Magazinë

iHeartRadio Music Awards 2025: Lista e plotë e fituesve

Published

on

Ceremonia e iHeart Radio Music Awards 2025 u mbajt më 17 mars në Teatrin Dolby të Los Angeles. Pati konkurrencë të madhe edhe sivjet, ndonëse ‘Kënga e Vitit’ u shpall “Beautiful Things” e Benson Boone.

Kjo shënoi herën e parë që një artist mashkull fitoi në atë kategori që kur The Weeknd mori çmimin në 2021 për “Blinding Lights”.

“Hit Me Hard and Soft” i Billie Eilish u shpall ‘Albumi i Vitit’. Ajo u nominua për një Grammy 2025 në të njëjtën kategori, por humbi nga “Cowboy Carter” i Beyonce.

Taylor Swift vlen të ceket se fitoi më së shumti çmime – nëntë, duke përfshirë ‘Artisten e Vitit’ për të dytin vit radhazi.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve:

Kënga e Vitit:

“A Bar Song (Tipsy)”- Shaboozey

“Agora Hills”- Doja Cat

“Beautiful Things”- Benson Boone – Fituesi

“Espresso” – Sabrina Carpenter

“Greedy”- Tate McRae

“I Had Some Help” – Post Malone featuring Morgan Wallen

“Lose Control” – Teddy Swims

“Lovin On Me” – Jack Harlow

“Not Like Us”- Kendrick Lamar

“Too Sweet” – Hozier

Albumi i Vitit:

“HIT ME HARD AND SOFT” – Billie Eilish – Fituesi

Artistja më e mirë i vitit:

Billie Eilish

Chappell Roan

Sabrina Carpenter – Fituesi

Tate McRae

Taylor Swift

Bashkëpunimi më i mirë muzikor:

“Die With A Smile”- Lady Gaga and Bruno Mars – Fituesi

“Fortnight”- Taylor Swift featuring Post Malone

“I Had Some Help”- Post Malone featuring Morgan Wallen

“Like That” – Future, Metro Boomin and Kendrick Lamar

“Miles On It”- Kane Brown and Marshmello

Artisti i ri më i mirë:

Benson Boone

Chappell Roan

Gracie Abrams

Shaboozey

Teddy Swims – Fituesi

Artisti më i mirë i zhanrit ‘country’:

Jelly Roll – Fituesi

Kane Brown

Lainey Wilson

Luke Combs

Morgan Wallen

Artisti i zhanrit hip hop më i mirë:

Drake

Future

GloRilla – Fituesi

Kendrick Lamar

Travis Scott

Artisti i ri më i mirë: (Hip-Hop):

310babii

BigXthaPlug

BossMan Dlow – Fituesi

Cash Cobain

Jordan Adetunji

Kënga më e mirë e zhanrit R&B:

“ICU” – Coco Jones

“Made For Me”- Muni Long – Fituesi

“Sensational” – Chris Brown featuring Davido and Lojay

“Water” – Tyla

“WY@”- Brent Faiyaz

Artisti më i mirë i vitit (R&B):

Chris Brown

Muni Long

SZA – Fituesi

Usher

Victoria Monet

Artisti i ri më i mirë (R&B):

4Batz – Fituesi

Ambré

Inayah

Josh X

Maeta

Kënga më e mirë alternative:

“Dilemma” – Green Day

“Landmines” – Sum 41

“Neon Pill”- Cage The Elephant

“The Emptiness Machine” – Linkin Park

“Too Sweet”- Hozier – Fituesi

Artisti më i mirë i vitit:

Cage The Elephant

Green Day – Fituesi

Linkin Park

Sum 41

twenty one pilots

Kënga më e mirë e vitit në zhanrin rock:

“A Symptom of Being Human” – Shinedown – Fituesi

“All My Life” – Falling In Reverse and Jelly Roll

“Dark Matter” – Pearl Jam

“Screaming Suicide” – Metallica

“The Emptiness Machine” – Linkin Park

Artisti më i mirë i vitit në zhanrin rock:

Green Day

Linkin Park – Fituesi

Metallica

Pearl Jam

Shinedown

Kënga më e mirë në zhanrin latin:

“Brickell” – FEID X Yandel

“LA FALDA” – Myke Towers

“Perro Negro”- Bad Bunny featuring FEID – Fituesi

“Qlona” – Karol G featuring Peso Pluma

“Si Antes Te Hubiera Conocido”- Karol G

Artisti më i mirë latin:

Bad Bunny

FEID – Fituesi

Karol G

Myke Towers

Shakira

Producenti më i mirë i vitit:

Julian Bunetta – Fituesi

Jack Antonoff

Evan Blair

Mustard

Dan Nigro

Tekstshkruesi më i mirë i vitit:

Josh Coleman

ERNEST

Ashley Gorley

Amy Allen – Fituesi

Justin Tranter

Wicked – Fituesi

I ftuari special më i mirë (bazuar në votat në rrjete sociale):

Charli xcx bringing out Lorde

Coldplay bringing out Selena Gomez

Future & Metro Boomin bringing out Travis Scott

Megan Thee Stallion bringing out Cardi B

Jennifer Hudson bringing out Cher

Kendrick Lamar bringing out Ken & Friends

Luke Combs bringing out the “Twisters” Cast

Morgan Wallen bringing out Travis Kelce & Patrick Mahomes

Niall Horan bringing out Shawn Mendes

Olivia Rodrigo bringing out Chappell Roan

Peso Pluma bringing out Becky G

Taylor Swift bringing out Travis Kelce – Fituesi

Turneu i preferuar (bazuar në votat në rrjete sociale):

Benson Boone- Backflips

Chappell Roan – Teaching “HOT TO GO” dance

Charli xcx + Troye Sivan – “Apple” Girl (dance)

Morgan Wallen – Walk out song

Niall Horan – Heaven pose

Nicki Minaj – Fans sing

Olivia Rodrigo- Encore tank

Sabrina Carpenter- “Juno” position

Tate McRae – Soundcheck covers

Taylor Swift- “22” Hat

Taylor Swift – Surprise songs – Fituesi

Usher – Feeding cherries

Teksti më i mirë (nga votat në rrjete sociale):

“Beautiful Things” – Benson Boone

“BIRDS OF A FEATHER” – Billie Eilish

“Espresso”- Sabrina Carpenter

“Exes” – Tate McRae

“Fortnight” – Taylor Swift featuring Post Malone – Fituesi

“Good Luck, Babe!”- Chappell Roan

“I Had Some Help”- Post Malone featuring Morgan Wallen

“I Love You, I’m Sorry” – Gracie Abrams

“Not Like Us” – Kendrick Lamar

“Saturn” – SZA

“we can’t be friends (wait for your love)” – Ariana Grande

“Who”- Jimin

Videoja muzikore më e mirë:

“APT.” – ROSE and Bruno Mars

“Beautiful Things” – Benson Boone

“Die With A Smile” – Lady Gaga and Bruno Mars

“Espresso”- Sabrina Carpenter

“Fortnight”- Taylor Swift featuring Post Malone – Fituesi

“Houdini” – Dua Lipa

“Houdini” -Eminem

“I Had Some Help” – Post Malone featuring Morgan Wallen

“LUNA” – ATL Jacob X FEID

“Not Like Us” – Kendrick Lamar

“Please Please Please” – Sabrina Carpenter

“Rockstar”- Lisa.

Magazinë

Lista e plotë e 35 vendeve pjesëmarrëse në Eurovision 2026

Published

on

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili këtë vit do të mbahet në Vjenë, Austri.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të dorëzuar aplikimet zyrtare për pjesëmarrje.

Pesë vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, që do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026.

Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026.

Shpallja e EBU-së është një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon se është përballur gjashtë herë me kancerin e lëkurës

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka vendosur të flasë hapur për betejën shëndetësore që po zhvillon prej vitesh.

I ftuar në emisionin “Howard Stern Show”, ai u bëri thirrje njerëzve të tregojnë më shumë kujdes ndaj ekspozimit në diell dhe të mos neglizhojnë mbrojtjen e lëkurës.

Jackman zbuloi se ka luftuar gjashtë herë me kancerin e lëkurës, duke e lidhur këtë përvojë me rritjen e tij në Australi, një vend me ekspozim të lartë ndaj diellit. Sipas tij, në çdo rast ka qenë një formë më pak agresive e sëmundjes, por rreziku mbetet real.

“Kam pasur gjashtë lloje kanceri të lëkurës. Janë tri lloje kryesore, por melanoma është më e rrezikshmja. Karcinoma me qeliza skuamoze nuk është aspak e mirë, ndërsa unë kam pasur kancer të qelizave bazale”, tha aktori.

Edhe pse kanceri i qelizave bazale konsiderohet më pak i rrezikshëm, nuk duhet nënvlerësuar, pasi përhapet nëse nuk trajtohet në kohë.

“Askush nuk ka vdekur ndonjëherë nga kjo formë, por është ende kancer dhe vazhdon të rritet. Nëse nuk e largoni, mund të përhapet në kocka dhe atëherë situata bëhet shumë më serioze”, theksoi Jackman.

Aktori paralajmëroi se djegiet nga dielli nuk janë të padëmshme, duke shtuar se edhe një djegie e vetme ka pasoja afatgjata për shëndetin.

“Edhe pas rastit tim të parë me kancer të lëkurës, doja të nxihesha kur shkova në Australi. Nuk e di çfarë po mendoja atëherë”, rrëfeu ai.

Sot, Hugh tregon se është më i kujdesshëm dhe se i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të rregullta, çdo tre muaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon incidentin e papritur në skenë: ‘Nuk e prisja kurrë!’

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka rrëfyer një nga episodet më të sikletshme të karrierës së tij, i cili ndodhi gjatë një shfaqjeje të “Beauty and the Beast”.

Teksa interpretonte rolin e Gastonit dhe këngën “Me”, ai humbi kontrollin për shkak të një problemi krejt të papritur.

Jackman tregon se atë periudhë vuante nga dhimbje të forta koke e një naturopat i kishte këshilluar të pinte shumë ujë për t’u hidratuar.

Ai e teproi me rekomandimin dhe përfundoi duke pirë rreth 7 litra ujë brenda ditës, gjë që i solli telashe në skenë.

Gjatë performancës së parë, ndërsa ngrinte dhe tërhiqte aktoren që luante Belle, atij iu shkëput pak urinim dhe për shkak të kostumit të ngushtë, momenti u bë edhe më i vështirë për t’u fshehur.

Në kulmin e këngës, Jackman u përball me dilemë të çuditshme: të këndonte notën e lartë F, duke rrezikuar që situata të përkeqësohej, apo të shmangte notën e të prishte pjesën muzikore. Ai vendosi ta këndonte dhe urina vazhdoi t’i rridhte poshtë kostumit gjatë gjithë skenës.

Aktori e përshkruan këtë si një nga momentet më të turpshme dhe të paharrueshme të jetës së tij në teatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Snoop Dogg bëhet trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik të SHBA-së

Published

on

Snoop Dogg është emëruar trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026.

Roli, i krijuar nga USOPC, ka për qëllim të sjellë motivim, energji dhe humor për atletët jashtë garave.

Përmes LinkedIn, ai u prezantua si “Trajneri Snoop”, duke theksuar se dëshiron t’i mbështesë sportistët dhe t’u ngrejë moralin.

Ky pozicion vjen pas popullaritetit të tij në Lojërat e Parisit 2024, ku ishte korrespondent për NBC.

Snoop pritet të sjellë stilin e tij të veçantë sidomos në sportet me atmosferë dinamike si snowboarding dhe ski freestyle.

Me praninë e tij, Lojërat Dimërore 2026 premtojnë kombinim të sportit elitar me karizmën e tij unike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara