjalët e tua s’ishin thjesht – ishin zemër. Kultura shqiptare mban gjurmën tënde të pashlyeshme. Prishtina të njeh, Kosova të këndon”.

Koncerti zhvillohet në Pallatin e Rinisë më 19 korrik dhe përveç krijimtarisë tashmë të njohur, Rexhepagiqi do të interpretojë këngët e reja si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.

Armend Rexhepagiqi është autor i shumë hiteve të pavdekshme të muzikës shqipe dhe një nga emrat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në tekstet dhe këngët e qindra artistëve ndër vite. /Telegrafi

Continue Reading

Kulturë

Jessie J drejt rikthimit televiziv pas mastektomisë së suksesshme

Published

on

Jessie J po përgatitet për një rikthim emocional në televizion, vetëm pak javë pas një mastektomie të suksesshme pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Këngëtarja britanike 37-vjeçare pritet të shfaqet në një episod të veçantë të “Strictly Come Dancing” në muajin shtator, duke shënuar daljen e saj të parë publike pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Burime pranë produksionit të BBC-së kanë bërë të ditur se drejtuesit janë të entuziazmuar për pjesëmarrjen e saj, ndërsa Jessie është e përqendruar te shëndeti dhe rikuperimi i saj, por ndihet e emocionuar për t’u rikthyer në skenë, shkruan DailyMail.

Paralelisht, ajo është konfirmuar edhe për një performancë në festivalin “Radio 2 In The Park” në Chelmsford po në shtator.

Rikthimi i Jessie J pritet të jetë një moment i fuqishëm dhe frymëzues për publikun, pasi ajo jo vetëm që po sfidon kancerin me guxim, por edhe po kthehet në skenë me një mesazh të fortë për shpresën, forcën dhe qëndrueshmërinë

Continue Reading

Magazinë

Justin Bieber befasoi fansat me albumin e ri “Swag”

Published

on

Justin Bieber i ka befasuar fansat me një album të titulluar “Swag”, i cili përmban 20 këngë me tituj si “Dadz Love”, “Devotion” dhe “Therapy Session”, vetëm pak kohë pasi në rrjete sociale u ngrit shqetësimi për gjendjen e tij mendore pas një përballje me paparacët, ka raportuar BBC.

Një video e incizuar në Ditën e Baballarëve, në të cilën këngëtari përballet me një fotograf, e shfaq Bieberin duke thënë “Jam baba. Jam burrë. Nuk po e kuptoni. Nuk po ua kap mendja. Unë qëndroj në biznes”. Kjo video u bë virale në rrjete sociale dhe u shpërnda gjerësisht.

Tani, jo vetëm që ajo përdoret si pjesë e promovimit të albumit, por edhe është pjesë e njërës nga këngët, konkretisht në këngën “Butterflies”.

Albumi, i gjatë pak më shumë se një orë, sjell bashkëpunime me disa reperë të njohur si Sexyy Red, Cash Cobain dhe Gunna. Titulli i tij “Swag” duket se i referohet hitit të Bieberit të vitit 2012, “Boyfriend”, në të cilin ai këndon vragun “swag, swag, swag, on you”.

Fotot promovuese tregojnë gruan modelen, Hailey Bieber, dhe djalin e tyre, në disa momente duke u mbajtur lart mbi kokë.  Albumi vjen katër vjet pas projektit të fundit “Justice”, ka ngjallur entuziazëm te fansat. Big Sean ishte ndër të parët që reagoi, duke komentuar në postimin Bieberit në Instagram.

“Po!!!”, ka shkruar ai.

Ky rikthim muzikor vjen në një kohë kur fansat janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Bieberit. Kohët e fundit, këngëtari ka postuar disa herë në rrjete sociale për shqetësimet që i ka shkaktuar vëmendja e paparacëve në jetën e tij private.

Edhe martesës së tij me Haileyn i është kushtuar vëmendje, pas një tjetër postimi kontrovers, përmes së cilit ai e uroi gruan e tij që u bë pjesë e kopertinës së prestigjiozes Vogue, duke treguar një zënkë mes tyre.

Në këngën e dytë të albumit, “Daisies”, disa vargje aludojnë në marrëdhënien e çiftit.

“Petalet po bien, a më do apo jo?. Ti the përgjithmonë, zemër, a e kishe seriozisht apo jo?”, thuhet në këngë.

Disa nga titujt e tjerë të këngëve prekin tema fetare, si “Devotion”, “Soulful” dhe “Forgiveness”, në përputhje me besimin e krishterë të Bieberit.

Continue Reading

Magazinë

Parashqevi Simaku: Nuk kam dashur të reagoj ndaj sulmeve të padrejta që personat përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj lajmeve dhe mesazheve që kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet, duke i cilësuar ato si gënjeshtra dhe sulme të padrejta ndaj figurës së saj.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook, Simaku shprehet se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë përballë shpifjeve, por se tani është ndjerë e detyruar të flasë, pasi situata ka kaluar çdo kufi.

“Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më”, shkruan ajo.

Simaku shton se ka marrë mijëra mesazhe nga ndjekës që i kanë dërguar materiale të rreme, të cilat sipas saj janë krijuar në mënyrë artificiale me programe kompjuterike, duke nënvizuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë”, thekson këngëtarja.

Duke u shprehur si një person besimtar, ajo thotë se i beson drejtësisë hyjnore dhe se është e bindur se Zoti do të vendosë të vërtetën në kohën e duhur.

Artistja thekson se ky do të jetë reagimi i saj i parë dhe i fundit për këtë çështje, duke u bërë thirrje ndjekësve të mos ndikohen nga lajme të pavërteta dhe të vazhdojnë të besojnë në integritetin e saj.

“Do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë, pavarësisht sfidave”, përfundon ajo, duke falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë me mbështetje dhe besim.

Continue Reading

Të kërkuara