Lajmet

7 shenjat që tregojnë se vuani nga hernia diskale

Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh.

Published

on

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje.

Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh. Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.

Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen. Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje. Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga sinjalet më të zakonshme që vuani nga hernia diskale. Shenjat më të zakonshme që jep hernia diskale i gjeni të renditura si më poshtë.

Dhimbja e gjymtyrëve

Për shkak të dëmtimit të diskut në shtyllën kurrizore dhimbja mund të jetë duke prekur edhe gjymtyrët tuaja. Kjo varet nga zona ku disku është dëmtuar përgjatë kurrizit tuaj. Pra nëse keni dhimbje krahësh me siguri dëmtimi është në pjesën e sipërme të trupit afët qafës. E kundërta do të ndodhë me dhimbjen e këmbëve.Sa më afër mesit dëmtimi aq më shumë dhimbje këmbësh do të përjetoni.

Ftohja e trupit pjesërisht

Kur dëmtoni shtyllën kurrizore shpeshherë nervat janë të çekuilibruar dhe simptomat mund të jenë të ndryshme. Një ndër simptomat jo të drejtpërdrejta të hernies është edhe ftohja e një pjese të trupit. Ftohja mund të përfshijë edhe mpirje të zonës së trupit apo dridhje të saj.

Mpirja e duarve

Simptomat e hernies diskale nuk përfshijnë vetëm dhimbje, pasi dëmtimi ka prekur nervat që i përçojnë mesazhe trurit. Prandaj, nëse keni këtë sëmundje me siguri do të përjetoni edhe vështirësi në lëvizje nga mpirja dhe ftohja e duarve. Në rastin e dëmtimit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës mpirja e duarve do të jetë një nga simptomat më të përsëritura.]

Dobësim i këmbëve

Sipas të dhënave dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të jenë gjithashtu duke ju shkaktuar dobësim të këmbëve. Dëmtimet e nervave sa më afër këmbëve të jenë aq më shumë do të shkaktojnë dobësim dhe mos balancim të tyre.

Dhimbje e këmbëve

Nëse dëmtimi i diskut ndodhet nga zona e mesit e poshtë kjo do të shkaktojë dhimbje të këmbëve. Dëmtimet e shtyllës kurrizore në zonën e mesit shkakëtojnë një gjendje të quajtur nervi shiatik. Nervi shiatik do të shkaktojë dhimbje të mëdha në këmbët tuaja duke ju penguar lëvizjen.

Dhimbje kur qeshni apo kolliteni

Megjithëse e qeshura supozohet të jetë ilaçi më i mirë në rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, e qeshura do të kthehet në dhimbje. E qeshura, kollitjet apo tështimat janë disa nga proçeset që do t’ju shkaktojnë dhimbje nëse vuani nga hernia diskale.

Dhimbja shtohet kur pushoni

Nëse ngritja e peshave të rënda do t’ju shkaktojë hernien diskale, qëndrimi pa lëvizur mund të përkeqesojë dhimbjen. Qëndrimi ulur apo përkulja para do të kthehet në një proçes të dhimbshëm nëse vuani nga hernia diskale.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

Published

on

By

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Continue Reading

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Published

on

By

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara