Lajmet

Miratohet Projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë

Published

on

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë. Një nen i këtij projektligji u mundëson qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të kenë pronësi mbi pronën e tyre në Kosovë. Por, pajtueshmëri të gjithë mazhorancës nuk po ka në secilin projektligj. Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim për projektligjin për gjendjen civile.

Mazhoranca ka qenë kundër edhe projektligjit për automjete, ku nëntë deputetë votuan për, kundër tij ishin 52 deputetë.

Derisa ka kërkuar mbështetjen e këtij projektligji, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku tha se ka shumë familje që nuk përballojnë që të blejnë vetura të reja.

Ka qenë kërkesë e shumë qytetarëve që të ketë një ndryshim të Ligjit për Automjete, kryesisht prej familjeve me standard më të ultë duke ditur që e kanë të vështirë që të blejnë një veturë me një standard ekonomik të familjeve të ulëta dhe të mesme dhe prandaj duke parë që ligji për automjete ja ndalon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet, unë e kam propozuar që ky kufizim të largohet meqë në ligjin për automjete i kemi dy standarde dhe ato standarde të dyfishta gjë që nuk ndodhë as në Evropë”, deklaroi Lushtaku.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli shprehi kundërshtinë e saj për këtë propozim.

Komisioni i ka shqyrtuar propozimet të cilat kanë ardhur nga deputeti Mërgim Lushtaku. Komisioni mendon se propozimet janë jo profesionale, prandaj edhe i kërkojmë deputetëve që të mos i votojnë. Po ashtu, Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës është duke punuar në hartimin e ligjit të ri, i cili rregullon të gjitha problemet që janë paraqitur me ligjin ekzistent”, deklaroi ajo.

Në seancën e sotme plenare, kryeparlamentari Glauk Konjufca u ka tërhequr vërejtjen anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët nuk po marrin pjesë në seanca plenare. Në rend dite ka qenë shqyrtimi i projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore, por i pranishëm nuk ishte ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.

I ftojmë kabinetet e ministrave të jenë më të vëmendshëm të shikojnë kur është seanca dhe kur i kanë projektligjet, u shpreh Konjufca.

Me 61 vota për është miratuar Ligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se një nen i këtij ligji mundëson që qytetarët nga Lugina e Preshevës të kenë pronë në Kosovë.

Komisioni për Legjislacion e ka trajtuar projektligjin në mes dy leximeve, bëhet fjalë për një ndryshim të kufizuar në një nen esencial që iu mundëson bashkëkombësve tanë nga Lugina e Preshevës për të pasur pronësi mbi pronën edhe në Kosovë”, tha Rrustemi.

Ndërkaq, vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim për projektligjin për gjendjen civile.

Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim, ky është një projektligj siç duket që nuk ka pajtim në grupin parlamentar, në grupin e mazhorancës. Kështu që nuk kemi mundësi ta trajtojmë. Kërkoj që projektligji të zhvendoset”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Nuk është miratuar as projektligji për provimin e maturës shtetërore.

Ndërkaq, me 62 vota për , asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Ligjin për Rrugët.

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara