Sport

Fillimi i dobët i Mbappes, reagon Ancelotti

Published

on

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk është i shqetësuar për fillimin e Kylian Mbappe në klub pasi sulmuesi francez nuk arriti të shënonte në dy ndeshjet e tij të para në ligë.

Mbappe iu bashkua fituesve të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain në qershor, duke i dhënë fund një sage transferimi prej vitesh.

Pavarësisht se bëri një fillim premtues duke shënuar në debutimin e tij për të ndihmuar Realin të sigurojë një fitore 2-0 ndaj kampionëve të Ligës së Evropës Atalanta në finalen e Superkupës së UEFA-s dy javë më parë, Mbappe nuk e ka gjetur ende rrjetën në dy ndeshjet e LaLigas me Realin.

Goli i tij i fundit ishte më 14 gusht. Kanë kaluar vetëm dy javë, kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar. As ne nuk jemi të shqetësuar si klub, as ai,” tha Ancelotti në një konferencë për shtyp të mërkurën, përpara ndeshjes të së enjtes në La Liga. në Las Palmas .

Ai është shumë i lumtur këtu, i kënaqur, i sigurt se dëshiron të shënojë në ndeshjen e ardhshme. Po ashtu edhe Vinicius , i cili nuk ka shënuar ende këtë sezon dhe nuk e shoh të shqetësuar. Mbappe po përparon shumë mirë, e shoh atë duke bërë më mirë çdo ditë, i emocionuar, i motivuar, duke u stërvitur mirë. Ai është shumë modest. Mendoj se përshtatja e tij po shkon shumë mirë“, shtoi trajneri italian.

Me një ndeshje më pak, Real Madridi është i pesti në renditjen e La Ligas me katër pikë, pesë prapa liderit Barcelona.

Lajmet

Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey

Published

on

Trajneri Xabi Alonso bëri disa ndryshime në formacion, duke pushuar disa nga emrat kryesorë, por duke ruajtur mundësinë që ata të hyjnë nga stoli nëse situata nuk shkon sipas planit.

Formacionet:

Në portë, Andriy Lunin merr vendin e Thibaut Courtois, si zakonisht për ndeshjet e kupës. Në mbrojtje, debuton David Jiménez, lojtarë i akademisë së klubit, ndërsa Dean Huijsen luan në qendër të mbrojtjes pranë Álvaro Carreras. Fran Garcia starton në krahun e majtë, ndërsa Raul Asencio mungon për shkak të etheve.

Në mesfushë, Jude Bellingham dhe Aurélien Tchouaméni qëndrojnë në stol, duke dhënë hapësirë për Franco Mastantuono, Dani Ceballos dhe Arda Guler. Mastantuono fillon për herë të parë pas një periudhe dëmtimi.

Në sulm, Gonzalo Garcia, Endrick dhe Kylian Mbappe janë startues, me francezin që surprizon si titullar.Formacioni i Real Madrid:
Portier: 13. Lunin
Mbrojtës: 35. D. Jimenez, 24. Huijsen, 18. A. Carreras, 20. F. Garcia
Mesfushorë: 19. Ceballos, 15. Guler, 30. Mastantuono
Sulm: 16. Garcia, 10. Mbappe, 9. Endrick

Me disa nga yjet në bank rezervë dhe të rinjtë që marrin hapësirë, Real Madrid synon të sigurojë një fitore të qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Copa del Rey. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026

Published

on

Pas kritikave të ashpra ndaj çmimeve të larta të biletave të shpallura përpara Kupës së Botës 2026, FIFA ka vendosur të bëjë ndryshime në kategoritë e biletave.

Pas reagimeve të grupeve të tifozëve që i cilësuan si biletat më të shtrenjta në historinë e Kupës së Botës, u mor vendimi për të futur në shitje një opsion më të përballueshëm.

Do të ketë tarifë speciale prej 60 dollarësh për çdo ndeshje.

Sipas njoftimit të FIFA-s, për tifozët e dy ekipeve kombëtare që zbresin në fushë në çdo ndeshje do të ketë bileta me çmim 60 dollarë. Ndërkohë, në kategoritë e tjera të biletave dhe në çmimet e tyre nuk është bërë asnjë ndryshim.

FIFA njoftoi se gjatë pesë ditëve të para të procesit të shitjes së biletave janë marrë 20 milionë aplikime. Gjithashtu u bë e ditur se tifozët që kanë aplikuar për kategorinë standarde të biletave do t’i mësojnë rezultatet në muajin shkurt.

Kupa e Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, do të zhvillohet në gjithsej 16 stadiume./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Published

on

Inter Miami nuk ka asnjë qëllim të transferojë Robert Lewandowskin, pavarësisht informacioneve që kanë qarkulluar ditët e fundit dhe që flasin për një interes të supozuar të klubit amerikan për sulmuesin e FC Barcelona. Sipas gazetës, klubi që udhëhiqet nga David Beckham e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi.

Arsyeja është e dyfishtë, nga njëra anë, profili i sulmuesit polak nuk përputhet me planet sportive të Interit, i cili po kërkon lloj tjetër përforcimesh për sezonet e ardhshme.

Nga ana tjetër, klubi tashmë ka në përbërje një golashënues me moshë dhe karakteristika të ngjashme, Luis Suárez, i cili vazhdon të jetë një figurë kyçe brenda dhomës së zhveshjes.

Në këtë drejtim, prioriteti i Inter Miami është rinovimi i kontratës së Suárezit, megjithëse me një rishikim të pagës në rënie, të përshtatur me politikën ekonomike të klubit dhe me ecurinë sportive të futbollistit uruguaian.

Prania e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Atlético Madridit e bën të panevojshme afrimin e një “nëntëshe” tjetër veterane me një kontratë të madhe.

Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se Lewandowski nuk ka treg në Shtetet e Bashkuara. Klube të tjera të MLS-së kanë lëvizur dhe kanë sondazhuar situatën e tij. Një nga më aktivet ka qenë Chicago Fire, i cili tashmë ka vendosur kontakte me rrethin e sulmuesit, duke vlerësuar një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Kështu, ndërsa Inter Miami qëndron jashtë kësaj çështjeje dhe ia mbyll derën operacionit, MLS vazhdon të shfaqet si një destinacion i mundshëm për Lewandowskin, edhe pse për momentin larg projektit që udhëhiqet nga Messi, Suárez dhe Beckham në Florida./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983

Published

on

Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, është vjedhur më 19 dhjetor të vitit 1983 në Brazil.

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.

Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Zhaneiro, në një kabinet me xham rezistues ndaj plumbit.

Më 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh. Katër persona u dënuan në mungesë për krimin.

Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara