Lajmet

Haradinaj: ShBA e BE e kanë një draft-statut për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

Ai tha se Asociacioni duhet të jetë domosdoshmërisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm draft-statutin e Asociacionit të propozuar dje në Bruksel nga ekipi menaxhues, i cili tashmë është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, Asociacioni është një e keqe e trashëguar, por i njëjti duhet të jetë domosdoshmërisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Andaj Haradinaj beson Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova e ka të pamundshme me pranua një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë. Është ditur herët se si do të jetë rezultati i këtij komisioni, është ditur se çka do të propozon. Në fakt shkarkimi nuk është i vlefshëm pasi ata kanë dhënë produktin, kjo në fakt nuk është shkarkim pasi ata e kanë kryer pjesën e vet të punës. Dalja për këtë është prapë tek ndërmjetësit, meqenëse amerikanët dhe BE-ja janë në dijeni se statuti i Asociacionit nuk mund të jetë jo kushtetues dhe jo ligjor. Pra do të ishte e mirë ndërhyrja e tyre në këtë kohë dhe jo lufta mes palëve”, ka thënë Haradinaj.

Në një prononcim para gazetarëve në Kuvend, Haradinaj është shprehur se zgjidhja se si të vazhdohet tutje për themelimin e Asociacionit i takon ndërmjetësuesve të dialogut.

“Besoj shumë se zgjidhja tani është te amerikanët dhe BE-ja që ata vetë të marrin ndërmjetësimin dhe të propozojnë një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën…Shpresoj shumë sidomos edhe tek amerikanët që ata të marrin përsipër propozimin e një draft-statuti, i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës…Rrjedha e logjikshme është kjo, unë jo se kam informacione por rrjedha e logjikshme është kjo. Besoj se edhe e kanë të shkruar amerikanët dhe evropianët një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën, por është dashur të konsumohet propozimi i parë i komisionit i cili është jo kushtetues”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Haradinaj është shprehur se përmes nënshkrimit të deklaratës për të zhdukurit, Serbia e pranon faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë apo dhunë në Kosovë.

“Besoj se është në rregull deklarata e këtillë. Është e arritura e parë e pranimit të faktit, ku pranohet nga pala serbe, pasi ata supozojnë se ka të zhdukur edhe nga Kosova. Por është hera e parë që serbët e pranojnë faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë ose me dhunë. Unë nuk e shoh ndonjë ndryshim në përmbajtje. Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare besoj se kjo ua siguron të gjithë palëve mundëson me kërku drejtësinë në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel dje kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është i papranueshëm për Kosovën.

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara