Lajmet

​Shala: Qeveria nuk ka prezantuar buxhet zhvillimor

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka deklaruar se qeveria nuk ka prezantuar buxhet zhvillimor.

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2025, Shala ka kritikuar qeverinë për rezervat shtetërore dhe çmimin e grurit.

“Sot shpresova se kabineti qeveritar do të elaborojë në detaje projektbuxhetin por paska ardhur si gjithmonë praktikë të akuzojë dhe lavdëroje punën e vet. Ç’është e vërteta, gjithçka është por buxhet zhvillimor nuk është, sepse vet kategoria e parë e strukturës buxhetore ku 44.9 për qind është në subvencione, këtu nuk ka zhvillim, këtu ka ndihma sociale…U lavdëruan për pagën minimale të cilën e kanë arrit të miratojnë me strukturat më kriminale të mundshme dhe terroriste, me Radojicicin, dhe i kanë lënë jashtë kategoritë e të dala nga lufta. Ju lutem kryeministër, më trego nëse është kështu siç tha ministri se çmimi i grurit në BERZHE është që nga pandemia deri më sot i pandryshueshëm, 0.21 centë, si ka mundësi që ju gjatë mandatit tuaj në 2022, gjatë pandemisë keni blerë çmimin e grurit 0.48 centë minimalisht. Pra, më trego a është 0.21 centë, apo 0.48 centë çmimi i grurit, dhe nëse është kështu, pse atëherë keni blerë 0.48 cent çmimin e grurit dhe i cili kurrë nuk erdhi në Kosovë as në sasi e në cilësi, dhe nuk e dimë as sot si ka përfunduar kjo aferë”, ka thënë Shala.

Shala ka përmendur edhe rezervat shtetërore dhe problemin që po përballen disa nga banorët e kryeqytetit me ujë të pijshëm.

“Pse nuk erdhën rezervat as në 2023, as në 2024 nuk e ke blerë asnjë kilogram grurë, i ke paraparë në buxhet dhe je lavdëruar, pse nuk e ke blerë asnjë kilogram, pse nuk të ka ardhur vaji, sheqeri. Pse kryeministër rezervat shtetërore nuk të kanë ardhur asnjë, dhe nuk e përmende a e ke në linjë buxhetore për vitin 2025… Sot nuk e dëgjova asnjë fjalë, gjysma e qytetarëve të Prishtinës nuk kanë ujë të pijes nga Badovci i helmuar dhe ju sot nuk e keni paraparë asnjë centë, kryeministër je përgjegjës… nuk e kemi parë asnjë reagim tendin për ujërat, asnjë cent të ndarë. Nuk e dimë ku po furnizohen qytetaret, përveç që e dimë po furnizohen tek kompanitë që i ke subvencionuar dhe në fund ua ke falur borxhet”, ka shtuar Shala.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me ndikimin e subvencioneve duke i quajtur ato të pavërteta.

Ai ka thënë se Kosova ka importuar 28 milionë kilogram më pak, apo në vlerë monetare 8.1 milionë euro

“Deputeti Hoti i cili deklaroi se ndikimi i subvencioneve edhe në procesin e ujitjes është zero nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, e pavërtetë e madhe. Po flas për një artikull që po përmendet shumë, për grurin. Në periudhën kohore janar-tetor, 2023, në periudhën janar-tetor 2024, Kosova ka importuar 28 milionë kilogram më pak, apo në vlerë monetare 8.1 milionë euro. Kush janë ata që deklarojnë që efekti i përkrahjes në bujqësi është zero, kur vetëm për një produkt rënia e sasisë së importit në vlerë monetare i është kthyer Kosovës në 8.1 milionë euro”, ka thënë ai.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara