Lajmet
Studimi: Rrahjet e zemrës diktojnë perceptimin tuaj mbi për kohën
Ky proces ndodh automatikisht, por jo vazhdimisht.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNë këtë moment truri po mban shënim gjurmët e kalimit të kohës pa vetëdijen tuaj, duke ju lejuar të përqendroheni mbi gjëra më të mira si leximi i kësaj historie. Ky proces ndodh automatikisht, por jo vazhdimisht. Perceptimi i trurit për kohën mund të luhatet. Disa momente duket se zgjaten ose zvogëlohen në lidhje me çdo sekondë që kalon.
Ndërsa këto luhatje mund të jenë shtrembërime të realitetit, teknikisht ato nuk janë të gjitha në kokën tuaj. Sipas një studimi të ri, disa perceptime mbi kohën e kanë origjinën në zemrën tuaj. “Rrahjet e zemrës diktojnë ritmin mbi perceptimin e kohës” thotë profesori i psikologjisë në Universitetit Kornell, Adam K. Anderson, njëherazi autori kryesor i studimit.
“Koha është një dimension i Universit, dhe një bazë thelbësore për përvojën tonë me veten. Hulumtimi ynë tregon se kjo përvojë sinkronizohet dhe ndryshon me kohëzgjatjen e tërrahurës së zemrës” thekson ai.
Studimi i ri shqyrtoi lidhjet midis perceptimit të kohës dhe ritmeve trupore, me fokus kryesor luhatjet natyrore të ritmit të zemrës. Ndërsa rritmi i përgjithshëm i zemrës duket i qëndrueshëm, çdo rrahje individuale mund të jetë pak më e shkurtër ose më e gjatë se ajo e mëparshme.
Hulumtimet kanë treguar se rrahjet e zemrës mund të ndikojnë në perceptimin tonë të stimujve të jashtëm, dhe është dyshuar prej kohësh se zemra e ndihmon trurin që të masë kohën. Studiuesit rekrutuan 45 studentë nga Universiteti Kornell, të moshës 18–21 vjeç me një nivel dëgjimi normal dhe pa histori të sëmundjeve të zemrës.
Ata përdorën elektrokardiografinë (EKG) për të monitoruar aktivitetin e zemrës me një saktësi prej disa milisekondash, duke e lidhur aparaturën e EKG-në me një kompjuter që do të regjistronte tingujt të shkurtër të shkaktuara nga rrahjet e zemrës së studentëve.
Secili prej tyre zgjati vetëm 80 deri në 180 milisekonda, dhe pasi dëgjuan një të tillë subjekteve iu kërkua të raportonin nëse mendonin se zgjati më shumë apo më pak se sa tingujt e tjerë. Subjektet perceptuan se tonet e rrahjes ishin më të gjata në kohë kur parapriheshin nga një rrahje zemre më e shkurtër në kohë, dhe i raportuan tonet si më të shkurtra kur ato pasonin një rrahje zemre më të gjatë në kohë.
“Rrahjet e zemrës janë një ritëm, të cilin e përdor truri ynë për të na dhënë ndjenjën tonë të kohës që kalon. Dhe ajo nuk është lineare. Por tkurret dhe zgjerohet vazhdimisht” thotë Anderson. Ndërsa zemra mund të ushtrojë një ndikim të madh në perceptimin e trurit mbi kohën, studiuesit kanë vënë re se ajo është si një rrugë me dy drejtime.
Dëgjimi i një tingulli i nxiti subjektet ta përqendronin vëmendjen e tyre tek ai. Kjo është një ”përgjigje orientuese”, e cila nga ana tjetër ndryshoi rrahjet e tyre të zemrës dhe e ri-rregulloi përvojën e tyre të kohës. Perceptimi i gabuar i kalimit të kohës, mund të duket si një gjë e keqe, dhe ndonjëherë është kështu.
Por ndërsa humbja e gjurmës së kohës mund të shkaktojë probleme, ajo mund të ketë edhe përfitime adaptive për llojin e luhatjeve të përkohshme të identifikuara në këtë studim.
Zemra duket se e ndihmon trurin të punojë në një mënyrë më efikase edhe me burime të kufizuara, shtojnë studiuesit, duke ndikuar mbi mënyrën se si ai përjeton kalimin e kohës në shkallë më të vogla, dhe duke vepruar në periudha kohore shumë të shkurtra për mendime ose ndjenja të ndërgjegjshme. / science alert – bota.al
Lajmet
Ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit nga ujësjellësi, mund të ketë ndërprerje të ujit
Published
20 minutes agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se në disa zona kryesore të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.
Në një njoftim thuhet se ekipet do të intervenojnë në rrugët: “Igballe Prishtina”, “Rruga e Mitrovicës”, “Selim Berisha”, “Xhon Sereqi”, “Ismajl Ismajli”, “Sadete Mekuli”, “Agim Ramadani”, dhe “Bill Klinton”.
“Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë” , njofton KRU “Prishtina”.
Lajmet
Edi Rama niset për në Hagë për ta takuar Hashim Thaçin
Published
27 minutes agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas sa kohësh do ta takojë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë. Tashmë ai ka marrë edhe rrugën drejtë Hagës, e ku thekson se Thaçi bashkë me bashkëluftëtarët e tij po mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare, duke e quajt edhe turp të madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë këtë gjykim.
Rama teksa ka kritikuar gjykimin që po bën Specialja, ka uruar që Thaçi bashkë me të tjerët vitin e ardhshëm të lirohen dhe se ata nuk bën asgjë më shumë përveçse mbrojtën lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
“Jam rrugës për në Hagë ku do të takojë pas disa kohesh nga takimi i mëparshëm, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin e Republikës së Kosovës i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të gjithë atyre që e sponsorizojnë të lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor, në fakt është e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratisht nga populli së bashku me te bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmen Republikën e Kosovës mbahen të mbyllur, të izoluar dhe tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo provave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharak të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare me akuza si dhe kanë mbaruar dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi.”, tha Rama në një video paraqitje.
Rama madje tha se nuk ka dy apo tre të drejta dhe se të vërtetën nuk e tundë dot askush e as edhe një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare.
“Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tundë dot askush dhe lere më pastaj një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë rast ka lënë kokën e namit. Dua shumë të besoj që në fund e drejta do të fitojë e këtu nuk ka dy apo tre të drejta. Këtu ka vetëm një të drejtë dhe që është e drejta e bekuar përjetësisht mbi gjakun e heronjve, martirëve me dhimbjet e pa tregueshme të nënave. Motrave, grave e vajzave dhe të përdhunuarave e të sakatuarave gjatë një periudhe nga më të zymtat nga vetë Evropa, në zemër të Evropës”, thekson Rama.
Lajmet
Vrasja e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj R.M
Published
54 minutes agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” në Burim të Komunës së Malishevës më 31 mars 1999.
Në komunikatë për media PSRK ka njoftuar se veprën penale R.M e kishte kryere në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe.
“Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë. R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në komunikatën për media.
I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me qëllim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Lajmet
Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie
Published
1 hour agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza e quan lajm të mirë heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.
“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza.
Ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit nga ujësjellësi, mund të ketë ndërprerje të ujit
Edi Rama niset për në Hagë për ta takuar Hashim Thaçin
Vrasja e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj R.M
Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie
Meloni: Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të shtyhet
NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026
50 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës
Sot shënohet dita ndërkombëtare e emigrantëve
Hakohet Ministria e Brendshme e Francës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
