Lajmet

​Syla kërkon rritje 50% të pagave për punëtorët shëndetësorë deri të miratohet Ligji i pagave

Syla u shpreh se frustrimi dhe pakënaqësia në mes punëtorëve shëndetësorë është rritur.

Published

on

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas protestave të organizuar ditë më parë, sot është takuar me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Kryesindikalisti Blerim Syla u shpreh se urgjent duhet të rregullohet çështja e pagesës së mjekëve dhe infermierëve, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të rriten pagat për profesionistët shëndetësorë për 50% deri të miratohet Ligji për paga, në të kundërtën ai u shpreh se nëse kjo nuk ndodh nga janari nuk do të mund t’i mbajnë nën kontroll për veprimet e tyre stafin shëndetësor.

Syla u shpreh se frustrimi dhe pakënaqësia në mes punëtorëve shëndetësorë është rritur edhe pas refuzimeve të ekzekutivit për të diskutuar me ta.

“Kërkesat kanë qenë dy: Ligji i pagave që të parashihet në buxhetin për vitin 2022 që pastaj pavarësisht se si do të rrjedh gjërat mos të shkojmë me ata se po e aprovojmë, por nuk ka para, sepse kemi përvoja të tilla, dhe (2) kemi kërkuar deri atëherë rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, rritjen e pagave e kemi kërkuar 50% […] Pandemia nuk ka përfunduar ende dhe e kemi parë të arsyeshme që edhe në bazë të ligjit mbi pandeminë e keni një arsye, qeveria ka arsye që ta bëjë këtë rritje deri kur të vjen ai ligj, por për fat të keq nuk kemi marr asnjë përgjigje e cila kishte të paktën me bind për të mirë apo për të keq punëtorin shëndetësor. […] Por refuzimi i takimit nga ana e qeverisë e ka irrituar punëtorin shëndetësor, megjithatë jemi munduar të jemi dhe ta ndjekim këtë, por unë kam frikë që këto ditë përfundojnë, vjen janari, pakënaqësitë rriten normalisht neve nuk jemi në gjendje ta mbajmë situatën nën kontroll”, theksoi ai.

Para anëtarëve të Komisionit të Shëndetësisë, Syla ka thënë se mjekët janë ndjerë të ofenduar pasi është vendosur që edhe do ta deklarojnë pasurinë.

“Janë reagime jo të mira, me të vërtetë kanë me ndodh gjëra jo të mira, jo pse nuk duan ata të paraqesin pasurinë, të gjithë janë të disponuar, por disi është si diskriminuese e kanë parë veten të paragjykuar në arsyetimin e këtij ligji andaj kërkoj, se si deputet t’i keni këto parasysh, kur të vijë deri aty sepse kolegët tuaj po paragjykohen për korrupsion”, theksoi ai.

Duke folur për Ligjin e pagave i cili nuk është buxhetuar as për vitin 2022, kryesindikalisti Blerim Syla kërkoi nga anëtarët e këtij Komisioni që të të bëhet një Ligj i pagave vetëm për profesionistët shëndetësorë.

“Nëse krejt nuk po munden, a mundet vëlla me nis ndonjë ligj vetëm për profesionistët shëndetësorë, sepse kështu u bë e tepruar, më nuk mund të krahasohet askush me punëtorët shëndetësorë”, theksoi ai.

Kurse, kryetarja e këtij Komisioni që vjen nga radhët e pozitës, Fatmire Kollçaku iu tërhoqi vërejtën sindikalistëve të pranishëm për grevat e mbajtura dhe protestat e mbajtura në kohë pandemie.

Madje, ajo dha arsyetimin se pse Ligji i pagave nuk është proceduar këtë vit ashtu siç ishte paraparë në agjendën legjislative.

“(Vendimi i qeverisë) i cili thotë se ende jemi në kohën e pandemisë në nivel global dhe besoj që në kohën e pandemisë nuk është mirë që të ftohen greva të përgjithshme sepse vërtetë është në fuqi ai vendim. […] Në bazë të strategjisë legjislative është dashur të vijë këtë vit, është prolonguar për shkak të pandemisë, dhe pritet që do jetë vitin tjetër”, tha ajo.

Ndërsa, Syla ia ktheu duke i thënë se pasojat për protestat dhe grevat i bartin vetë.

Vendi

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit sot në orën 11:00

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, për thirrjen e menjëhershme të vazhdimit të seancës konstituive sot, më 12 gusht 2026.

Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afateve ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese, mirëpo kjo nuk e shuan detyrimin për përmbushjen e këtij procesi pa vonesa të mëtejshme. Partia kërkon që deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga besimi i qytetarëve.

Pavarësisht nëse kryesuesi do ta thërrasë zyrtarisht seancën apo jo, deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit sot në orën 11:00, kohë kur plotësohet afati 48-orësh sipas rregullores. Me këtë rast, PDK u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve që t’i bashkohen seancës për të dëshmuar gatishmërinë politike për përmbushjen e obligimeve kushtetuese.

Kjo kërkesë vjen pasi vazhdimi i fundit i seancës konstituive, i mbajtur të shtunën, u ndërpre dhe u shty me kërkesë të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, pas tensioneve në sallë ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të tij. /E.A/

foto: Koha.net

Continue Reading

Lajmet

Spektakli qiellor i 12 gushtit: Si do të përjetohet eklipsi i Diellit në Evropë dhe Kosovë

Published

on

By

Miliona evropianë do të kenë mundësinë të ndjekin të mërkurën mbrëma eklipsin e parë të plotë diellor në Evropën kontinentale pas dy dekadash. Fenomeni astronomik do të jetë plotësisht i dukshëm në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore do të përjetojë një eklips të pjesshëm.

Sipas platformës astronomike TimeandDate, qytetarët në Kosovë do të mund të vëzhgojnë fazën e pjesshme të këtij fenomeni, i cili do të nisë në orën 19:29. Kulmi do të arrihet në orën 19:38, moment kur Hëna do të mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 19:41, Dielli do të perëndojë, ndërsa e gjithë faza e pjesshme do të përfundojë përfundimisht në orën 21:07. Sipas raportimeve të The Guardian, kulmi i eklipsit në Spanjë pritet mes orës 20:26 dhe 20:33, ndërsa në Londër do të regjistrohet në orën 19:13.

Për shkak se ky fenomen do të ndodhë shumë pranë horizontit, ekspertët sugjerojnë që vëzhgimi të bëhet nga pika të larta dhe zona pa pengesa, me pamje të hapur drejt perëndimit dhe veriperëndimit. Njëkohësisht, ata paralajmërojnë se shikimi i Diellit me sy të lirë është i dëmshëm. Në mungesë të syzeve mbrojtëse speciale, qytetarët mund të përdorin një kullesë kuzhine si projektor alternativ, duke reflektuar dritën dhe hijen e eklipsit mbi një sipërfaqe të letrës. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohen pesë persona pas një përleshjeje fizike në Ferizaj, një i lënduar dërgohet në QKUK

Published

on

By

Pesë persona janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve.

Si pasojë e incidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre, 33-vjeçari me inicialet SH.A., për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku do të intervistohet nga policia posa t’i stabilizohet gjendja shëndetësore.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë intervistimit njëri nga të dyshuarit ka pranuar se ka përdorur një kaçavidë gjatë përleshjes, me të cilën dyshohet se e ka goditur viktimën. Policia ka sekuestruar kaçavidën në cilësinë e provës materiale, si dhe ka siguruar një incizim të ngjarjes që do t’i dorëzohet prokurorisë.

Të arrestuarit për këtë rast janë: D.A. (21 vjeç), E.A. (22 vjeç), A.N. (39 vjeç), O.A. (18 vjeç), A.A. (22 vjeç)

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë incident. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përfshihet nga zjarri një deponi me goma të vjetra në Sllatinë

Published

on

By

Një deponi për grumbullimin e gomave të vjetra në Sllatinë është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur që është përhapur në zonën përreth. Deponia ndodhet në afërsi të rrugës kryesore.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për mediat se ekipet janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale, ndërsa zjarrfikësit po vazhdojnë punën në terren. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara