Teknologji

​Kina lansoi 14 satelitë të rinj

Satelitët, përfshirë Kilu-2 dhe Kilu-3, hynë në orbitat e tyre të planifikuara.

Published

on

Kina lansoi me sukses raketën Long March-2D, duke dërguar 14 satelitë të rinj në hapësirë.

Raketa u lëshua nga qendra e lëshimit satelitor Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore më 15 janar në orën 11:14 të mëngjesit me kohën e Pekinit.

Satelitët, përfshirë Kilu-2 dhe Kilu-3, hynë në orbitat e tyre të planifikuara.

Kilu-2, një satelit optik me rezolucion të lartë dhe Kilu-3, një satelit optik me brez të gjerë janë të pajisur me një numër të madh pajisjesh të imazhit optik për vëzhgimin e Tokës.

Ata do t’i ofrojnë provincës Shandong të Kinës Lindore shërbime të sensorit në distancë për monitorimin e tokës, bujqësinë, pylltarinë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive.

Ata gjithashtu do të punojnë në koordinim me satelitin Kilu-1 në orbitë.

Ky ishte misioni i 462-të i fluturimit me serinë e raketave Long March.

Raketa Long March-2D u zhvillua nga Akademia e Teknologjisë së Fluturimit Hapësinor të Shangait, një degë e Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Kinës.

E njohur për besueshmërinë dhe përshtatshmërinë e saj, kjo raketë mund të plotësojë kërkesat për lëshime të shumta të një sateliti të vetëm dhe seri satelitësh në rregullim serik ose paralel në raketë. Në këtë mision, ajo mbante 14 satelitë nga shtatë zhvillues të ndryshëm.

Teknologji

Musk lanson Baby Grok, një aplikacion i dedikuar për fëmijë

Published

on

Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla, ka njoftuar lansimin e Baby Grok, një version i Grok për fëmijët.

Ish-kreu i DOGE bëri deklaratën nëpërmjet X, duke shkruar: “Do të krijojmë Baby Grok, një aplikacion i dedikuar për fëmijë.”

Baby Grok thuhet se është version më miqësor për fëmijët i chatbotit të njohur me Al, Grok, të cilin Musk e zhvilloi më parë nëpërmjet kompanisë së tij xAI.

Ai pritet të jetë i përshtatur për ndërveprime të sigurta dhe edukative me fëmijët.

Njoftimi vjen menjëherë pas lansimit të Grok4 nga xAI, i cili krenohet me karakteristika të tilla si aftësi të avancuara trajnimi. /Telegrafi/

Continue Reading

Teknologji

Starlink do të lansojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026

Published

on

Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink.

Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë “përmirësuar rrënjësisht”. 

Continue Reading

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara