Lajmet

Këshilla si ta shfaqni personalitetin në një intervistë pune

Published

on

Të gjithë e kemi dëgjuar ” të jesh vetvetja dhe me vetëbesim” në një intervistë pune e duket se profesionistët e rekrutimit të punonjësve bien dakord me këtë shprehje.

Ja disa këshilla që do ju vlejnë për intervista të suksesshme dhe të shprehni personalitetin përveç aftësive dhe kualifikimeve që keni.

Bëni “detyrat e shtëpisë” paraprakisht

Bëni kërkime çfarë tiparesh të personalitetit puna kërkon. Kërkoni në çdo faqe të kompanisë për të parë çfarë lloj “kulture” po përpiqet ta paraqesë. Në këtë mënyrë do të dini se ku duhet të praktikoheni dhe të fokusoheni.

Tregoni personalitetin tuaj përmes veshjesh që do të zgjidhni në intervistë

Kodi i veshjesh së intervistës duhet të jetë elegante, profesionale, larg ekstravagantes por e fuqishme e të përfaqësojë stilin brenda saj.

Veproni dhe flini me vetëbesim

Jo të gjitha CV janë të pasura me eksperienca apo kualifikime, por kjo nuk do të thotë se këto persona nuk janë të denjë për atë punë. Ajo që mungon në CV tuaj mundohuni ta plotësoni me vetëbesimin që shfaqni në prezantimin e kualifikimeve që keni.

Jepni përgjigje që do të mbahen mend gjatë

Gjatë intervistave, ju kërkohet pyetje të bazuara në kompetencat lidhur me një detyrë. Sigurohuni të identifikoni Situatën, Detyrën, Veprimin dhe Rezultatin e kohës dhe të jeni sa më specifik që të jetë e mundur lidhur me idenë tuaj për zgjidhjen e problemit.

Mos harroni të bëni një bisedë personale

Punëdhënësit pyesin bazuar në kompetenca për zgjidhjen e problemeve apo detyrave, mos hezitoni të tregoni eksperiencat personale në situata që i keni kaluar me sukses.

Bëni pyetjet e duhura

Në fund të intervistës kur ju pyesin se nëse keni ndonjë pyetje, sigurohuni të pyesni lidhur me ndonjë informacion shtesë të kompanisë apo mënyrën si punohet në ekip aty. Interesi që tregoni do të ju bëjë të shkëlqeni.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara