Teknologji

Apple planifikon ndryshime drastike për 20 vjetorin e iPhone-it

Published

on

Në vitin 2027, iPhone do të shënojë 20 vjetorin e tij dhe Apple duket se ka plane të mëdha.

iPhone i parë u prezantua më 9 janar 2007, në konferencën Macworld në San Francisko, e doli në shitje më 29 qershor të të njëjtit vit në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2027, iPhone do të shënojë 20 vjetorin e tij dhe Apple ka plane të mëdha. Disa media të huaja theksojnë se iPhone i 20-vjetorit sjellë ridizajnimin më radikal deri tani një pajisje pjesa e përparme e së cilës do të mbulohet plotësisht nga ekrani, pa prerje të dukshme për kamerën, sensorët dhe të ngjashme.

Ky spekulim përkon me një raport të Bloomberg, Apple dyshohet se po zhvillon një model Pro me theks në një dizajn xhami për të festuar dy dekada të iPhone. Mund të shoqërohet edhe nga iPhone i palosshëm i shumëpritur, por nuk është e qartë nëse do jetë gjenerata e parë apo e dytë e një pajisjeje të tillë.

iPhone i palosshëm prezantohet që në vitin 2026. Është interesante se Apple është i vetmi prodhues i telefonave inteligjentë që nuk ka modelin e vet të palosshëm. Ky përvjetor i madh mund të ndihmojë gjithashtu në ringjalljen e interesit për iPhone, veçanërisht pasi shitjet janë ngadalësuar në muajt e fundit.

Një sfidë shtesë paraqet tarifë e re prej 125% për produktet nga Kina, ku prodhohen shumica e komponentëve të iPhone, e futur gjatë administratës së Donald Trump. Ende nuk dihet se si do ta quajë Apple modelin e përvjetorit. Sipas orarit të rregullt, iPhone 19 duhet të shfaqet në vitin 2027.

Apple ka ndryshuar emrat për momente të rëndësishme në të kaluarën, p.sh më 2017 anashkaloi iPhone 9 dhe lansoi iPhone X për 10-vjetorin.

Nuk përjashtohet mundësia që për 20-vjetorin, të prezantojë një model iPhone XX, në përputhje me numrat romakë. Deepanjan Chatterjee, nënkryetar e analist kryesor në Forrester, paralajmëroi se pritja e gjatë për një dizajn të ri të iPhone mund të jetë “shpatë me dy tehe” për Apple.

“Një ridizajnim i guximshëm për modelin e përvjetorit tingëllon shkëlqyeshëm, por duhet të mbahet mend se është ende dy vjet larg, dhe ndërkohë Apple po përpiqet të motivojë përdoruesit të blejnë modele të reja dhe kështu të ndalojë rënien e shitjeve të iPhone”, theksoi ai.

Chatterjee theksoi se funksioni i ri i Inteligjencës së Apple nuk i ka motivuar ende ndjeshëm pronarët e iPhone-ve të vjetër që të kalojnë në modele më të reja.

“Pritjet e larta për modelin e vitit 2027 mund ta ngadalësojnë edhe më shumë blerjen e pajisjeve të reja, pasi shumë do të preferojnë të presin”, theksoi ai.

Chaterzy paralajmëron gjithashtu për një problem tjetër: disa përdorues blejnë iPhone 16E më të lirë tani e të presin disa vite për të blerë më pas modelin më të shtrenjtë që dëshirojnë vërtet.

Teknologji

Starlink do të lansojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026

Published

on

Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink.

Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë “përmirësuar rrënjësisht”. 

Continue Reading

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Teknologji

Vlerë rekorde e Bitcoinit

Published

on

Bitcoini ka shënuar rritje në një nivel të ri historik të enjten.

Kjo rritje u ndihmua nga kërkesa për rritje nga investitorët, si dhe nga politikat miqësore të administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në një rekord të ri prej 112,743.49 dollarësh.

Ndër rritjet e fundit të fuqishme Bitcoini i shënoi më 22 maj të këtij viti, duke arritur në mbi 111 mijë dollarë.

Continue Reading

Të kërkuara