Lajmet

Zyrtarë të MAShTI-t vazhdojnë takimet me mësimdhënës e prindër

Ajo theksoi se në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, “janë marrë për bazë të gjitha kërkesat”.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka përgëzuar shkollat të cilat e kanë nisur procesin mësimor. Nagavci ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që ta mirëkuptojnë situatën, dhe të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.

Ajo theksoi se në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, “janë marrë për bazë të gjitha kërkesat, duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit”.

“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, ka shkruar Nagavci.

Nxënësit ende nuk kanë nisur procesin mësimor pasi mësimdhënësit janë në grevë. Ata po kërkojnë 100 euro deri në finalizim të Ligjit të Pagave. Ndërkohë MAShTI ka njoftuar edhe përmes komunikatës.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka siguruar mësimdhënësit se po ndërmerr veprime konkrete në drejtim të mirëqenies së tyre, krahas punës që po bëhet në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e politikave arsimore.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Ministrisë, përfshirë edhe ministren Nagavci dhe zëvedësministrat Maloku Bërdyna dhe Pupovci, po vazhdojnë vizitat në shumë shkolla në komuna të ndryshme dhe po takohen me mësimdhënës, por edhe me prindër, për të biseduar për shqetësimet e tyre dhe adresimin nga ana e MAShTI dhe Qeveria e Kosovës.

Në këto takime, bashkëbisedimi me mësimdhënësit është i fokusuar te politikat e reja në mbështetje të tyre, ndërsa, zyrtarët e Ministrisë kanë premtuar se do të merren edhe veprime të tjera konkrete për të tejkaluar çdo vështirësi me të cilën ballafaqohen mësimdhënësit, sikur që është tejkaluar problemi i atyre me probleme serioze shëndetësore dhe nuk ka më asnjë mësimdhënës që i duhet të dalë në punë sepse i nevoitet paga për të blerë ilaçe.

Shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin janë përgëzuar për këtë vendim, ndërkohë që dialogu social do të vazhdojë.

MAShTI kërkon nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare, derisa në Projektligjin për paga, i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit.

Po ashtu, MAShTI siguron të gjithë mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitohen të gjitha vështirësitë për të arritur kështu edhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Lajmet

Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se po e monitoron nga afër situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi, ku ka qenë e pranishme edhe me përfaqësues zyrtarë.

Sipas ambasadës, aktualisht situata në këto pika kufitare është stabile.

Njoftohet se pa një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologut të tij kroat, Davor Bozhinoviq, janë hapur të gjitha sportelet në kalimet kufitare kroate. Kjo ka ndihmuar në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve.

Megjithatë, ambasada paralajmëron se procedurat mund të jenë më të ngadalta për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES).

Ky sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në fuqi më 12 tetor 2025.

Continue Reading

Lajmet

Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania

Published

on

By

Faqja ndërkombëtare World News ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit Panzerfaust 3 nga Gjermania.

Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

Sistemi Panzerfaust 3 njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s.

Panzerfaust 3 ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Panzerfaust 3 përdoret nga të paktën 11 shtete.

Continue Reading

Të kërkuara