Lajmet
Edgar Allan Poe, biografia e një shkrimtari misterioz
Vepra e Poe, kaq prekëse, e fuqishme dhe e thellë, ka ndikuar te të gjithë shkrimtarët e mëdhenj që e kanë pasuar.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiEdgar Allan Poe është një nga gjenitë më të mëdhenj të letërsisë botërore. Rreth jetës së tij tejet të pazakontë, kanë lindur jo pak mite dhe legjenda, të cilat kanë tentuar ta lënë në hije vlerën e madhe të veprës së tij. Ai ishte një tregimtar i jashtëzakonshëm, i talentuar dhe me një krijimtari të bollshme.
Pas vdekjes së tij, gjinia e thrillerit nuk ishte më e njëjta. Ky shkrimtar i madh amerikan konsiderohet si shpikësi i zhanrit të romanit thriller. Po ashtu ai ishte një novator i madh i letërsisë gotike, dhe i dha zhanrit horror një element psikologjik shumë të rafinuar.
“Unë nuk kam besim te përsosmëria e qenies njerëzore. Njeriu tani është më aktiv, por jo më i lumtur, as më inteligjent nga sa ishte 6 mijë vjet më parë”, do të shprehej në një rast shkrimtari amerikan.
Poe pati një jetë të karakterizuar nga përvoja të vështira, madje edhe tragjike. Disa kritikë kanë qenë të interesuar ta përshkruajnë atë si një njeri të shthurur dhe me një jetë çrregullt. Dhe pjesërisht ia arritën qëllimit. Por edhe pse ai nuk ishte sigurisht model i një njeriut me një jetë të ekuilibruar, nga ana tjetër nuk ishte as qenia monstruoze që ata pretendonin t’u tregonin të tjerëve.
Një fëmijëri e vështirë
Edgar Allan Poe lindi në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 19 janar të vitit 1809. Prindërit e tij ishin aktorë shëtitës. Ata vdiqën kur Edgar ishte vetëm 2-vjeç. Ai dhe dy vëllezërit e tij u birësuan nga familje të ndryshme. Kështu Edgar u adoptua nga John Allan, një biznesmen i pasur, i cili e mirëpriti atë në shtëpi i nxitur nga një shpirt bamirësie.
Vdekja e nënës dhe marrëdhënia traumatike që kishte me njerkun e tij ishin tema të përsëritura në jetën e tij dhe veprat e tij. Me familjen e tij birësuese ai jetoi për disa vite në Angli dhe Skoci. Duket se pikërisht nga ato përvoja e ka burimin edhe atmosferën gotike që është aq tipike në veprën e tij. Më vonë ata u rikthyen në Shtetet e Bashkuara, ku Poestudioi në shkollat më të mira.
Një rini e turbullt
Shkrimet më të hershme të Poe datojnë qëkur ai ishte 14-vjeçar. Në atë kohë, ai u dashurua marrëzisht me nënën e njërit prej shokëve të tij të klasës. Ajo dashuri platonike zgjati derisa ajo vdiq papritur. Në rininë e tij, ai ishte një sportist i talentuar dhe një astronom i pasionuar,edhe pse në nivele amatore.
Ai studioi për gjuhë në Universitetin e Virxhinias. Atje u bë i varur nga bixhozi dhe alkooli, gjë që solli edhe dëbimin e tij. Njerku e punësoi si punonjës në një nga kompanitë e tij, por kjo nuk zgjati shumë. Në vitin 1827 ai botoi fshehurazi librin e tij të parë “Tamerlani dhe poezi të tjera”.
Më vonë shkoi në ushtri, ku qëndroi për dy vjet. Më vonë, njerku e ndihmoi të gjente një punë të re, por sërish u pushua nga puna. Ndërkohë botoi edhe dy libra të tjerë me poezi. Në vitin 1832 u transferua në Baltimora ku u martua me kushërirën e tij 13-vjeçare.
Një shkrimtar i mallkuar
Edgar Allan Poe u largua nga prindërit e tij birësues. Për të mbijetuar, nisi të punonte për disa gazeta, duke shkruar artikuj kritikë mbi artin. Stili i tij i veçantë i dha njëfarë fame. Ndërkohë vazhdoi të botonte veprat e tij. “Bulkthi i artë”, “Korbi”, dhe poezi të tjera hynë në analet e historisë së letërsisë.
Gruaja e tij e re vdiq nga tuberkulozi në vitin 1847. Ajo ngjarje e forcoi varësinë e Poe ndaj alkoolit dhe drogës. Thuhet se në të njëjtën kohë ai filloi të konsumonte laudanum, një opioidi fortë dhe të vuante nga problemet e para shëndetësore.
Nisi të kërkonte plot ankth një bashkëshorte të re. Kaloi nga një marrëdhënie në tjetrën pa konkretizuar asgjë. Thuhet se në atë kohë ai tentoi edhe vetëvrasjen me laudanum, por pati të vjella të forta, dhe kjo e pengoi aktin ekstrem.
Vitet e fundit
Në ato vite ai rifilloi të takohej me një grua, me të cilën dikur në rini kishte pasur një lidhje kalimtare: Sarah Elmira Royster. Midis të dyve u ndez sërish flaka e pasionit, dhe ata vendosën të martoheshin më 17 shtator 1849. Megjithatë, pak pas dasmës, shkrimtari u zhduk në mënyrë misterioze.
Ai u gjet në rrugë më 3 tetor, në gjendje të përhumbur, dhe i veshur me rroba të tjera. Një nga miqtë e tij e çoi menjëherë në spital, ku vdiq më 7 tetor. Nuk mund të mos e dimë kurrë se çfarë ndodhi në ditët e asaj zhdukjeje të çuditshme. Edhe rezultatet e autopsisë janë zhdukur. Ndaj ende sot nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së tij.
Gjithsesi mund të thuhet me siguri se vepra e Poe, kaq prekëse, e fuqishme dhe e thellë, ka ndikuar te të gjithë shkrimtarët e mëdhenj që e kanë pasuar./bota.al
Lajmet
Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja
Published
2 hours agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.
Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së.
Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.
Lajmet
Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime
Published
2 hours agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Një parregullsi është raportuar në një qendër votimi në Pejë, ku një fletëvotim dyshohet se kishte vulë të ndryshme nga fletëvotimet tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.
Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lajmet
Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve
Published
2 hours agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste që kanë të bëjnë me cenim të fshehtësisë së votimit, pengimit të procesit të votimit, cenim i përcaktimit të lirë të votueseve si dhe falsifikim të rezultateve të votimit.
Një rast i cenimi të fshehtësisë së votimit është shënuar në Gllogoc.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Rasti tjetër është në Gjilan ku një person kishte plotësuar fletëvotimin dhe e kishte ekspozuar para se ta vendoste në kutinë e votimit.
“Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.
E një Ranilluk një grua ishte arrestuar e më pas u lirua me procedurë të rregull pasi që kishte bazë dyshimi se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve të tjera.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.
Ndërsa në Komunë të Pjesë në ditën e zgjedhjeve, është shënuar një rast i falsifikimit të rezultateve të votimit.
“Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, njofton PK.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media.
Aktiviteti do të zhvillohet në Selinë Qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:30.
Gjatë konferencës pritet të adresohen çështje aktuale politike.
Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja
Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime
E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para
Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve
PDK mban sot konferencë për media
REL: Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?
Publikohen rezultatet preliminare – ja sa mandate do të marrin partitë në Kuvendin e Kosovës
Trump thotë se është bërë përparim në bisedimet për Ukrainën, por mbeten
DW: Kosova sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
