Lajmet

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Published

on

Inter Miami nuk ka asnjë qëllim të transferojë Robert Lewandowskin, pavarësisht informacioneve që kanë qarkulluar ditët e fundit dhe që flasin për një interes të supozuar të klubit amerikan për sulmuesin e FC Barcelona. Sipas gazetës, klubi që udhëhiqet nga David Beckham e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi.

Arsyeja është e dyfishtë, nga njëra anë, profili i sulmuesit polak nuk përputhet me planet sportive të Interit, i cili po kërkon lloj tjetër përforcimesh për sezonet e ardhshme.

Nga ana tjetër, klubi tashmë ka në përbërje një golashënues me moshë dhe karakteristika të ngjashme, Luis Suárez, i cili vazhdon të jetë një figurë kyçe brenda dhomës së zhveshjes.

Në këtë drejtim, prioriteti i Inter Miami është rinovimi i kontratës së Suárezit, megjithëse me një rishikim të pagës në rënie, të përshtatur me politikën ekonomike të klubit dhe me ecurinë sportive të futbollistit uruguaian.

Prania e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Atlético Madridit e bën të panevojshme afrimin e një “nëntëshe” tjetër veterane me një kontratë të madhe.

Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se Lewandowski nuk ka treg në Shtetet e Bashkuara. Klube të tjera të MLS-së kanë lëvizur dhe kanë sondazhuar situatën e tij. Një nga më aktivet ka qenë Chicago Fire, i cili tashmë ka vendosur kontakte me rrethin e sulmuesit, duke vlerësuar një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Kështu, ndërsa Inter Miami qëndron jashtë kësaj çështjeje dhe ia mbyll derën operacionit, MLS vazhdon të shfaqet si një destinacion i mundshëm për Lewandowskin, edhe pse për momentin larg projektit që udhëhiqet nga Messi, Suárez dhe Beckham në Florida./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara