Lajmet

Zelensky: Shteti i keq do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve

Forcat ruse gjatë javës kanë granatuar një numër qytetesh të Ukrainës.

Published

on

Forcat ruse gjatë javës kanë granatuar një numër qytetesh të Ukrainës. “Shteti i keq” do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve. Kështu ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij tradicional me video drejtuar kombit.

“Kamianske në rajonin Zaporizhzhia, Beryslav në rajonin Kherson, Marhanets në rajonin Dnipropetrovsk, Avdiivka, Kramatorsk dhe Kostiantynivka në rajonin e Donetsk, Kostiantynivka në rajonin Sumy… Dhe dhjetëra e dhjetëra qytete dhe fshatra të tjerë ukrainas që janë goditur nga terroristët rusë vetëm këtë javë. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre, të dashurit e tyre”, tha ai.

Presidenti Zelensky siguroi se “shteti i keq do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve” dhe u kujtoi ukrainasve se Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

“Momenti pas të cilit bëhet i pamohueshëm se fundi i këtij agresioni për Rusinë do të jetë gamën e plotë të përgjegjësisë së saj. Përgjegjësia për çdo goditje në Ukrainë, për çdo jetë të shkatërruar, për çdo fëmijë ukrainas të deportuar… Dhe, sigurisht, për çdo manifestim të destabilizimit të botës të shkaktuar nga agresioni rus”, tha Zelensky, transmeton Ukrinform.

Siç është raportuar, Zelensky miratoi një vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës për të aplikuar dhe ndryshuar masat e veçanta ekonomike dhe të tjera kufizuese (sanksione).

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Lajmet

Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se po e monitoron nga afër situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi, ku ka qenë e pranishme edhe me përfaqësues zyrtarë.

Sipas ambasadës, aktualisht situata në këto pika kufitare është stabile.

Njoftohet se pa një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologut të tij kroat, Davor Bozhinoviq, janë hapur të gjitha sportelet në kalimet kufitare kroate. Kjo ka ndihmuar në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve.

Megjithatë, ambasada paralajmëron se procedurat mund të jenë më të ngadalta për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES).

Ky sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në fuqi më 12 tetor 2025.

Continue Reading

Lajmet

Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania

Published

on

By

Faqja ndërkombëtare World News ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit Panzerfaust 3 nga Gjermania.

Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

Sistemi Panzerfaust 3 njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s.

Panzerfaust 3 ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Panzerfaust 3 përdoret nga të paktën 11 shtete.

Continue Reading

Të kërkuara