Aktualitet

Papa Françesku viziton Bahreinin

Por kritikat ndaj historisë së të drejtave të njeriut në Bahrein kanë shpërthyer tashmë përpara udhëtimit të Françeskut.

Published

on

Papa Françesku, udhëheqësi i 1.3 miliardë katolikëve në botë, fluturoi të enjten në shtetin e Gjirit të Bahreinit për të nxitur lidhjet me Islamin.

Udhëtimi i dytë i një pape në Gadishullin Arabik pas udhëtimit të Françeskut në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019 synon në mënyrë të ngjashme inkurajimin e dialogut ndërfetar midis myslimanëve dhe të krishterëve dhe do të përfshijë Papën duke udhëhequr një lutje për paqe në një katedrale të madhe moderne, e cila ishte hapur vitin e kaluar.

Por kritikat ndaj historisë së të drejtave të njeriut në Bahrein kanë shpërthyer tashmë përpara udhëtimit të Françeskut, i cili zgjat deri të dielën, pasi grupet ndërkombëtare të të drejtave e kërkojnë atë të flasë kundër abuzimeve të supozuara kundër shiitëve, aktivistëve dhe figurave të opozitës në monarkinë e udhëhequr nga sunitët.

85-vjeçari Françesku, i cili ka të ngjarë të jetë i kufizuar në një karrige me rrota për shkak të dhimbjeve të përsëritura të gjurit, është planifikuar të mbërrijë në orën 16:45 me orën lokale dhe të kryejë një “vizitë mirësjelljeje” me mbretin Hamad bin Isa. Al-Khalifa pas një ceremonie mirëseardhjeje./UBTNews/

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Aktualitet

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy raketahedhës krahu të njohura si zolla prodhim serb.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

 

Continue Reading

Të kërkuara