Lajmet
Haxhiu: Nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e Kurtit mos ta refuzojë kërkesën e tij
Published
1 year agoon
By
UBTnewsMinistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nëse Prokuroria Speciale është e interesuar që të marrë dëshminë e kryeministrit, Albin Kurti lidhur me rastin e rezervave shtetërore duhet t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit të kryeministrit Kurti dhe tri datave që tashmë janë në dispozicion.
Haxhiu tha se kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim.
Këto komente e para e drejtësisë kosovare i bëri gjatë një konference për media që e zhvilloi bashkë me ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me fokus në punën dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtësinë tranzicionale dhe adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, përkundrazi siç e keni parë kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti i kryeministri i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Nuk ka asnjë arsye që prokurorët, të cilët thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, nuk ka asnjë arsyen që ata të të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesës së kryeministrit për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri Kurti. Nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme, prandaj nëse Prokuroria Speciale është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit, lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit Kurti. Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar LVV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë”, thotë ajo.
Sa i takon asaj nëse institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë për ekstradimin e kryeterroristi, Milan Radojçiq, ministrja Haxhiu tha sevendosja e Radojçiqit në Interpol ka fuqinë juridike për arrestim të përkohshëm me qëllim të ekstradimit në Kosovë.
“Tashmë kryeterroristi Rajdoçiciq është në listën e INTERPOL-it, nuk kishte mundur me qenë në listë të INTERPOL-it, pa pas kërkesë, natyrisht që po. Por, është e rëndësishme që të bëhet trysni ndaj Serbisë që të dorëzoj kryeterroristin Milan Radojçiq. Ministria e Drejtësisë së bashku me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sa i përket dorëzimit të tyre në territorin e Kosovës. Vendosja e Radojçiqit në Interpol ka fuqinë juridike për arrestim të përkohshëm me qëllim të ekstradimit në Kosovë”, thotë Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hachiu thotë se është e qartë që prapa dy sulmeve në veri, atij në Banjskë dhe së fundmi në Iber-Lepencë, qëndron Serbia.
Sipas saj, Kosova nuk ka çka të fsheh, por Serbia po jep informacion të pasakta me qëllim që të heqë përgjegjësinë për dy sulmet terroriste në Kosovës.
“Edhe sulmi terrorist në Banjskë edhe në Iber-Lepencë është e qartë që ka të bëjë me ndërmarrje të madhe kriminale të organizuar me shumë armatim, me shumë trajnime që bëhen në Serbi dhe pas tyre është Serbia dhe është e qartë që kjo të kuptohet sa i përket organizatave që mund të na ndihmojnë ne kemi shprehur gatishmërinë që mund të na ndihmoj edhe FBI edhe në vendet tona partnere që të dihet hapur që Serbia qëndron prapa kësaj. Kosova nuk ka çka të fsheh as për Banjskën dhe as për Iber-Lepencin por është e qartë që Serbia tenton që të jap informacion të pasakta dhe të heq përgjegjësinë e saj mbi dy sulme terroriste në Kosovës”, thotë ajo.
Ministrja Haxhiu duke mos thënë detaje për padinë për gjenocid kundër Serbisë, tha se po punojnë në këtë drejtim.
“Ekipe të ngushta me ekspertë të fushës kanë qenë të angazhuar në këtë drejtim. Procesi është konfidencial ju kërkoj ndjesë që nuk mund të jap më shumë informacione sepse është i klasifikuar. Sigurisht që do të donim të njoftonim opinionin publik përmes jush për veprimet që i kemi ndërmarrë, por duke qenë se është proces i klasifikuar nuk më lejohet ligjërisht të jap më shumë informacione. Por që është në agjendën tonë, po punojmë me ekspert të çështjes të huaj e po ashtu vendor dhe besojmë për një kohë jo të gjatë do të kemi si me thënë veprime konkrete në kuptim të adresimit të përgjegjësive që i kemi”, tha ajo.
Sa i takon rikthimit të artefakteve nga Serbia në Kosovë, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se nuk ka dilemë që ato i takojnë koleksionit publik muzeal të Kosovës.
“Ato janë të Kosovës, pra nuk ka asnjë dilemë që ato i takojnë koleksionit publik muzeal të Kosovës. Angazhimi ynë ka qenë i rregullt në raport me organizatat ndërkombëtare të specializuara në çështje të trashëgimisë kulturore për t’i sensibilizuara ato dhe për të kërkuar veprim edhe këto organizata”, thotë Çeku.
Lajmet
Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Published
10 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Që nga mbrëmja e së mërkurës, Kosova është përfshirë nga rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore, pasi ditëve të fundit vendi u përball me vërshime të konsiderueshme që shkaktuan dëme në disa zona.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëroi për krijimin e ngricave dhe kushte të rrezikshme në rrugë, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Apelit të IHMK-së iu bashkuan edhe institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila kërkoi respektimin e rregullave të trafikut dhe përdorimin e pajisjeve dimërore.
Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) bëri të ditur se situata me vërshime ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Megjithatë, sipas AME-së, reshjet e borës dhe ngricat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa rajone të vendit.
“Disa rrugë mbeten ende të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në këtë situatë”, thuhet në njoftimin e AME-së të publikuar më 8 janar.
Sa i përket rrezikut nga vërshimet, AME-ja njoftoi se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka nisur të bjerë dhe se aktualisht nuk ka rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. Sipas agjencisë, janë kryer disa intervenime në komuna të ndryshme, ndërsa situata vlerësohet si e menaxhueshme.
Si masë parandaluese, në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuuar përkohësisht disa familje. Ndërkohë, për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës janë shënuar probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Autoritetet, po ashtu, kanë vendosur të shtyjnë rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor./REL
Lajmet
Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova
Published
10 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare.
Aty bëhet e ditur se pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 90 minuta. Kjo situatë është në pikën kufitare në Jarinjë.
Pritje deri në 1 orë ka edhe në Merdarë, ndërsa 40 minuta janë pritjet tek Dheu i Bardhë.
Lajmet
Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora
Published
11 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Sot në Kosovë pritet të arrijnë edhe 3,185 pako të fundit me fletëvotime të ardhura nga diaspora, të tërhequra nga kutitë postare në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.
Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se numërimi i tyre pritet të nisë sonte rreth orës 19:00, pas procesit të verifikimit.
“Fillimisht, këto pako do të përfshihen në procesin e vlerësimit dhe verifikimit, me qëllim të vërtetimit nëse të njëjtat janë dërguar nga votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe pastaj, fletëvotimet e aprovuara do të numërohen. Planifikojmë që numërimi të fillojë sonte rreth orës 19:00”, tha Elezi.
Sipas tij, “numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”.
Elezi ka treguar se me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme të shpall rezultatin përfundimtar, por ky institucion duhet të presë të kalojë afati për ankesa të mundshme në administrimit e numërimit.
“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tregoi Elezi./EO
Lajmet
Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara
Published
12 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës.
Byroja Kosovare e Sigurimeve tha se sa i përket këtij aksioni ai është iniciuar nga vetë byroja në cilësinë e palës së dëmtuar “rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”.
Ish-zyrtar të kësaj byroje është raportuar se janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm.
“Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Byrosë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore, duke i adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë”, tha BKS-ja.
BKS-ja shtoi se ka vënë në dispozicion autoriteteve të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”.
Betimi për Drejtësi – ueb-faqe e specializuar për fushën e sundimit të ligjit – duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.
Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha. Ata dyshohen se u kanë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve, në vlerë prej mijëra eurosh. Ky medium mëson se nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në para të gatshme.
Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomike”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim të dokumentit”.
Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve./REL
Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova
Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora
Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji
SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare
Evakuohen 15 familje në Mitrovicë
100 qytetet me ushqimin më të mirë në botë
25 divorcet të shtrenjta në histori
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
