Lajmet

Kur duhet ta përdorni CV-në me më shumë se dy faqe?

Kjo duhet të ndodhëkur keni më shumë se 10 vjet përvojë pune.

Published

on

Shumë shpesh punëkërkuesit pyesin sa faqe duhet të jetë CV-ja. Është krijuar një besim që CV-ja duhet të jetë jo më shumë se një faqe, për shkak se është e rëndësishme ta mbani informacionin të shkurtër, të thjeshtë dhe të thukët. Por, shumë aplikantë nuk mund t’i përfshijnë të gjitha përvojat në një faqe, prandaj janë “të detyruar”, të zgjerohen në një faqe të dytë.

Ndërsa, disa të tjerëve ju mjafton vetëm një. Këta punëkërkues, janë ata të cilët sapo kanë filluar karrierën e tyre, ata të cilët po e ndryshojnë karrierën, ose ata të cilët kanë punuar në një kompani për pothuajse gjithë karrierën e tyre.

Kur të përdoret CV-ja me dy ose më shumë faqe?

Është koha ta merrni përgjigjen për pyetjen që mbasi ia keni bërë vetes vazhdimisht. Janë disa raste kur duhet ta dorëzoni CV-në me dy ose më shumë faqe.

Kur keni më shumë se 10 vjet përvojë pune

Nëse keni më shumë se 10 vjet përvojë pune në industrinë tuaj, por me punëdhënës të ndryshëm. Kur keni një histori të promovimeve, të arritjeve profesionale e të ngjashme, ju duhet patjetër ta përdorni CV me dy faqe ose edhe më shumë. Kjo është një hapësirë e duhur për t’i përshkruar arritjet dhe kontributet, të cilat ju veçojnë nga gara.

Kur aplikoni për një pozitë më të lartë

Shumica e kompanive që janë duke rekrutuar për pozita menaxheriale presin që CV-të e kandidatëve të jenë me dy, madje edhe tri faqe, të cilat e shpjegojnë në mënyrë të detajuar gjithë historikun, aftësitë, detyrat dhe arritjet e kandidatëve.

Kur keni arritje të jashtme në karrierë, certifikimi ose aftësi teknike

Nëse jeni në industri si IT, inxhinieri, akademi ose hulumtime akademike, punëdhënësit duan një listë të certifikatave profesionale, aftësive teknike, projekteve kryesore dhe publikimeve. Këto industri ende u japin rëndësi kredencialeve profesionale, prandaj një faqe e dytë apo e tretë është e nevojshme për të dëshmuar historinë tuaj të punës.

Kur aplikoni për punë shtetërore

Edhe në punë shtetërore ende kërkohen CV, madje kërkohen detaje të gjata të hsitorisë së punës për secilin kandidatë.

Këshilla për të shkruar CV me dy faqe

Vendosni kualifikimet më të rëndësishme në faqen e parë: Si Sistemi për Gjurmimin e Aplikanteve, ashtu edhe rekruterët dëshirojnë t’i shohin aftësitë më të rëndësishme të një kandidati në fillim të CV-së. Mënyra më e mirë është ta ofroni një përmbledhje të shkurtër të përvojës dhe aftësive profesionale, që ju bëjnë më të dëshirueshëm nga të gjithë.

Përfshini fjalë kyçe

Përfshirja dhe përsëritja e fjalëve kyçe në seksionin “përvoja profesionale”, e ndihmon sistemin ATS, ta llogaritë numrin e viteve që keni praktikuar një aftësi të caktuar.

Tregoni arritje të matshme

Një prej avantazheve kryesore i përdorimit të CV-së me dy tri faqe është se ju jep hapësirë përveç që t’i nënvizoni arritjet tuaja në karrierë edhe të ofroni shembuj të kontributeve të rëndësishme në një listë në tri ose katër pika të shkurtra.

Gjatësia e tekstit

Duke qenë se keni hapësirë më shumë, faqja e dytë mund të mos plotësohet e tëra. Nëse teksti juaj është i shkurtër, përpiquni të shtoni më shumë informacione të rëndësishme, fjalë kyçe dhe arritje të shënuara (më e mira, të llogaritura me numra, përqindje ose shifra).

E kur nuk mund ta plotësoni është më mirë që ta kompresoni në një faqe. /Akademi Pune

Lajmet

Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Published

on

By

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punës në një ndërtesë që është në fazën e ndërtimit. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimave apo nivelin e lartësisë nga ku kanë rënë. Policia, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdon hetimet.

Continue Reading

Lajmet

MPJD – bashkatdhetarëve: Udhëtoni vetëm me dokumente valide

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Policia po heton vdekjen e një gruaje në Drenas

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas. Policia ka iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Është raportuar se viktima femër kosovare  është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Aktualitet

Sot mbahet seanca për rastin “Banjska”, pas shtyrjes për mungesë të dëshmitarit

Published

on

Të hënën pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, pasi ajo ishte shtyrë të premten për shkak të mungesës së një dëshmitari kyç të Prokurorisë.

Dëshmitari i identifikuar si A2, i cili ishte paraparë të dëshmonte gjatë ditës së premte, nuk ishte i pranishëm, çka bëri që gjyqtari Arben Hoti ta shtyjë shqyrtimin gjyqësor për të hënën.

“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor”, deklaroi Hoti.

Të akuzuarit përballen me akuza për terrorizëm dhe vepra të rënda penale, që lidhen me sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Procesi gjyqësor ka nisur më 17 prill, dhe deri tani disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar në këtë rast.

Continue Reading

Të kërkuara