Sport

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se stadiumi nacional është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro.

Në një intervistë për KosovaPress, Bislimi ka theksuar se ky projekt do të shtrihet edhe në vitet në vijim dhe se kostoja totale pritet të tejkalojë shifrën prej 20 milionë euro, duke e cilësuar stadiumin nacional si një domosdoshmëri për vendin.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, Bislimi ka sqaruar se stadiumi nacional është diskutuar në kuadër të vlerësimit të nevojave reale të Kosovës për infrastrukturë sportive, ndërsa ka nënvizuar se aktualisht po investohet në mbi 20 stadiume në të gjithë vendin, sipas planit pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës futbollistike, i cili kap vlerën mbi 200 milionë euro.

Ai ka shtuar se stadiumi nacional do të jetë i veçantë për nga përmasat dhe standardet inxhinierike e sportive, duke u dalluar nga projektet e tjera ekzistuese.

Ka të reja sa i përket stadiumit nacional. Është përfshirë në projekt-buxhet të vitit 2026 me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro. që pastaj vazhdon në vitet në vazhdim. Me siguri shkon mbi 20 milionë. Besojmë shumë që ky projekt deri në këtë moment është diskutuar vetëm sa i përket vlerësimit të nevojave të vendit tonë për një stadium nacional. Ne po investojmë në mbi 20 stadiume në gjithë Kosovën, sipas planit të dakorduar pesë vjeçar për ngritjen e infrastrukturës futbollistike që përfshin një shifër prej mbi 200 milionë euro.”, bëri të ditur Bislimi.

Sa i përket fazës fillestare, Bislimi ka bërë të ditur se shuma prej 4 milionë eurosh e paraparë për vitin 2026 është e mjaftueshme për përgatitjet teknike dhe nisjen fillestare të punimeve në stadium. Megjithatë, ai ka theksuar se lokacioni i ndërtimit të stadiumit nacional ende nuk është përcaktuar dhe mbetet çështje për t’u vendosur në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Të kërkuara