Sport

Heung-Min Son para Ronaldos e Messit, si sulmuesi me efikasitetin më të mirë në portë

Published

on

Heung-Min Son është përzgjedhur si sulmuesi me efektshmërinë më të mirë para porte në Evropë, duke lënë pas vetës lojtarë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowksi.

Ylli i Tottenhamit ka shënuar 61 gola që nga edicioni 2016/17 për Spurs, e në total janë përfshirë edhe argjentinasi me 139 gola te Barcelona dhe polaku me 134 sosh te Bayerni.

Sipas një studimi të bërë nga The Indepedent, tregohet se Son është duke prirë si lojtari më efektiv para porte, duke humbur pak shanse.

Grafiku tregon se koreano-jugori shënon 44.41 për qind të golave nga shanset e krijuara për të nga bashkëlojtarët.

Pas tij renditet bashkëlojtari i tij te Tottenhami, Harry Kane, me 21,33 për qind, Lionel Messi me 21,31 për qind, e pasojnë të tjerët.

Cristiano Ronaldo është shumë poshtë, duke shfrytëzuar vetëm 0.67 për qind të shanseve para golit.

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Published

on

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.

Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.

Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova

Published

on

Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi janë dy notarët kosovarë që kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda dhe në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë që, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, mirëpo në disiplina të ndryshme.

 

Continue Reading

Lajmet

Granit Xhaka zgjedh skuadrën e re

Published

on

Sunderland ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për të transferuar mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Raportet e mëparshme nga Italia sugjeronin se Interi kishte marrë avantazh në garën për Xhakën, por situata ka ndryshuar.

Sipas raportimeve të fundit, përfshirë gazetarin e njohur David Ornstein, reprezentuesi zviceran ka bërë të ditur dëshirën e tij të qartë: ai dëshiron vetëm t’i bashkohet Sunderlandit, duke hedhur poshtë interesimin e klubeve të tjera si Fenerbahcen, Interin  dhe Milanin.

Në një përditësim të publikuar në rrjetin social X, Ornstein ka bërë të ditur se Xhaka e ka informuar zyrtarisht klubin gjerman se ka vendosur zemrën për një transferim në Stadium of Light, dhe se tashmë ekziston një marrëveshje personale mes lojtarit dhe Sunderlandit.

Aktualisht po zhvillohen negociata mes dy klubeve, me Bayer Leverkusen që, sipas burimeve, i ka kërkuar mesfushorit 32-vjeçar të përshpejtojë përfundimin e marrëveshjes. Edhe pse nuk është bërë publik ndonjë çmim zyrtar, raportohet se Leverkusen mund të kërkojë rreth 15 milionë funte për një lojtar që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Ky do të ishte një transferim i bujshëm për Sunderlandin, që do të sillte përvojë dhe cilësi në mesin e fushës me një emër të njohur në futbollin evropian si Granit Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit dhe një nga liderët e kombëtares së Zvicrës.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara