Aktualitet
COVID: Shtatë raste aktive
Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.612 doza të vaksinës.
Published
4 years agoon
By
UBT newsAktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është shtatë.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.612 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.849 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.313 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,828 persona.
Vendi
Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës
Published
6 minutes agoon
October 27, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur me 26 tetor, rreth orës 19:00, ku dy të dyshuarit – bashkëshorti dhe vëllai i viktimës – kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Lajmet
“Kur Shtëpia Bëhet Fushëbetejë: Femicidi si një kërcënim për Sigurinë Kombëtare në Kosovë”
Published
15 minutes agoon
October 27, 2026By
UBTNews
Shkruan: Arian Kadriu- Profesor i Sigurisë Kombëtare në UBT
Për dekada, doktrina strategjike na ka mësuar se kërcënimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare të një shteti kalojnë kufijtë me tanke, pushka dhe aviona luftarak, shfaqen në luftë hibride ose fshihen brenda aparateve të inteligjencës së huaj. Jane shpenzuar miliarda duke forcuar kufijtë, duke pajisur njësitë taktike dhe duke analizuar linjat gjeopolitike të njëpasnjëshme në Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, si profesor i sigurisë kombëtare, si djal i nje nene, vella i nje motre, burr i nje gruaje, mik dhe koleg i shume kolegeve, profesor dhe mentor i studenteve duhet të bëj një pyetje të qartë dhe të pakëndshme për udhëheqësinë tonë dhe publikun: Ç‘do të thotë një kufi i sigurt ose nje Strategji e Sigurise Kombetare kur gjysma e popullsisë sonë nuk ndihet e sigurt brenda shtepive të tyre?
Në Kosovë, dhuna ndaj grave dhe femicidi kanë tejkaluar tragjedite familjare. Ato përfaqësojnë një krizë ekzistenciale dhe sistematike ,një kërcënim i papërfillur ndaj sigurisë kombëtare që po dëmton në heshtje jeten sociale,po kontaminon familjen duke komprometuar besueshmërinë institucionale dhe duke çarë integritetin themelor të Shtetit tonë të ri.
Iluzioni Fatal i “Çështjeve Private”
Kornizat tradicionale të sigurisë shpeshehere dështojnë në Kosovë sepse vuajnë nga një pikë e verbër fatale, ndarja publike dhe private. Siguria kombëtare përkufizohet si aftësia e shtetit për të mbrojtur territorin, qytetarët dhe institucionet nga dëmi ekzistencial.
Kur një shtet dështon sistematikisht në mbrojtjen e jetëve të grave brenda shtëpive të tyre, siguria kombëtare dështon në nivelin e saj më themelor e cila eshte siguria e njeriut apo siguria humane.
Vrasja e grave në Kosovë nuk është një seri anomalish tragjike të izoluara por është produkti vdekjeprurës i ngadalësisë dhe neglizhences institucionale sistematike. Kur rrjetet gjyqësore, zinxhirët e komandës së policisë dhe qendrat e punës sociale dështojnë të ndalojnë dhunën e parashikueshme, sundimi i ligjit shembet.
Një shtet që nuk mund të zbatojë urdhrat e tij të mbrojtjes brenda një shtëpie nuk mund të tregojë me bindje autoritet ose rezistencë ndaj ndërprerjeve të jashtme. Shembja e besimit publik të brendshëm dobëson kohezionin shoqëror, duke lënë shoqëritë thellësisht të brishta, të polarizuara dhe të cenueshme ndaj destabilizimit të jashtëm.
Paradigma Tragjike: Rasti i Arlinda Zekajt
Asgjë nuk tregon më dhimbshëm këtë kalbje institucionale sesa vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë te Pejës. Arlinda ishte 49 vjeçe, shpirti ne paqe! Ajo nuk ishte vec një statistikë, ishte një nënë, një qytetare dhe një qenie njerëzore që bëri gjithçka që shteti i kërkon një viktime të abuzimit. Vetëm tre ditë para se të vritej mizorisht, Arlinda dorëzoi një letër tronditëse tre e gjysmë faqëshe tek Prokuroria dhe institucionet shtetërore.
Ajo u paralajmëroi qartë se jeta e saj ishte në rrezik të afërt, duke kërkuar përgjegjësi dhe duke lëshuar apel për zbardhjen e masave mbrojtëse. Në atë lutje të dëshpëruar, Arlinda shkroi një rresht që do te mbetet ne ndergjegjen e personave zyrtar (JO)kompentent per mbrojtjen e saj:
“Shpresoj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të jeni të detyruar të japin llogari vetëm pasi jeta ime të jetë marrë.”
FUNDI TRAGJIK… Më 25 tetor, pasi raportoi përsëri dhunën në familje, ajo u intervistua në stacionin e policisë ndërsa burri i saj u mor në paraburgim. Në orën 20:58, oficerët e policisë e kthyen Arlindën në shtëpi. Vetëm dhjetë minuta më vonë, ajo ishte e vdekur, E goditur në dhomën e saj të gjumit, nga kunati i saj, i cili mbetet ende në arrati. Si studiues i sigurisë kombëtare, unë shikoj vijën kohore të vrasjes së Arlindës Zekaj me një kombinim të hidhërimit të thellë dhe zemërimit profesional.
Ky nuk ishte thjeshte një sulm i fshehtë nga një armik i padukshëm, ishte një ekzekutim i transmetuar publikisht nën vëzhgimin e shtetit. Kur një qytetar i dorëzon shtetit një plan për vrasjen e saj të afërt, dhe përgjigjja e shtetit është ta shoqërojë atë përsëri në vendin ku do të ekzekutohet, kjo nuk është thjesht neglizhence por është një kolaps institucional. Është dështimi më i madh i mbrojtjes sovrane.
Pse femicidi mund ta rrezikoje të ardhmen strategjike të Kosovës?
Të shikosh femicidin vetëm përmes një lente humanitare ose sociale fsheh implikimet e tij strategjike. Nga perspektiva e mbrojtjes kombëtare, epidemia e dhunës ndaj grave dobëson Kosovën në tre fronte kritike:
| Shtylla Strategjike | Mekanizmi i Impaktit | Pasojat e Sigurise Nacionale |
| Legjitimiteti Institucional | Mungesa e përgjigjes nga policia dhe urdhrat e mbrojtjes nga gjykata që nuk zbatohen. | Shkatërron besimin e publikut te autoriteti i shtetit, duke nxitur shmangien e sundimit të ligjit. |
| Demografia dhe kapitali njerezor | Frika, trauma dhe humbja direkte e jetës tek gratë (50% e motorit demografik). | Shkakton largimin e “Trurit”, ul produktivitetin ekonomik dhe destabilizon familjet |
| Qendrimi Nderkombetar dhe Integrimi Euro-Atlantik | Dështime të vazhdueshme të të drejtave të njeriut që janë evidentuar nga monitoruesit ndërkombëtarë. | Dobëson fuqinë diplomatike për anëtarësimin në NATO dhe BE duke e paraqitur shtetin si të paqëndrueshëm. |
Kur gjysma e qytetarëve të Kosovës jetojnë në frikë të përhershme brenda shtëpive të tyre, kapaciteti jonë shtetëror është i paralizuar dhe statik. Rezistenca kombëtare nuk mund të ndërtohet mbi shpinen e femrave të trembura.
“Një Doktrinë Strategjike Kundër Femicidit: Zgjidhje Praktike”
Nëse duam ta trajtojmë femicidin si krizë të sigurisë kombëtare që në të vërtetë është, reagimi ynë duhet të kalojë nga deklaratat publike pasive tek protokollet e ashpra dhe të pakushtëzuara të sigurisë.
Propozim per Strategjine Kombëtare e Sigurisë për Parandalimin e Femicidit
- Protokolle të detyrueshme të vlerësimit të rrezikut për policinë │
* Politikat e kthimit ne fazen zero për hapësira të brendshme të pakontrolluara.
- PËRGJEGJËSIA GJYQËSORE DHE NJËSITË E PROKURIMIT SPECIAL │
* Suspendim automatik dhe ndjekje penale për neglizhencë zyrtare që sjell dëme.
- MONITORIM ELEKTRONIK & MOBILIZIM I MENJËHERËM I STREHËS │
* Monitorë këmbësorë me GPS të detyrueshëm për keqbërësit nën urdhra mbrojtjeje.
- Këshilli i Sigurisë i Kosovës duhet të caktojë zyrtarisht dhunën me bazë gjinore dhe femicidin si kërcënime jo tradicionale për sigurinë kombëtare. Ky riklasifikim do të detyronte ndarjen e inteligjencës ndërmjet agjencive si Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe Qendrat e Punës Sociale, duke trajtuar raportet për abuzim të lartë në familje me po të njëjtën urgjencë si kërcënimet nga terrorizmi në familje.
- Asnjë viktimë që raporton kërcënime të menjëhershme për jetën e saj nuk duhet të shoqërohet kurrë mbrapsht në një mjedis shtëpiak të pa verifikuar dhe të pa monitoruar. Ministria e Punëve të Brendshme duhet të vendosë protokolle emergjente ku ankesat me rrezik të lartë të vendosen menjëherë në objekte të siguruara nga shteti dhe të ruajtura deri sa të përfundojnë vlerësimet e plotë të kërcënimeve dhe masat për kapjen e të dyshuarve.
- Derisa zyrtarët të përballen me pasoja personale, ligjore dhe profesionale për injorimin e paralajmërimeve, urdhrat e mbrojtjes do të mbeten copa të pavlefshme letre. Duhet të krijojmë organe mbikëqyrjeje të specializuara të fuqizuara për të ndjekur penalisht oficerët e zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët neglizhenca e tyre e madhe çon në lëndim ose vdekje.
“Rikthimi i Dinjitetit të Shtetit”
Nuk mund të flasim për sovranitet kombëtar, modernizim të mbrojtjes apo integrim ndërkombëtar nëse gjaku i grave si Arlinda Zekaj njollos reputacionin gjyqësor të shtetit tonë. Një komb që nuk mund t’i mbajë gratë e tij gjallë në shtëpitë e tyre nuk është plotësisht i sigurt. Ka ardhur koha që udhëheqja e Kosovës të ndalë ofrimin e ngushëllimeve dhe të fillojë të zbatojë detyrën sovrane. Ia kemi borxh kujtimit të Arlindës, fëmijëve të saj dhe çdo vajze që rritet në këtë tokë që të trajtojmë sigurinë e tyre jo si një mendim të dytë, por si bazën absolute dhe të patjetërsueshme të sigurisë sonë kombëtare.
“Nje popull qe ka luftuar ne te kaluaren per “Teuten” nuk mund te kthehet ne nje popull qe e vret Teuten. Turp!” A.K

Kujtesë
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 27 tetor 1993-1998
Published
57 minutes agoon
October 27, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.
27 tetor 1993
Kosova qe disa ditë është pa të vetmen gazetë në gjuhën shqipe
Po bëhen disa ditë që nuk po botohet gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, “Bujku”.
Udhëheqja e instaluar serbe në shtypshkronjën e “Rilindjes” (tash “Graçanica”) nuk po e shtyp gazetën me pretekst se nuk ka letër.
Redaksia e “Bujkut” vazhdimisht e ka bërë gati gazetën për shtyp. Edhe gazeta serbe “Jedinstvo”, që shtypet në po këtë shtypshkronjë, pas disa ditë botimi, po bëhen katër ditë që nuk është botuar.
Drejtori i instaluar serb i ndërmarrjes fantom “Panorama”, Jordan Ristiq, si edhe kryeredaktori i “Jedinstvos”, Voislav Zhivkoviq, në disa deklarata për Radiotelevizionin e Serbisë, kanë theksuar se kjo ndërmarrje, në të cilën bënë pjesë edhe shtypshkronja, është para shkatërrimit. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë për të ndihmuar këtë ndërmarrje, por këto thirrje, siç theksojnë ata, nuk kanë hasur në mirëkuptim.
Siç dihet Qeveria serbe e shkatërroi ndërmarrjen “Rilindja” dhe e krijoi ndërmarrjen “Panorama” me arsyetim se “në këtë mënyrë do të ndihmohet gazetaria në Kosovë”.
Mirëpo, prej se u ndoqën nga Pallati i Shtypit redaksitë e revistave, të botimeve të librit, administrata e të tjera, hapësira e këtij pallati ka mbetur e zbrazët, ose një pjesë e tij e vogël u është dhënë me qira firmave të ndryshme që nuk kanë lidhje me publicistikë.
Njerëzit që kanë pasur rast të hyjnë ditëve të fundit në Pallatin e Shtypit, thonë se drejtoria e instaluar serbe në ndërmarrjen “Panorama” po shet çdo gjë që mund të shitet.
Siç shihet qëllimi i parë i Qeverisë së Serbisë dhe i udhëheqjes së instaluar të ndërmarrjes fantom “Panorama”, ishte përvetësimi i pasurisë së “Rilindjes” dhe shuarja e plotë e botimeve dhe e gazetarisë në gjuhën shqipe. Serbët, duke e “vajtuar” hallin e “Jedinstvos”, dëshirojnë që të neutralizojnë kritikat dhe akuzat në adresë të tyre për mosbotimin e “Bujkut”. Dihet fare mirë se serbët i kanë katër gazeta të përditshme, siç janë: “Borba”, “Politika”, “Ekspres politika”, “Novosti” dhe me dhjetëra revista.
Një taktikë të tillë të shuarjes së plotë të gazetave dhe botimeve të popujve joserbë, Beogradi e ka përdorur edhe në Vojvodinë. Siç dihet mosdaljes së gazetës “Magjar So” në Novi Sad i parapriu gjoja njëfarë krize në gazetën e përditshme serbe të Novi Sadit “Dnevnik”.
27 tetor 1994
SHBA i kanë dhënë 6.6 milionë dollarë ndihmë humanitare Kosovës për vitin 1994
Në një informatë të marrë nga Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar e Zyrës për Ndihmë vendeve tjera në rast fatkeqësish natyrore, thotë se SHBA-të i kanë dhënë 6.683.765 dollarë amerikanë organizatave joqeveritare për ndihmë humanitare Kosovës për vitin 1994, i cili përfundoi më 30 shtator. Rreth 3.727.891 dollarë u kanalizuan përmes Mercy Corps International për medikamente, shporetë për ngrohje dhe gatim, miell gruri, deterxhente dhe sapun. Catholic Relief Services mori 2.264.120 dollarë për materiale higjienike, ushqim dhe ndihma të tjera. Doctors of the World (Mjekët e Botës morën 691.754 dollarë për vaksinim masiv dhe shërbime mjekësore, raporton Ruder Finn Global Public Affairs nga Uashingtoni.
27 tetor 1995
Adem Demaçit iu dha çmimi i Universitetit të Osllos
Çmimi më i lartë dhe tradicional i Universiteti të Osllos “Lizel dhe Lio Aitinberg” për vitin 1995 iu dha Adem Demaçit, njoftoi TVSH.
Siç dihet, Adem Demaçi është mes tjerash edhe fitues i Çmimit “Saharov” dhe i Çmimit të Rektorëve të Universiteteve të Evropës.
- Demaçi është propozuar qe dy vite radhazi nga Komiteti i Parlamentit Norvegjez për Çmimin Nobel për Paqe për hir të angazhimit të tij për të drejtat njerëzore.
Me rastin e dhënjes së Çmimit, në Universitetin e Osllos pritet që z. Demaçi të mbajë disa ligjërata për të drejtat e njeriut dhe shkeljen e tyre drastike që pushteti okupues serb në Kosovë.
Adem Demaçi (1936) u dënua tri herë nga gjyqet e ish-Jugosllavisë dhe qëndroi në burg 28 vjet.
Para burgosjes ai kishte botuar një roman të rëndësishëm në Kosovë.
Aktualisht Adem Demaçi është kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.
27 tetor 1997
Amnesti Interneshënëll tërheq vërejtjen se gjykimet kundër shqiptarëve janë tejet të padrejta
Prishtinë, 27 tetor (QIK)
Në një komunikatë për opinion të lëshuar 24 tetor të këtij viti, organizata më e madhe ndërkombëtare për të drejta e njeriut “Amnesti Interneshënëll” tërheq vërejtjen për gjykimin që filloi sot në Prishtinë ndaj 19 të akuzuarve shqiptarë, duke shprehur shqetësimet se ky gjykim si dhe gjykimet e tjera të mëparshme mund të jetë tejet i padrejtë. Në komunikatë thuhet se Nait Hasani dhe 18 shqiptarë të tjerë, gjykimi i të cilëve pritet të filloj të hënën në Prishtinë, rrezikon të jetë një gjykim tejet i padrejtë. Në fillim të këtij viti Nait Hasani është mbajtur për një muaj në arrest në një vend të panjohur. Nait Hasani thuhet të jetë torturuar me shok elektrik, meqë hetuesit kishin për qëllim që të detyronin atë që të nënshkruaj deklaratë vetakuzuese.
Këta 19 persona aktakuza i ngarkon për “terrorizëm” dhe “vrasje” për veprimet që përfshin edhe tentimin për vrasje ndaj rektorit serb të Universitetit të Prishtinës në vitin 1996. Supozohet të jenë anëtarë të organizatës terroriste “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Duke mos e kundërshtuar nevojën për dënimin e akteve të tilla, Amensti Internashënëll bën thirrje autoriteteve që ky gjykim të përkoj me normat dhe standardet ndërkombëtare për gjzkime të drejta.
“Gjykimet e njëjta të cilat përfunduan në maj dhe korrik të këtij viti kishin të meta serioze; të akuzuarit kanë deklaruar në gjyq se deklaratat e nxjerra nga ata janë bërë nën ndikimin e torturës”, thotë Amensti Internashënëll.
“E drejta e të akuzuarve për një gjykim të drejtë ishte shkelur edhe përmes formave të tjera. Mbrojtësve iu pamundësua shikimi i dokumentacionit si dhe takimi me klientët e tyre”, thotë organizata.
Seria e tanishme e gjykimeve pason pas sulmeve të dhunshme ndaj civilëve, policëve dhe zyrtarëve serbë si dhe shqiptarëve të cilët shihen si “besnik” të autoriteteve serbe. Pjesa dërmuese e këtyre akteve kanë ndodhur në vitet 1996 dhe 1997. Organizata ilegale “UÇK” ka marrë përgjegjësinë për pjesën dërmuese të sulmeve, në të cilat së paku 12 persona janë vrarë.
Policia serbe ndërmorri një valë arrestimesh në fund të vitit 1996 dhe në fillim të vitit 1997 në të cilën valë u arrestuan mbi 100 shqiptarë. Të dhënat për përdorim të dhunës dhe torturës ndaj të arresturve janë të shumta. Njëmbëdhjetë nga njëzet të akuzuarit në maj deklaruan në gjyq se ata kanë “pranuar veprën” pasi që janë torturuar dhe keqtrajtuar. Nait Hasani, i akuzuari i parë në gjykimin e tanishëm, është arrestuar më 28 janar të këtij viti dhe brenda 48 orëve është dërguar në spital për shërimin e plagëve të shkaktuara gjatë mbajtjes në arrest. Më 31 janar ai “u zhduk”, autoritetet kanë mohuar se kanë ndonjë të dhënë për të derisa ai u “rishfaq” më 28 shkurt. Atë ditë një gjykatës hetues serb formalisht e mori atë në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës të tij. Nait Hasani pohoi se ai është marrë nga policia prej spitalit dhe është mbajtur në një vend të panjohur për te ku është i mbajtur i lidhur për shtrati. Ai ka deklaruar se është torturuar me shok elektrik me qëllim për ta detyruar që të nënshkruar deklaratën vetakuzuese.
Rasti më i freskët është më 17 tetor, Jonuz Zeneli i cili është arrestuar për t’u gjykuar në gjykimin e të hënës së bashku me 19 të tjerë, vdiq në arrest në spitalin e burgut të Beogradit. Familja e tij dyshon se ai ka vdekur nga pasojat e keqtrajtimit. Një tjetër person, Adrian Krasniqi, që fillimisht ishte i akuzuar me të tjerët, është mbytur nga policia më 16 tetor të këtij viti. Gjithashtu thuhet se ai ka marrë pjesë në një sulm të armatosur në një stacion policor në një fshat afër Pejës.
Dy nga 19 të akuzuarit do të dënohen në mungesë.
Që nga 1989 kur Krahinës së Kosovës iu hoq autonomia, pjesa dërmues e shqiptarëve, që llogaritet të jenë 90 për qind të popullsisë së Kosovës, kanë refuzuar që ta njohin administrimin serb në Krahinë. Pjesa dërmuese e tyre ka mbështur partinë kryesore politike të shqiptarëve, LDK, e cila ka thirrur për njohje të Kosovës shtet i pavarur dhe që vazhdimisht ka ndjekur metodat paqësore.
Të dhënat e mjerueshme për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në të cilën përgjatë viteve me mijëra shqiptarë janë rrahur apo keqtrajtuar në forma të ndryshme nga ana e policisë, dhe me qindra të tjerë të burgosur përmes gjykimeve të padrejta, ka akumuluar një ndjenjë të rrezikshme urrejtjeje në mesin e shumë shqiptarëve etnikë. Udhëheqësit e shqiptarëve etnikë dhe të tjerët kanë tërhequr vëmendjen se po qe se nuk merren hapa urgjent për të zgjidhur problemin e Kosovës përmes bisedimeve paqësore mund të rritet përkrahja e popullit ndaj atyre që duan t’i kthehen dhunës, thuhet në komunikatën e Amnesti Interneshënëll-it.
27 tetor 1998
Forcat serbe janë tërhequr nga disa postblloqe në Kosovë
Njoftimet nga disa komuna të Kosovës kanë bërë të ditur se policia serbe është tërhequr nga shumë postblloqe, dis atë vëna këtë vit, e disa që nga pushtimi i Kosovës. Por, edhe më tej, policia ka mbetur në stacionet policore dhe në disa postblloqe.
Gllogoc: KI i Degës së LDK-së në Gllogoc njoftoi se forcat serbe janë tërhequr nga Tërsteniku, nga Komorani, ushtria është tërhequr nga Çukat e Zabelit, ndërsa forca janë tërhequr edhe nga objekti i “Feronikelit, por nuk dihet nëse janë tërhequr të gjitha.
Ky burim bëri me dije se forca serbe ka ende në Korroticë, si dhe në lagjen Sopi në Llapushnik.
Podujevë: Mbrëmë, para orës 20, forcat policore serbe janë tërhequr nga postblloku afër moteli “Besiana”, në hyrje të Podujevës. Thuhet se një pjesë e madhe e policëve janë tërhequr edhe nga moteli “Besiana”.
KI i Degës së LDK-së në Podujevë njofton se mbrëmë pas orës 21, në drejtim të Serbisë kanë shkuar mbi 100 autobusë me policë serbë.
Lugu i Baranit: Një veprimtar i LDK-së në Lug të Baranit njoftoi se policia serbe u tërhoq nga postblloqet në Kosuriq e Gllogjan, porse sot një autoblindë e forcave serbe shkoi deri në Baran e Nepole dhe pastaj u kthye sërish prapa.
Para largimit, forcat serbe kanë demoluar objektin e shkollës fillore në Gllogjan dhe shtëpinë e Zymer Çekut në Kosuriq.
Lipjan: Forcat serbe janë tërhequr mbrëmë nga postblloqet në Vërshec, Çylagë, Gracë e Vogël, afër Gllavicës dhe nga objekti i shkollës fillore “Jeronim de Rada” në Magurë, njoftoi KI i Degës së LDK-së në Lipjan.
Suharekë: Forcat serbe janë tërhequr sot nga fshati Samadraxhë, por banorëve të shtëpive ku kanë qenë të vendosur u kanë thënë që të mos ua largojnë thasët me rërë, sepse sërish do të kthehen.
KI i Degës së LDK-së në këtë komunë njofton se forcat serbe vazhdojnë të qëndrojnë edhe më tej në Reshtan, Bllacë e Mohlan, ndërsa në Suharekë sot ka pasur lëvizje të shtuara të forcave serbe, të cilat edhe kanë legjitimuar kalimtarët.
Malishevë: Nga një minë e vendosur – një i vrarë dhe dy të plagosur
Sot rreth orës 15, 30, duke u kthyer në shtëpitë e tyre në fshatin Dragobil të Malishevës, nga një minë e vendosur, u vra Ali Murat Paçarrizi dhe u plagosën Haki Jakup Paçarrizi e Arsim Kajtaz Paçarrizi, njofton KMDLNJ.
Në Likoc u gjetën trupat e tre shqiptarëve të vrarë e të masakruar
Prishtinë, 27 tetor (QIK) – Pas tërheqjes së forcave policore- ushtarake serbe nga Likoci, u gjetën trupat e tre shqiptarëve të vrarë e të masakruar. Këta janë: Xhavit Halit Kadriu (22) nga Likoci, i masakruar dhe pa kokë, Cen Gjinovci (67) nga Makërmali, i vrarë më 25 shtator dhe Idriz Gashi (60) nga Rezalla, i vrarë më vonë, njofton KMDLNJ.
Në Shtupeq të Rugovës u gjetën trupat e dy të vrarëve
KMDLNJ njofton se në Rugovë pas dy mujave, në afërsi të Shtupeqiti të Vogël, u gjetën trupat e Mustafë Isuf Lajçit (58) dhe Dude Isuf Lajçit, të vrarë gjatë ofensivës serbe më 24 gusht të këtij viti.
Foto: Adem Demaçi
Lajmet
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 26 tetor 1993-1998
Published
1 hour agoon
October 27, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.
26 tetor 1993
U dogj Hamami i Prishtinës
Mbrëmë në Prishtinë, rreth orës 19,40, nga shkaqe të panjohura, u dogj Hamami i Prishtinës.
Dëshmitarët thonë se zjarri përfshiu me të shpejtë gjithë godinën e Hamamit të Prishtinës, ku ishin vendosur zyrat e shoqatave dhe firmave të ndryshme.
Hamami i Prishtinës ishte njëri prej objekteve më të bukura dhe më interesante të vjetërsisë në Kosovë.
Arkeologët shqiptarë për shumë vite ishin përpjekur t’ia siguronin këtij objekti mbrojtjen institucionale por, me instalimin e udhëheqjes serbe në Entin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe të Historisë së Kosovës, ky objekt u përdor për destinime të tjera. Udhëheqjet serbe, si edhe në rastet tjera, kanë shfrytëzuar çdo hapësirë për fitimin e padjersë të parave.
Ndonëse është absurde, Hamami i Prishtinës iu dha shoqatave e firmave të ndryshme për shfrytëzim.
Ekspertët e krijuesit shqiptarë kishin planifikuar pas restaurimit të Hamamit, krijimin e një hapësire të përshtatshme për galeri artesh. Hamami kishte ndriçim natyral, përmes kupollave, ndërsa gjendej në një ambient të mbushur me objekte të vjetra dhe të bukura.
Këto plane i dogji zjarri, që megjithëse duket i rastësishëm, ishte, në esencë, i qëllimtë.
Djegia e Hamamit të Prishtinës është një paralajmërim serioz se një fat i këtillë i pret edhe të gjitha objektet tjera të vjetra e të rëndësishme të Kosovës, që nuk u shërbejnë qëllimeve e miteve serbe. Këto objekte që nuk i ka rrënuar dhëmbi i kohës, do t’i rrënojë zjarri e fatkeqësi të tjera, në dukje të parë të rastësishme, por esencialisht të planifikuara.
26 tetor 1994
Doli nga shtypi libri anglisht “Dimensionet e çështjes së Kosovës në Ballkan”
Në botim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Qendrës për Informim të Kosovës doli nga shtypi në anglisht libri i akademik Gazmend Zajmit “Dimensions of the question of Kosova in the Balkans” (“Dimesionet e çështjes së Kosovës në Ballkan”).
Në libër përfshihen 10 njësi tematike, të cilat i referohen temës bosht të individualitetit politik të Kosovës dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës, të vështruar në rend të parë si çështje e vetëvendosjes së popullatës së Kosovës me shumicë dominante demografike – etnike shqiptare.
Librit i paraprin parathënia e autorit me titull: “Identifikimi i bërthamës së individualitetit dhe i çështjes së Kosovës”, ndërsa më tutje renditen këto njësi tematike: “Çështja e Kosovës në kuadër të çështjes shqiptare si sfidë e kohës dhe ndaj kohës”; “Subjektet e suksesionit në raport me ish-Federatën jugosllave – Kosova si subjekt i suksesionit”; “Çështja e Kosovës dhe Evropa Juglindore”; “Etniciteti, Kosova, dehumanizmi dhe humanizmi”; “Indikime metodologjike mbi etikën dhe oplitikën në raport me strukturën shoqërore dhe osaçërisht në raport me strukturën etnike si një nga trajtat e saj – përshkimi i politikës dhe i joetikës në Kosovë dhe ndaj Kosovës si rast ekzemplar (key-case); “Ndrydhja e çështjes shqiptare si faktor i degradimit dhe i zhbërjes së Jugosllavisë”; “Qasja ndaj çështjes shqiptare dhe çështjes së Kosovës mbi bazën e principit demokratik të vetëvendosjes”; “Rrjedhat e konfliktësisë shqiptaro-srebe të ish-federatës multinacionale të Jugosllavisë”, dhe “Dimensionet e çështjes së Kosovës në Ballkan”.
Siç shihet emërtimi i librit “Dimensionet e çështjes së Kosovës në Ballkan” mbështetet në titullin e punimit të fundit në dorëshkrimin e librit, i cili për kah përmbajtja e tij në esencë paraqet pjesën konkludive të librit dhe e pozicionon çështjen e Kosovës në kornizë ballkanike.
Të gjitha këto punime dhe studime i lidh një qasje e përbashkët metodologjike, një fill i përbashkët tematik mbi bërthamën e individualitetit dhe të çështjes së Kosovës si dhe një sfond i përbashkët shoqëror dhe politik kohor dhe hapësinor, në të cilën sajohet dhe shpalohet çështja e Kosovës si çështje madhore në Ballkan. Kështu të gjitha këto studime përbëjnë një tërësi organike në kuadër të temës bosht.
Botimi anglisht i këtij libri është përgatitur nga Skënder Hyseni dhe Avni Spahiu.
Libri ka 190 faqe.
26 tetor 1995
Tre veprimtarë nga Gllogoci u dënuan me nga 30 ditë burg
Një mbledhje e aktivit të LDK-së në Zabel të Poshtëm të Gllogocit, e mbajtur më 25 maj 1994, ishte pretekst i mjaftueshëm për gjykatën e instaluar serbe në Prishtinë që tre veprimtarëve politikë t’ua shqiptojë dënimet me nga 30 ditë burg, njofton KI i Degës së LDK-së në Gllogoc.
Kështu, me pretekst se kanë mbajtur tubim me qytetarë pa e lajmëruar mbajtjen e tij tek organet serbe, gjykata serbe dënimet ua shqiptoi Izet Ibrahimit (1962), kryetar i KKF dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gllogoc, Jakup Krasniqit (1951), kryetar i Këshillit Komunal të arsimit, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së dhe deputet i Parlamentit të Kosovës dhe Tahir Zenelit (1955), kryetar i aktivit të LDK-së në Zabel të Poshtëm.
Në vendimin e lëshuar nga gjykata serbe thuhet se ata duhet të paraqiten në vuajtjen e dënimit 15 ditë pas marrjes së vendimit.
26 tetor 1997
Gelbard vjen në Kosovë
Gazeta serbe “Nasha borba” njoftonte dje se të hënën pritet të arrijë në Beograd Robert Gelbard, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Bill Klinton për ish-Jugosllavinë.
Në njoftim thuhej se diplomati amerikan do të vizitojë së pari Prishtinës, e pastaj do të qëndrojë në Beograd.
Pavarësisht prej këtij njoftimi dhe paralajmërimeve të mëparshme jozyrtare se vizita do të realizohet më 29 tetor, ende nuk dihet data e saktë e arritjes së z. Gelbard në Prishtinë.
26 tetor 1998
19 kosovarë u mbytën në ujërat e detit Adriatik
Roja bregdetare e Shqipërisë bëri të ditur se, natën mes të shtunës e të dielës, në ujërat e Detit Adriatik, në afërsi të ishullit të Sazanit, janë mbytur 19 shqiptarë nga Kosova. Ata ishin nisur me një motoskaf në drejtim të Vlorës, prej nga duhet të vazhdonin lundrimin për në Itali. Por, për shkak të prishjeje në motor, motoskafi kishte shpërthyer.
Bëhet e ditur se roja bregdetare e Shqipërisë ka ndaluar edhe një motoskaf tjetër me 250 veta. 180 prej tyre ishin shqiptarë nga Kosova.
Foto: Hamami i Prishtinës
Real Madridi synon transferimin e Cherkit, Manchester City kërkon mbi 100 milionë euro
Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës
Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
“Kur Shtëpia Bëhet Fushëbetejë: Femicidi si një kërcënim për Sigurinë Kombëtare në Kosovë”
Haxhijaj paralajmëron: Dështimi i Lojërave Mesdhetare 2030 mund ta dëmtojë rëndë imazhin e Kosovës
Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Skenderaj, sekuestrohet edhe një pistoletë
Gjashtë raste të armëmbajtjes së paautorizuar në Kosovë, sekuestrohen armë dhe fishekë
Tre persona të maskuar tentojnë grabitjen në Magure të Lipjanit
Raportohen disa raste të dhunës në familje në Kosovë, të dyshuarit arrestohen
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoInfantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s
-
Sport3 months agoUellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s
-
Aktualitet3 months agoRusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv
-
Lajmet3 months ago“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, i afrohet miliardit në vetëm pak ditë
