Aktualitet

Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet parandalimit të dhunës ndaj gruas

Kjo bëhet me qëllim të kultivimit të vlerave, qëndrimeve dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërpersonale në të gjitha nivelet.

Published

on

Në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas”, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që, nesër, (e premte), 25 nëntor 2022, në të gjitha shkollat, nga niveli 6-9 dhe niveli 10-12, ora e parë e mësimit t’i kushtohet parandalimit të dhunës ndaj gruas, me pëmbajtje në përputhje me grupmoshat e nxënësve.

Siç njofton Ministria, kjo orë e mësimit mbahet me qëllim të kultivimit të vlerave, qëndrimeve dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërpersonale në të gjitha nivelet.

“MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim zgjerimin e njohurive të nxënësve lidhur me parandalimin e dhunës ndaj vajzave/grave.  Aktiviteti mësimor, mund të përfshijë edhe adresimin e temave të tilla përmes eseve, vizatimeve,  diskutimeve dhe prezantimeve në grupe, por edhe mundësi tjera sipas zgjedhjes së mësimdhënësve në fushat e tyre lëndore. MASHTI ka hartuar edhe Informatorin shkollor për procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, të cilin mund ta përdorin mësimdhënësit që zgjedhin për ta diskutuar rolin e shkollës në parandalim dhe referim të dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Published

on

Shteti i Kosovës do të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha shtetet tjera që janë pjesë e procesit të zgjerimit, edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat tha komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Komisionerja Kos ka sqaruar se pavarësisht mungesës së statusit formal, Kosova do të jetë përfituese dhe të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare sepse siç theksoi ajo Kosova është tashmë pjesë edhe e Planit të Rritjes.

Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën kornizën shumëvjeçare financiare — dokumentin më të rëndësishëm buxhetor të këtij institucioni. Janë propozuar 2 trilionë euro për periudhën 2028–2034.

“Zgjerimi nuk e bën Bashkimin Evropian vetëm më të madh në sipërfaqe dhe në numër banorësh. Zgjerimi ka të bëjë me bashkimin e Evropës. Duke rritur mbështetjen për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e anëtarësimit, ne jemi në rrugën e duhur për të bashkuar Evropën tonë”, tha Kos.

Për momentin, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si shtetet lidere në proces dhe potencialisht anëtare të ardhshme të BE-së, me mundësi reale që të përmbyllin procesin deri në fund të kësaj dekade./Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Pesë kompani vendore e ndërkombëtare aplikojnë në tenderin e ri për KEK-un

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë hapjen e ofertave zyrtare të aplikimeve të operatorëve ekonomikë në fazën parakualifikuese për projektin “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në TC Kosova A”.

Në këtë tender, sipas KEK-ut, kanë aplikuar pesë kompani/konsorciume vendore e ndërkombëtare të cilat janë: “SBB Energy S.A; Intering SH.PK, EthosEnergy”, “LIMAK INSAAT SANAYI ve TICARET A.S”, “GOLDEN CONCORD GROUP LIMITED”, “KEPCO Plant Service Engineering Co.LTD, DYPNF Co., Ltd, BHI CO, Ltd” dhe “HIB Petrol SH.P.K; Florian Viqa; NTPC Limited”.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ofertat janë nga kompani prestigjioze që vijnë nga shtete të ndryshme dhe sipas saj, investimi potencial nga ndonjëra nga këto konsorciume/kompani, blloku A3 i TC Kosova A do të vazhdojë të shërbejë edhe për së paku 20 vite të tjera.

Ajo thotë se investimi prej mbi 137 milionë euro nga mjetet vetanake të KEK-ut do të sjellë përfitime të shumëfishta.

“Do të prodhojë më shumë: 215 megavat bruto, nga vetëm 130-140 sa ka aktualisht, do të punojë më gjatë: nga 5,400 orë operimi në vit, në 7,700 orë operimi në vit, do të djegë më pak qymyr: nga 1,6 tonë thëngjill aktualisht, në 1,15 tonë dhe do të ndotë më pak: duke përmbushur standardet mjedisore të BE-së”, theksoi ajo.

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramoz Hashani tha se ky është një moment historik i sektorit elektroenegjetik të Kosovës.

Tenderi i parë prej 137 milionë eurosh i KEK-ut për projektin e njëjtë, “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në TC Kosova A”, u pezullua në fillim të këtij muaji mbi dyshime për skemë korruptive, kështu të paktën sipas deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami./Ekonomia Online

 

Continue Reading

Aktualitet

EULEX mbështet fuqishëm Supremen për ndërhyrjet në pavarësinë e gjyqësorit

Published

on

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, të krijuar si pasojë e përpjekjeve për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv.

Kryetari Rexhepi theksoi vendosmërinë e Gjykatës që drejton dhe të gjithë sistemit të drejtësisë, për të vazhduar punën, pavarësisht sulmeve e tendencave nga Qeveria në detyrë për të dëmtuar imazhin e gjyqësorit dhe për të penguar funksionimin e pavarur të saj, duke shtuar se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë vendimet gjyqësore, si kusht për funksionimin e shtetit ligjor.

Ndërkaq shefin i EULEX-it, Pietro Barbano, duke dënuar sulmet e fundit, potencoi se e mbështesin fuqishëm Gjykatën Supreme derisa sulmet e Qeverisë në detyrë i cilësoi të papranueshme.

Sipas tij, etiketimi dhe atakimi i gjyqtarëve me emra, duke i vendosur ata në rrezik nga ndonjë sulm i mundshëm, është i pa-tolerueshëm dhe i papranueshëm.

Kreu i Supremes e vlerësoi mbështetjen e EULEX dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë, duke potencuar se kjo situatë me qeverinë,  tregon dy anë të medaljes, pjesën që gjyqësori është i pavarur dhe anën tjetër të medaljes që qeveria nuk ka arritur deri në atë shkallë të demokracisë, sa t’i pres në paqe vendimet e gjyqësorit./Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime

Published

on

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar atë për mungesë të rezultateve gjatë mandatit të saj pesëvjeçar në krye të shtetit.

Në një deklarim për media, Osmani e quajti Hotin “njeriun më jorelevant”, duke thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të, ndërsa shtoi se akuzat për moszbatim të marrëveshjeve ndaj Kosovës vijnë vetëm nga Serbia.

Ndërkaq Hoti tha se Osmani po e përfundon mandatin pa ndonjë kontribut për shtetin dhe e cilësoi periudhën e saj si pesë vite demagogji dhe mashtrime.

“Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së,” ka shkruar Hoti.

Hoti kritikoi edhe heshtjen e saj ndaj vendimeve të organeve të drejtësisë që, sipas tij, vërtetojnë uzurpimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, përfshirë edhe partinë Guxo, të cilën e kishte themeluar vetë Osmani./Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara