

Lajmet
Syla: Varianti i ri i Covid-19 më vulgar, tubimet elektorale vatra e infeksionit
Published
4 years agoon
By
Betim GashiSimptomat e varianti të ri të Covid-19 janë me vulgare, thotë Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, duke shtuar se tubimet elektorale janë vatër e infeksionit. Tutje, Syla tha se dy anesteziologët të cilët janë riinfektuar, nuk janë në gjendje aspak të mirë.
“Po në fakt po është e vërtetë që janë shfaqur rastet e para të riinfektimit jo vetëm te punëtorët shëndetësorë, por në këtë rast po flasim për punëtorët shëndetësorë. I kemi dy mjekë anesteziologë të cilët për fat të keq janë riinfektuar dhe gjendja e tyre është si është, kjo është mjaft shqetësuese sepse faktikisht po hymë në një fazë të panjohur, kështu ashtu ka qenë një virus i panjohur dhe me të vërtetë kjo të atakojë punëtorët shëndetësorë është shumë shqetësuese”, tha ai.
Tutje, Syla tregon që sipas informatave që kanë, simptomat nga riinfektimi janë shumë më të ashpra dhe vulgare, duke shpresuar që mos të përfundojnë me fatalitet.
“Po në fakt unë nuk jam ekspert i fushës, unë jam gjinekolog, mirëpo sipas informatave që i marrim nga Infektiva, po është e vërtetë që është pak më vulgare, simptomat janë më të ashpra dhe në fakt po shpresojmë që nuk përfundojnë edhe me fatalitet më të rëndë, mirëpo është një situatë mjaftë e rëndë tek këta pacientë që riinfektohen. Se cila është natyra dhe shkaku unë mundem me fol vetëm për punëtorët shëndetësorë, sipas statistikave të fundit punëtorët shëndetësorë janë të eksponuar katër deri në pesë herë më shumë sesa popullata tjetër ndaj virusit, pra mundeni me marrë me mend ne jemi të rrezikuar katër deri në pesë herë, i keni parë edhe mutacionet tjera që vjen deri tek ky riinfektim”, deklaroi tutje ai.
Mes tjerash, doktor Syla tha që shqetësimi më i madh është kapacitetet e vendit për detektimin e variantit të ri.
“Në fakt shqetësimin më të madh e kemi së pari se si do t’i kemi kapacitetet për detektimin e variantit të ri, ju e dini që variantet e para janë hulumtuar në Gjermani, dhe tashmë i kemi rastet e para në Kosovë, të detektuara, nuk e dimë sa kemi raste të reja të padetektuara, mirëpo shpresoj që Instituti shumë shpejtë të veprojë dhe t’i detektojë rastet e tjera. Se sa është ky virus i dytë tashmë dihet edhe botërisht edhe shkenctarisht që përhapet shumë shpejtë, dhe i ka simptomat dhe vdekshmërinë më të madhe, nëse me 100 mijë banorë në Angli ka pasë dhjetë vdekje, tash me këtë variant të ri janë 13 deri në 15 vdekje, dhe edhe njëherë po them përhapja është shumë ma e shpejtë, dhe ma e lehtë”, u shpreh ai për Ekonomia Online.
Lidhur me tubimet e partive politike, gjatë fushatës elektorale, Syla tha që kanë bërë vazhdimisht apel që të shmangen ato tubime, sepse sipas tij, ato janë vatra e virusit.
“Para disa dite jo vetëm federata e sindikata e shëndetësisë ka bërë apel më të sinqertë të mundshëm, mirëpo kanë dal mandej edhe Instituti Kombëtar e të tjerë që kanë bërë apele, i keni parë së fundmi me të vërtetë është jo serioze dhe këta njerëz po e dërgojnë popullatën drejtë infeksionit, kush do të merret mandej me të, me siguri një sistem çfarë e kem ne, mirëpo duke ja shtuar kësaj që edhe një staf i cili është i stër lodhur, ka ra edhe qëndrimet, ka ra edhe gjitha ato që duhet të ishin prezente, atëherë këta duhet o t’i thirrin mendjes, o le të përgatiten për më të keqen. Nuk dëshiroj as të hapi panik, mirëpo vetë këto tubime që po i shohim nëpër rrugë, nëpër sallat e dasmave, nëpër oda, me të vërtetë janë vatër e infeksionit, vatër që virusi vetëm e pret dhe e dëshiron”, përfundoi ai.
Lajmet
Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme
Published
9 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për pajisjet fiskale.
Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë biseduar për gjendjen pas vendimit të Gjykatës Supreme.
“Sulmet kundër gjykatësve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi ai.
Të martën, Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se një ministër i certifikuar si deputet nuk mund të ushtrojë funksione ekzekutive.
Pak orë më vonë, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.
Edhe ministri në detyrë, Murati, e kundërshtoi këtë vendim në një status në llogarinë e vet në Facebook të martën, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.
Udhëzim administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte nënshkruar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.
Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Supremja iu përgjigj Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar reagimin e saj si tendencioz dhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se gjykata e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ja i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit më 27 mars.
Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore./REL
Lajmet
Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë
Published
10 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Komisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka deklaruar se negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, transmeton Anadolu.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, komisarja Kos tha se negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë për në BE përparojnë më shpejt se kurrë.
“Negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, siç dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura tashmë në muajt e fundit dhe të tjera që do të vijnë“, tha Kos në videon që ajo shpërndau në postimin e saj.
Duke theksuar se Shqipëria është angazhuar seriozisht në çështjen e zgjerimit, ndërsa BE-ja i përmbush detyrat duke respektuar qasjen e bazuar në meritë, Kos theksoi se vazhdojnë të ruajnë një fokus shumë të fortë në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
“Shqipëria pritet të konsolidojë më tej progresin shumë të mirë në këtë fushë. Progresi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për anëtarësimin në BE. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe do të nevojitet një mbështetje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur qëllimin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027“, vlerësoi Kos.
Së fundmi, Parlamentit Evropian miratoi rezolutën mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023-2024.
Raporti i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder u miratua me 502 vota pro, 120 kundër dhe 64 abstenime.
Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe aktualisht ka hapur disa kapituj në negociatat për anëtarësim.
Lajmet
Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”
Published
11 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bëri të ditur se rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se, viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.
Lajmet
Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona
Published
11 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Ka përfunduar bastisja në institucionin e arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral.
Pas përfundimit të këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër persona.
Aksioni i Policisë së Kosovës u krye në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës nën dyshimin e keqpërdorimeve e pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e arkivës shtetërore dhe institutcionin kadastral te Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbajë të informuar“, thuhet në përgjigjjen e zyrtares nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Kaltrina Shala.

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve

Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”

Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore