Lajmet nga UBT

Kontribuoni në përparimin e mjekësisë globale me Fakultetin Biokimi Mjekësore në UBT

Published

on

Fakulteti i Biokimisë Mjekësore në UBT ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në fushën e biokimisë dhe shkencave mjekësore, një fushë që ka një ndikim të thellë në avancimin e teknologjive shëndetësore dhe përmirësimin e jetës njerëzore. Programi është i projektuar për t’u ofruar studentëve një përgatitje të thellë dhe gjithëpërfshirëse në biokimi, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të përballuar sfidat e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e teknologjive të reja në mjekësi.

Kurrikula e thelluar teorike dhe praktike: Programi i Biokimisë Mjekësore është i strukturuar për të ofruar një balancë të shkëlqyer mes të mësuarit teorik dhe praktik, duke përfshirë module të avancuara në biologjinë molekulare, biofizikën, farmakologjinë dhe teknologjitë diagnostikuese. Ky kuadër përgatitor siguron që studentët të kenë njohuri të thella në fushën e biokimisë, duke u mundësuar atyre të kuptojnë dhe analizojnë proceset biologjike që ndodhin në trupin e njeriut, të zhvillojnë aftësi kërkimore dhe të kontribuojnë në avancimin e shkencës mjekësore.

Përvoja praktike dhe mundësi bashkëpunimi: Një nga avantazhet kryesore të programit është mundësia për të marrë pjesë në praktika dhe bashkëpunime me institucione kërkimore, kompani farmaceutike dhe firma bioteknologjike. Këto mundësi, përvoja praktike i mundësojnë studentëve të zbatojnë njohuritë e fituara në kushte reale të industrisë dhe kërkimit shkencor. Kjo i përgatit ata për sfidat që do të përballen gjatë karrierës, duke i ndihmuar që të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe të krijojnë lidhje të vlefshme me profesionistë të fushës.

Infrastrukturë moderne dhe mbështetje shkencore: UBT ka investuar në një infrastrukturë moderne që ofron mjedise të përshtatshme për studim dhe kërkim shkencor. Fakulteti ka laboratorë të pajisur me instrumente të avancuara dhe protokolle të rrepta sigurie, që mundësojnë realizimin e eksperimenteve të nevojshme për fushën e biokimisë. Gjithashtu, studentët kanë akses në një bibliotekë të pasur me literaturë akademike dhe mundësi për të përdorur platforma elektronike të avancuara si J-Store, EBSCO, UBT Koha dhe Sage Journals, që ofrojnë informacion të azhurnuar dhe të thelluar për kërkimin dhe mësimin.

Qendra e njohurive dhe mbështetje administrative: UBT ka zhvilluar Qendrën e Njohurive, një platformë unike që shërben për ruajtjen, menaxhimin dhe publikimin e punimeve shkencore dhe projekteve kërkimore. Kjo qendër i ofron studentëve dhe stafit mundësinë për të zhvilluar dhe ndarë njohuritë e tyre shkencore dhe për t’i kontribuar avancimit të hulumtimeve dhe praktikave të reja. Fakulteti gjithashtu ofron shërbime mbështetëse për studentët, duke përfshirë këshillim akademik dhe këshillim për karrierën, që i ndihmojnë ata të arrijnë suksesin akademik dhe të gjejnë mundësi të mira punësimi pas diplomimit.

Përgatitja për një karrierë ndërkombëtare: UBT inkurajon bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare me institucione akademike dhe kërkimore të njohura. Me mundësinë për të marrë pjesë në programe shkëmbimi, studentët mund të studiojnë jashtë vendit për një semestër ose vit, duke u ekspozuar ndaj metodave të ndryshme kërkimore dhe kulturave akademike të ndryshme. Kjo mundësi i ndihmon studentët të zhvillojnë një perspektivë ndërkombëtare dhe të krijojnë rrjetëzim global që mund të kontribuoni në karrierën e tyre profesionale.

Zhvillimi i aftësive kërkimore dhe analitike: Programi ofron mundësi të pasura për zhvillimin e aftësive kërkimore dhe analitike, duke përfshirë punën laboratorike dhe hulumtimet e pavarura që janë pjesë e rëndësishme e këtij programi. Studentët kanë mundësinë të punojnë në projekte kërkimore të avancuara dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme shkencore dhe shëndetësore, duke përfshirë zhvillimin e teknologjive diagnostikuese dhe terapive inovative. Ky program është një mundësi ideale për ata që janë të interesuar për kërkimin shkencor dhe për të bërë një ndikim të drejtpërdrejtë në përparimin e mjekësisë.

Dekani i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore në UBT, Prof. Dr. Fisnik Laha, tha:

“Fakulteti i Biokimisë Mjekësore në UBT është një vend ku shkenctarët e ardhshëm zhvillojnë njohuri të thella dhe aftësi kërkimore që lidhen ngushtë me fushat e mjekësisë dhe bioteknologjisë. Programi është krijuar për t’i përgatitur studentët për sfidat e mjekësisë moderne, duke i pajisur ata me njohuri teorike dhe praktike për të adresuar nevojat e shëndetit dhe zhvillimit shkencor global. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një mjedis stimulues që nxit kërkimin dhe inovacionin, dhe ofrojmë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare dhe kompanitë udhëheqëse në fushën e bioteknologjisë dhe farmaceutikës. Ky është një drejtim që ofron mundësi të pafundme për ata që janë të pasionuar pas shkencës dhe mjekësisë, dhe që duan të kontribuojnë në avancimin e shëndetit publik dhe teknologjive të reja”./UBTNews/D.E.

 

Aktualitet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Aktualitet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Vendi

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

By

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Të kërkuara