Lajmet

​Hoxhaj: Do t’i rrisim pagat për mjekët, sigurim shëndetësor dhe vaksinën antiCOVID për qytetarët

Published

on

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, planin për rimëkëmbje të shëndetësisë e ka prezantuar sot para menaxhmentit të Spitalit të Ferizajt dhe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Hoxhaj tha se prioritet i qeverisjes së tij është shëndetësia, derisa ka premtuar se do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor për 30 përqind dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.

“Jemi shumë të vendosur që ta rrisim pagën në një përmasë që e tejkalon pritjen tuaj. Do të jetë një pagë shumë dinjitoze e cila do t’ju motivojë edhe më shumë që t’i shërbeni më tutje qytetarit të Kosovës, siç i keni shërbyer deri më tash”, tha ai.

Hoxhaj ka pasur kritika për qeverinë në detyrë për sa i përket vaksinës antiCOVID, e që tha se me të marrë drejtim e qeverisë, vaksinën do ta sigurojë për personelin shëndetësor dhe për qytetarët e Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka prezantuar planin për shëndetësinë para personelit shëndetësor. Ai tha se prioritet kanë pagat për mjekët e infermierët, si dhe sigurimin shëndetësor për qytetarët.

“Përveç investimeve në mjekësinë primare, hapi i dytë është si të krijohen kushte që ju, por edhe gjeneratat e reja të kenë një mirëqenie sociale. Duhet të ndihet dora e shtetit një ndër pjesët e programit tonë është, ajo që e kemi nisur në qeverinë e kaluar dhe fatkeqësisht kemi pasur të dy partitë opozitare kundër, rritja e pagave”, ka thënë Ismaili.

Ismaili, tutje ka thënë se këtë herë, programi i PDK-së do të mundësojë rritje mbi atë që mund të pritet, në nivel të mjekësisë primare dhe mjekëve.

Personeli shëndetësor në Ferizaj kanë mirëpritur planin e PDK për shëndetësi, derisa kanë kërkuar të dinë edhe detaje shtesë rreth këtij programi.

Hoxhaj e Ismaili gjatë ditës në Ferizaj kanë mbajtur një takim edhe me infermierët e kësaj komune.

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Lajmet

Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se po e monitoron nga afër situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi, ku ka qenë e pranishme edhe me përfaqësues zyrtarë.

Sipas ambasadës, aktualisht situata në këto pika kufitare është stabile.

Njoftohet se pa një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologut të tij kroat, Davor Bozhinoviq, janë hapur të gjitha sportelet në kalimet kufitare kroate. Kjo ka ndihmuar në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve.

Megjithatë, ambasada paralajmëron se procedurat mund të jenë më të ngadalta për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES).

Ky sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në fuqi më 12 tetor 2025.

Continue Reading

Lajmet

Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania

Published

on

By

Faqja ndërkombëtare World News ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit Panzerfaust 3 nga Gjermania.

Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

Sistemi Panzerfaust 3 njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s.

Panzerfaust 3 ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Panzerfaust 3 përdoret nga të paktën 11 shtete.

Continue Reading

Të kërkuara