Sport

Ndryshimi i marrëveshjes për Lojërat Mesdhetare

Published

on

Tetë shtatori i vitit të kaluar u konsiderua si datë shumë e rëndësishme për sportin e Kosovës pasi në Greqi Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Por, tashmë kur po bëhet një vit nga kjo marrëveshje, në Kosovë nuk është bërë asnjë hap për të përmbushur marrëveshjen e nënshkruar, madje nuk është formuar as Komiteti Organizativ që do të merrej me punët operacionale në teren.

Për më tepër, tashmë ka edhe një përplasje ndërmjet Komunës së Prishtinës si nikoqire e këtyre lojërave dhe Qeverisë së Kosovës si garantuese financiare e tyre. Kjo e fundit ka kërkuar nga ICMG (Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare) që të ndryshohet marrëveshje dhe qeveria të jetë bartëse e këtij organizimi. Një lëvizje të tillë të ekzekutivit kosovar e ka konfirmuar, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e quajtur atë si “kërkesë absurde”

Për të marrë një përgjigje rreth këtyre zhvillimeve, edhe Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në përgjigjen e tyre, ata kanë thënë se nuk dëshirojnë ta komentojnë këtë situatë, derisa kanë rekomanduar që për këtë çështje të merren informacione nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Sa i përket Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ju këshillojmë që të kontaktoni Komitetin Olimpik të Kosovës për t’ju ofruar më shumë informacion mbi këtë temë”, thuhet në përgjigjen e ICMKG-së.

Ndryshe, Lojërat Mesdhetare janë parë si mundësi e madhe dhe serioze që Kosova të përfitojë dhe të investojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive pasi parashihet ndërtimi i shumë stadiumeve, sallave e pishinave olimpike nëpër komunat e Kosovës.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara