Sport

Lewandowski: Klopp ishte mësues i keq, bënte presion për të nxjerrë më të mirën

Publikuar

Robert Lewandowski ka folur fjalë të mëdha për marrëdhënien e tij me Jurgen Klopp, duke thënë se tani shefi i Liverpoolit ishte “mësuesi i keq” që e shtyu atë në rrugën e rritjes së tij profesionale.

Pasi hasi në shumë vështirësi në vitet e tij të adoleshencës, Lewandowski filloi të shënonte rregullisht për Znicz Pruszkow dhe Lech Poznan, gjë që i dha atij një lëvizje në Borussia Dortmund në vitin 2010.

Fillimi i jetës së Lewandowskit në Bundesliga nuk ishte më i qetë, pasi ai u vendos në një pozitë të panjohur si numri 10 dhe hasi në shumë vështirësi në stërvitje nën urdhërat e Jurgen Klopp.

Duke zbuluar se si u zhvillua marrëdhënia e tij me Klopp në “Players Tribune”, ai tha: “Jurgen nuk ishte vetëm një figurë babai për mua. Si trajner, ai ishte si mësuesi “i keq”. Dhe dua të them këtë në kuptimin më të mirë të fjalës”.

“Më lejo të shpjegohem. Mendo përsëri kur ishe në shkollë. Cilin mësues e mbani mend më shumë? Jo ai që e bëri jetën të lehtë për ty dhe kurrë nuk priste asgjë nga ti. Jo jo jo. Ju kujtohet mësuesi i keq, ai që ishte i rreptë me ju. Ai që ju bëri presion dhe bëri gjithçka për të marrë më të mirën nga ju. Ky është mësuesi që ju bëri më të mirë, apo jo? Dhe Jurgen ishte i tillë.”, vazhdoi Lewandowski.

“Ai nuk ishte i kënaqur të të linte të ishe student i kategorisë B, e di? Jurgen dëshironte studentë të kategorisë A +. Ai e donte atë për ju”, vazhdoi sulmuesi polak.

“Ai më mësoi aq shumë. Kur arrita në Dortmund, doja të bëja gjithçka shpejt, pasime të forta, vetëm me një prekje. Jurgen më tregoi të qetësohem, të bëjë dy prekje nëse është e nevojshme.”, tha në fund sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski./UBTNews

Sport

Cannavaro thotë se do të kishte punuar te Napoli pa para

Ai tha se presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia ofroi kurrë këtë mundësi.

Publikuar

nga

Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro ka pranuar se do të kishte punuar te Napoli pa pagesë si trajner pasi ishte ëndrra e tij, por presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia ofroi kurrë këtë mundësi.

Kur ai u pa i ulur pranë De Laurentiis në tribunë gjatë ndeshjes Napoli-Empoli, para se Rudi Garcia të shkarkohej për t’i lënë vend Walter Mazzarrit, shumë mediume pretenduan se kjo do të thoshte se ai ishte duke u rreshtuar për këtë rol.

“Do ta kisha trajnuar Napolin pa pagesë, është ëndrra për të gjithë trajnerët”, u shpreh Cannavaro për ‘Sportitalia’.

Kur u pyet për opsionet, De Laurentiis tha se ai kishte një listë të ngushtë me 50 emra, por që Cannavaro nuk bënte pjesë në atë listë.

“Nuk mendoj se mungesa e përvojës është arsyeja pse nuk isha në atë listë. Shumë njerëz nuk e respektojnë përvojën që kam fituar në Kinë, por unë jam trajner dhe dua të punoj. U ktheva në Itali dy vjet më parë dhe vazhdoj të studioj, sepse trajneri është ajo që dua të bëj”, shtoi më tej mbrojtësi italian.

Fituesi i Topit të Artë punoi si ndihmësi i Cosmin Olaroiut te Al-Ahli në sezonin 2013/14 përpara se të udhëheqte, Guangzhou Evergrande, në Kinë, më pas Tianjin Quanjian dhe Guangzhou Evergrande përsëri.

Pas vetëm dy ndeshjesh si trajner i përkohshëm i kombëtares së Kinës, ai pati përvojën e tij të vetme si trajner evropian, ku drejtoi Beneventon në Serie B./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Revolucion te Roma, së paku gjashtë largime në verë

Lista fillon me Rasmus Kristensen, më pas duke iu bashkangjitur Renato Sanches, Dean Huijsen, Serdar Azmoun, Angelino dhe Diego Llorente.

Publikuar

nga

Roma tani më ka vendosur për ndryshime brenda skuadrës përpara se të hapet afati kalimtar i verës, me një numër të konsiderueshëm futollistësh të cilët nuk janë në planet e klubit, sipas raportimeve te mediumit italian ‘La Gazzetta dello Sport’.

Lista fillon me Rasmus Kristensen, më pas duke iu bashkangjitur Renato Sanches, Dean Huijsen, Serdar Azmoun, Angelino dhe Diego Llorente.

Këto largime do të ndihmonin kryeqytetasit të ulin shpenzimet e konsiderueshme, me klubin që kursen mbi 50 milionë euro bruto në paga. Largimi i Kristensen, Sanches dhe Huijsen, të cilët ishin të huazuar, do të thotë se ata do të kthehen në klubet e tyre në fund të huazimit të tyre. Përveç kësaj, Roma nuk do të ofrojë kontrata të reja për portierët Rui Patricio dhe Pietro Boer.

Megjithatë, pasiguria përfshin lojtarë të tjerë, si Romelu Lukaku, qëndrimi i të cilit në ekip nuk ka gjasa për shkak të vështirësive financiare të klubit për të garantuar nënshkrimin e tij të përhershëm nga Chelsea. Për më tepër, e ardhmja e Azmoun, Angelino dhe Llorente, aktualisht në huazim në klube të tjera, janë nën monitorim.

Në dyshime është edhe situata e Leonardo Spinazzolas, me italianin i cili ka një kontratë deri në qershor. Edhe pse agjenti i tij kishte treguar më parë se ai nuk do të zgjaste kontratën e tij, mbrojtësi i majtë ka luajtur rregullisht te Roma nën drejtimin e Daniele De Rossi, gjë që mund të çojë në shqyrtimin e një rinovimi të mundshëm.

Nëse të gjithë lojtarët largohen nga klubi në qershor siç pritej, Roma do të përfitojë nga kursimet e konsiderueshme të pagave, me rreth 51.2 milionë euro për sezonin 2024-2025./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Liverpool përgatit ofertën për zëvëndësuesin e Mohamed Salah

Kontrata e tij aktuale me Liverpool skadon në verën e vitit 2025.

Publikuar

nga

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool ishte në dyshime të mëdha qysh verën e kaluar, kur ai ishte piketuar nga klubi saudit, Al-Ittihad.

Kontrata e tij aktuale me Liverpool skadon në verën e vitit 2025 dhe skuadra e Saudite Pro League pritet të testojë edhe një herë vendosmërinë e ‘Merseysiders’ për ta mbajtur atë.

Në anën tjetër, sipas raportimeve të fundit, thuhet se skuadra nga Anfield është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin 31-vjeçarin dhe thuhet se i ka vënë sytë te egjiptiani i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush.

Teksa sipas mediumit gjerman ‘Bild’, pretendohet se ‘Reds’ kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet fantastike të tij.

Ndërkaq, shifra të cilën skuadra nga Frankfurt ka kërkuar për ta lënë të lirë atë është rreth 50 milion paund.

Kontrata e Marmoush me skuadrën gjermane skadon në verën e vitit 2027 dhe agjenti i tij së fundmi la të kuptohet se ai së shpejti mund të nis një aventurë të re, në një klub të ri.

25-vjeçari egjiptian në këtë sezon, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 33 paraqitjet në të gjitha garat./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Kvaratskhelia pritet të mungojë në ndeshjen e Napolit kundër Atalantas

Gjeorgjiani nuk do të jetë i gatshëm kundër Atalantas të shtunën.

Publikuar

nga

Napoli konfirmon se Khvicha Kvaratskhelia është diagnostikuar me një tkurrje të muskujve ngjitës dhe sipas “Sky Sport Italia”, gjeorgjiani nuk do të jetë i gatshëm kundër Atalantas të shtunën.

Kvaratskhelia pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores së Gjeorgjisë ndaj Greqisë në fillim të kësaj jave. Loja ishte historike për Kvaratskhelian dhe bashkatdhetarët e tij, të cilët u kualifikuan për herë të parë në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, ai solli një lajm të keq për Napolin pasi pësoi një dëmtim gjatë lojës, siç konfirmoi Napoli me një deklaratë zyrtare sot.

Napoli tha se Kvaratskhelia iu nënshtrua testeve mjekësore pasi u kthye nga detyra ndërkombëtare, të cilat nxorën në pah një “kontrakturë të fortë të muskujve ngjitës në kofshën e majtë”.

Reprezentuesi i Gjeorgjisë punoi në palestër dhe iu nënshtrua trajtimit sot.

Sipas “Sky Sport Italia”, Kvaratskhelia dëshiron të luajë kundër Atalantas, por mjekët e Napolit do të këshillojnë të mos ndërmarrin ndonjë rrezik për të shmangur dëmtimet e mëtejshme, kështu që 23-vjeçari pritet që të mos luajë kundër Atalantas të shtunën.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara