Shëndet

Si të merrni 100% të hekurit prej ushqimeve?

2 deri 20 përqind e hekurit që gjendet në produktet me origjinë bimore ia del të shkojë nga sistemi tretës në gjak.

Published

on

Ekzistojnë dy lloje të hekurit, njëri që përthithet shumë mirë nga trupi dhe tjetri që thithet më me vështirësi. 

Vetëm 2 deri 20 përqind e hekurit që gjendet në produktet me origjinë bimore ia del të shkojë nga sistemi tretës në gjak, krahasuar me 15% deri 35% e hekurit që arrin të përthithet nga produktet me origjinë shtazore.

Por kjo nuk duhet t’ju merakosë nëse keni vendosur të hiqni dorë nga produktet shtazore. Mjafton që në ushqimet tuaja të shtoni vitaminën C.

Kjo vitaminë do të ndihmojë hekurin që përthithet me vështirësi, duke gjashtëfishuar aftësitë e tij për të kaluar nga sistemi tretës në gjak, duke ndihmuar kështu edhe nëse jeni anemikë.

Më poshtë do të gjeni listën e përgatitur nga AgroWeb.org me gjashtë ushqime të pasura me hekur që mund të kombinohen shumë mirë me një frut ose një perime të mbushur me vitaminë C.

Por nuk ka pse t’i qëndroni strikt këtyre kombinimeve, mund edhe të bëni të gjitha kombinimet që dëshironi. 

1. Spinaqi (hekur) + specat e kuq (vitaminë C). Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, mënyrat e kombinimit të këtyre dy ushqimeve janë të shumta.

Mund t’i bëni sallatë, mund të bëni speca të mbushura me spinaq, apo t’i gatuani së bashku duke shtuar vaj ulliri, hudhër dhe piper të kuq

2. Brokoli (hekur) + domate (vitaminë C). Mund të përzieni brokolin me një salcë domatesh të thata.

Mund të shtoni qepë, kërpudha, vaj ulliri, hudhër dhe erëza të tjera dhe t’i gatuani së bashku.

Mund të shtoni edhe një ushqim me proteina (mish pule, sardele ose fasule) ose të bëni një mëngjes të shëndetshëm duke bërë një omletë me brokoli dhe domate.

3. Fasulet e zeza (hekur) + lakër (vitaminë C). Edhe në këtë rast është në dorën dhe shijen tuaj se si mund t’i kombinoni këto dy ushqime fantastike plot me vlera ushqimore.

Mund të bëni sallatë, ose t’i gatuani veç e veç. Sipas hulumtimeve AgroWeb.org, e rëndësishme është që të dyja bashkëpunojnë më së miri.

4. Lakra të egra (hekur) + portokalle (vitaminë C). Tingëllon çuditshëm, por ju mund t’i përzieni këto dy produkte në një lëng të vetëm, mund t’i shtoni në sallatë dhe ta konsumoni në drekë ose në darkë sipas preferencave.

5. Thjerëzat (hekur) + lakra të vogla (vitaminë C). Lakrat e vogla, ose siç njihen rëndom Lakra Brukseli mund të përgatiten në zgarë, në tenxhere ose në tigan.

Ato mund t’ia bashkangjisësh sallatës, ose mund të bësh lakra të mbushura me thjerëza.

6. Çokollata e zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C). Bëhet fjalë për një kombinim aq të shijshëm sa të lëpish gishtat. Çokollata e zezë është një burim i pasur hekuri.

AgroWeb.org ju tregon se mund ta shkrini atë, të zhysni luleshtrydhet e t’i shijoni për një mbrëmje të këndshme.

Ose mund t’i shtoni në mëngjës kur jeni dukë ngrënë tërshërë, t’i ktheni në lëng, ose të bëni kos me luleshtrydhe dhe çokollatë për ëmbëlsirë.

A e dini se?

• Po të gatuani me produkte hekuri (tenxhere, tiganë, tepsi) nxehtësia do të bëjë që thërrime të vogla hekuri të futen në ushqim duke shumëfishuar kështu dozën e hekurt që merr në ushqim.

Kjo vlen kryesisht për ushqimet e lëngshme dhe me aciditet të lartë, siç është salca e domates.

Një studim tregoi se niveli i hekurit në një salcë domatesh për makarona u rrit me nentë herë pas gatimit në një enë prej hekuri.

• Kalciumi dhe tanina (një përbërës që gjendet tek çaji dhe kafeja) ndikojnë negativisht në përthithjen e hekurit nga trupi.

Ndaj përpara se të nisësh një dietë ushqimore të pasur me hekur, hiq dorë nga suplementët e kalciumit, çaji dhe kafeja./AgroWeb.org

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara