Lajmet

Kuvendi miraton Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028

Published

on

Deputetët kanë miratuar me 59 vota Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028. Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, ani pse ata kanë shprehur kritikat e tyre.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se ky program përbëhet nga kriteret politike, ekonomike dhe përafrimi i legjislacionit.

“Programi ka 306 masa, prej të cilave 105 janë masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese. Nga 105 masa legjislative 38 prej tyre projektligje, tri janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore. Buxheti për zbatimin e këtij programi në përgjithësi është vlerësuar të jetë 56 milionë e 43 mijë e 856 euro, nga të cilat 22,6 milionë euro janë nga buxheti publik. Ndërkaq, 33 milionë e 434 mijë e 966 vijnë nga partnerët zhvillimor dhe donatorët. Rrjedhimisht për implementimin e këtij programi ka zero vakuum buxhetor”, deklaroi Bislimi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se ky dokument po tentohet të kalojë pa u debatuar.

“Kur flasim për elementin politik, duhet me ia rikujtua zëvendëskryeministrit të parë që Kosova sot është nën sanksione, që sot në ora 16:00 i dorëzohet, nuk e di a i është dorëzuar ende raporti i progresit që në kriterin politik përfaqëson kritika të drejtpërdrejta për menaxhimin e shtetit që ka qenë në vitin e kaluar. Raporti i progresit nënvizon probleme serioze që ndërlidhen me kapacitetin e kësaj qeverie për të shtyrë përpara agjendën e reformave të integrimit evropian. Ndërlidhet po ashtu me një mori ligjesh të cilat bien ndesh drejtpërdrejt me kriteret e Kopenhagës, ligje të cilat kanë prekur funksionimin e institucioneve të pavarura”, deklaroi Tahiri.

Ndërkaq, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Driton Hyseni tha se raportet e Bashkimit Evropian kanë evidentuar zhvillime pozitive në vend.

“Meqë zotëri Tahiri përmendi që raporti dorëzohet sot, kishte qenë mirë ta presim trajtimin, ta trajtojmë me kujdes dhe mandej të shohim se cila është perspektiva që përmban raporti, cilat janë të gjeturat e tij e ne e dimë që në dy vitet e kaluara sidomos kemi para që raportet e Bashkimit Evropian kanë evidentuar zhvillime shumë pozitive në vendin tonë, për çka duhet t’i gëzohemi edhe pozita edhe opozita”, tha Hyseni.

Gjatë ditës Kuvendi ka miratuar Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë. Një nen i këtij projektligji u mundëson qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të kenë pronësi mbi pronën e tyre në Kosovë.

Vendi

Pranim-dorëzimi i raporteve për vrasjen e Arlinda Zekajt përplas anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në Kuvendin e Kosovës, e cila pas diskutimeve publike ka vijuar punimet prapa dyerve të mbyllura.

Kryesuesi i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se Zyra e Kryeministrit i ka dorëzuar zyrtarisht raportet e kërkuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke hapur kështu rrugën për bashkëpunim institucional rreth përgjegjësive në këtë rast.

Mirëpo, dorëzimi i dokumenteve ka nxitur reagime të ashpra nga opozita. Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, akuzoi ekzekutivin për pengim të hetimit dhe tentim të mbulimit të dështimeve të shtetit.

“Është situata që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit në vend që të duhet t’i ndihmojë këtij komisioni që të zbardhim gjithë dështimin e zinxhirit, po bëhet pengesë dhe manipulator i procesit… Unë e shoh se qasja e këtij grupi parlamentar, në përgjithësi, është për t’i mbuluar të metat dhe për të mos zbardhur dështimin e zinxhirit të shtetit për mbrojtjen jetën e një gruaje”, tha Rrahmani.

Nga ana e tij, kryetari Burim Ramadani është zotuar para mediave se procesi hetimor do të zhvillohet me transparencë të plotë dhe mbi bazën e fakteve zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Vendi

LDK reagon ndaj Presidencës: Largimi i fotos së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë është i papranueshëm

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi zyrtar, LDK-ja theksoi se Presidenca është institucion shtetëror ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar Republika. Sipas kësaj partie, trajtimi i simboleve të tilla historike si thjesht elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe cënon vazhdimësinë institucionale.

LDK-ja ka kërkuar rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova të vendosur nga ish-Presidentja Osmani si dhe të Deklaratës së Pavarësisë të vendosur nga ish-Presidenti Sejdiu në vendet e tyre zyrtare të nderit. /E.A/

Continue Reading

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara