Lajmet

Reduktimet e energjisë elektrike, KEDS shpjegon arsyet dhe pasojat

Published

on

Disa komuna të vendit po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi thekson për KosovaPress se aktualisht rajoni i Ferizajt po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Ai thekson se për shkak të këtyre sfidave në rrjet dhe ngarkesave, furnizimi me energji elektrike është i kufizuar. Sipas tij, konsumi këto ditë ka shkuar deri në 1.500 megavat orë energji elektrike.

Krasniqi ka thënë po ashtu se rrjeti shpërndarës i KEDS-it është për furnizim me energji elektrike shtëpitë dhe bizneset, por për ngrohje.

Aktualisht po vazhdon të mbetet sfidë rajoni i Ferizajt, për shkak të këtyre mbi ngarkesave, ku furnizimi i energjisë elektrike në disa lokacione është i kufizuar. Megjithatë, sipas informatave së shpejti atje do të vihet në funksion, nënstacioni i ri, me të cilin besojmë se do të zgjidhet kjo sfidë për rajonin e Ferizajt. KEDS, apelon për mbështetje të konsumatorëve dhe i fton ata që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike… Po shkon deri në 800 MË në orë, por kërkesa është tepër e lartë dhe diferenca në mes të prodhimit dhe konsumit po importohet…00:49 Një numër i konsumatorëve i caktuar i tyre e përdorin energjinë elektrike si të vetmin burim për ngrohje e çka po qon tek ngarkesat e mëdha në rrjet. Në fakt rrjeti jonë shpërndarës nuk është i paraparë për ngrohje, është i projektuar për të furnizuar me energji elektrike shtëpitë, bizneset, në bazë të kërkesave, por jo edhe për ngrohje… Konsumi ka shkuar deri në 1 mijë e 500 megavat për orë”, ka thënë Krasniqi.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi ka kritikuar Qeverinë e vendit se nuk ka vizion dhe as plan për zgjedhjen e problemit për furnizim me energji elektrike.

Çdo hapësirë tjetër që lejohet nga qeveria, që ka të bëjë me tregti me Serbinë përmes Martinit dhe Nagipit është një dështim i plotë. Qeveria për katër vite ka treguar se nuk ka as vizion dhe as plan të zgjidhjes së problemit të energjisë elektrike. Madje, ka vendosur njerëzit më jo profesional në udhëheqjen e institucioneve të sektorit të energjisë për t’i dështuar ato dhe për ta degraduar tërë këtë sektor”, thotë ai.

Edhe Naim Bujupi ekspert i energjisë ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike vijnë kryesisht nga rritja e kërkesës për furnizim me energji elektrike, kryesisht për ngrohje.

Arsyet për ndërprerje janë rritja e kërkesës për furnizim me energjie elektrike në rrjetin e distribucionit, kryesisht janë të mbingarkuara linjat dhe konsumatorët në rrjetin distributiv dhe kjo ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në shumë pjesë të Republikës së Kosovës. Kjo ndodh për shkak se shumë qytetarë e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, tashmë jemi dëshmitarë që edhe shumë mërgimtarë vijnë në Kosovë dhe shumica e tyre përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Arsyeja tjetër është se viteve të fundit kemi një tendencë rritëse të përdorimit të pompave termike dhe klimave inverter që shfrytëzohen për ftohje dhe ngrohje dhe kjo ka bërë që të mbingarkohet rrjeti tejmase në nivelin distributiv”, thekson ai.

Me uljen e temperaturave në ditët e fundit janë shtuar edhe reduktimet e energjisë elektrike në vend, sidomos në Fushë-Kosovë, Rahovec dhe në Pejë.

Lajmet

Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Published

on

By

Që nga mbrëmja e së mërkurës, Kosova është përfshirë nga rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore, pasi ditëve të fundit vendi u përball me vërshime të konsiderueshme që shkaktuan dëme në disa zona.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëroi për krijimin e ngricave dhe kushte të rrezikshme në rrugë, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Apelit të IHMK-së iu bashkuan edhe institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila kërkoi respektimin e rregullave të trafikut dhe përdorimin e pajisjeve dimërore.

Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) bëri të ditur se situata me vërshime ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Megjithatë, sipas AME-së, reshjet e borës dhe ngricat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa rajone të vendit.

“Disa rrugë mbeten ende të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në këtë situatë”, thuhet në njoftimin e AME-së të publikuar më 8 janar.

Sa i përket rrezikut nga vërshimet, AME-ja njoftoi se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka nisur të bjerë dhe se aktualisht nuk ka rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. Sipas agjencisë, janë kryer disa intervenime në komuna të ndryshme, ndërsa situata vlerësohet si e menaxhueshme.

Si masë parandaluese, në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuuar përkohësisht disa familje. Ndërkohë, për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës janë shënuar probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Autoritetet, po ashtu, kanë vendosur të shtyjnë rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor./REL

Continue Reading

Lajmet

Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare.

Aty bëhet e ditur se pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 90 minuta. Kjo situatë është në pikën kufitare në Jarinjë.

Pritje deri në 1 orë ka edhe në Merdarë, ndërsa 40 minuta janë pritjet tek Dheu i Bardhë.

Continue Reading

Lajmet

Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të arrijnë edhe 3,185 pako të fundit me fletëvotime të ardhura nga diaspora, të tërhequra nga kutitë postare në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.

Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se numërimi i tyre pritet të nisë sonte rreth orës 19:00, pas procesit të verifikimit.

“Fillimisht, këto pako do të përfshihen në procesin e vlerësimit dhe verifikimit, me qëllim të vërtetimit nëse të njëjtat janë dërguar nga votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe pastaj, fletëvotimet e aprovuara do të numërohen. Planifikojmë që numërimi të fillojë sonte rreth orës 19:00”, tha Elezi.

Sipas tij, “numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”.

Elezi ka treguar se me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme të shpall rezultatin përfundimtar, por ky institucion duhet të presë të kalojë afati për ankesa të mundshme në administrimit e numërimit.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tregoi Elezi./EO

Continue Reading

Lajmet

Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara

Published

on

By

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës.

Byroja Kosovare e Sigurimeve tha se sa i përket këtij aksioni ai është iniciuar nga vetë byroja në cilësinë e palës së dëmtuar “rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”.

Ish-zyrtar të kësaj byroje është raportuar se janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm.

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Byrosë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore, duke i adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë”, tha BKS-ja.

BKS-ja shtoi se ka vënë në dispozicion autoriteteve të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”.

Betimi për Drejtësi – ueb-faqe e specializuar për fushën e sundimit të ligjit – duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha. Ata dyshohen se u kanë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve, në vlerë prej mijëra eurosh. Ky medium mëson se nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në para të gatshme.

Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomike”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim të dokumentit”.

Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve./REL

Continue Reading

Të kërkuara