Aktualitet

Kritikohet Fondi për Sigurime Shëndetësore, Kaquri: Nuk ka raport financiar të barazimit me spitalet në Turqi

Drejtuesit e Fondit theksuan se më 2021 është rritur numri i rasteve për trajtim jashtë vendit.

Published

on

Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin 2021, deputetë nga pozita dhe opozita kanë kritikuar drejtuesit e këtij Fondi për siç theksuan ata keqmenaxhim dhe mos transparencë të rasteve për trajtim jashtë vendit.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare, Hykmete Bajrami ka kritikuar se shumica e buxhetit të Fondit për Sigurime Shëndetësore shkon në Turqi.

Deputetja Bajrami ka kërkuar raporte për barazimin financiar në çdo 6 muaj me të gjitha institucionet private shëndetësore brenda dhe jashtë vendit për të gjitha shërbimet shëndetësore.

Rekomandimi i parë i Komisionit që është miratuar në Kuvend, është që nga ana e Fondit për sigurime shëndetësore të bëhet barazimi i plotë financiar në çdo 6 muaj me të gjitha institucionet private shëndetësore brenda dhe jashtë vendit për të gjitha shërbimet shëndetësore. Ju përmendet Kosovën dhe Maqedoninë, ne sipas informatave kemi parë që pjesa më e madhe e buxhetit shkon në Turqi. Pra, a ka pasur barazime me institucionet shëndetësore në Turqi? Dhe rekomandimi i dytë ka qenë që në baza të rregullta kohore, së paku dy herë në vit të bëhet përditësimi i listës së sëmundjeve për të cilat ofrohet mbështetja e nevojshme për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike në vend”, thotë Bajrami.

Gjatë raportimit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore Bujar Kaquri pranoi se deri më sot nuk ka pranuar ndonjë raport zyrtar të barazimit me ndonjë institucion jashtë vendit, e sidomos nga spitalet në Turqi.

“Kryesisht trajtimi jashtë vendit bëhet në institucionet shëndetësore në Turqi, mirëpo ka edhe raste të tjera. Sipas informatave që i kemi marrë Komisioni për barazime ka punuar dhe është në procedim dhe ka dërguar kërkesa për barazim edhe tek institucionet jashtë vendit, mirëpo deri më sot nuk kemi pranuar ndonjë raport zyrtarë të barazimit me ndonjë institucion jashtë vendit e sidomos nga spitalet në Turqi”, theksoi ai.

Më tej Kaquri theksoi se ky institucion ka qenë në gjendje të rëndë, siç u shpreh ai, në katrahurë si pasojë e mos koordinimit nga ana e menaxhmentit të fondit dhe ish- bordit për trajtim jashtë vendit.

Nuk kemi parë deri sot që ka pasur ndonjë rast të aprovuar nga drejtori në bazë të flet zotimeve se është refuzuar nga Bordi për trajtim jashtë vendit, përjashto këtu ish-bordin i cili ka stopuar, dhe nuk i ka trajtuar rastet urgjente nga flet zotimet e lëshuara nga drejtori i fondit. Mirëpo, kjo nuk ka zgjat shumë dhe ai bord është shkarkuar dhe sot jemi në gjendjen në të cilën jemi, dhe kemi këtë katrahurë dhe këtë mospërputhje edhe të obligimeve, edhe të deklarimeve, që jemi bërë target. Pra, e gjithë kjo katrahurë vlerësoj se është bërë për shkak të mos koordinimit nga ana e menaxhmentit të fondit dhe bordit për trajtim jashtë vendit”, tha Kaquri.

Për trajtimin e pacientëve jashtë vendit kryesisht në Turqi, kritika pati edhe deputeti nga VV-ja, Eman Rrahmani.

Ai tha se mbi 40 përqind e rasteve të trajtimit jashtë vendit bëhen për shkak të mungesës së materialit shpenzues, për çka ai konsideroi se është keqpërdorim nëse dikush trajtohet në Turqi për mungesë të materialit shpenzues në institucionet publike të Kosovës.

Një e gjetur që ka qenë e që duhet të merret parasysh është, që diku mbi 40 përqind e rasteve të trajtimit jashtë vendit bëhen për shkak të mungesës së materialit shpenzues. Kjo dukuri duhet me u ndalu dhe nuk ka mundësi që dikush me shku me u trajtu jashtë institucioneve shëndetësore publike për shkak të mungesës së materialit shpenzues. Nuk mundet dikush me shku në Turqi pse nuk ka material shpenzues dhe arsyetimeve të kota. Kjo është vërtet keqpërdorim”, theksoi Rrahamni.

Edhe deputeti Hajdar Beqa nga PDK-ja tha se në bazë të raportit të auditorit, vetëm 55 pacientë i kishin dorëzuar faturat e trajtimeve, përderisa pjesa tjetër e pacientëve nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit të subvencioneve nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Nga 88 mostra të testuara në vlerë prej 4 milionë e 827 mijë euro tek rastet e rregullta ose jo urgjente, vetëm 55 pacientë i kishin dorëzuar faturat e trajtimeve, përderisa pjesa tjetër e pacientëve nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit të subvencioneve nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Vlera financiare e rasteve të cilat nuk i kishin dorëzuar dëshmitë për trajtime është 446 mijë euro”, theksoi Beqa.

Në fund, drejtuesit e Fondit theksuan se më 2021 është rritur numri i rasteve për trajtim jashtë vendit.

Aktualitet

Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore, e organizuar nga Fakulteti i Sistemeve të Informacionit, Prof. Dr. Edon Maliqi mbajti ligjëratën tematike me titull “Vëzhgimi Satelitor: Nga të dhënat te formësimi i politikave”, e cila ngjalli interes të madh tek studentët dhe pjesëmarrësit.

Gjatë ligjëratës, Prof. Maliqi trajtoi rëndësinë e të dhënave satelitore dhe mënyrën se si ato mund të përpunohen dhe përdoren për të ndihmuar në hartimin e politikave strategjike në fusha të ndryshme. Diskutimet nxorrën në pah potencialin që teknologjitë hapësinore, si Misioni Landsat (SHBA) dhe Misioni Sentinel (Evropë), kanë për të ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe vendimmarrjen e informuar.

Studentët dhe pjesëmarrësit treguan angazhim dhe pasion për temën, duke kontribuar me pyetje dhe komente të vlefshme, që dëshmojnë interesin e madh për inovacionin dhe zhvillimet teknologjike në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Vizitë zyrtare dhe ligjërata akademike nga profesorët e University of Sannio në UBT

Published

on

Në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, një delegacion nga University of Sannio në Itali ka realizuar një vizitë zyrtare në UBT, në kuadër të Akademisë Verore të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe projektit IOT-Eco.

Delegacioni përbëhej nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, si: Prof. Pasquale Daponte, Prof. Stefano Acierno, Giuseppe Nappi, Prof. SSA Marina Paolucci, Prof. Francesco Pepe, Prof. Giovanni Vito Persiano dhe Prof. Francesco Vespasiano.

Gjatë qëndrimit në UBT, anëtarët e delegacionit mbajtën ligjërata të specializuara për studentët dhe stafin akademik, duke ndarë njohuri, përvoja dhe zhvillime të fundit në fushën e inteligjencës artificiale, IoT-së dhe teknologjive të avancuara.

Në kuadër të vizitës, ata u pritën nga Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik. Delegacioni vizitoi gjithashtu Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, ku patën mundësi të njihen nga afër me kapacitetet infrastrukturore, laboratorët, projektet kërkimore dhe modelet e inovacionit të zbatuara në këtë hapësirë unike në rajon.

Continue Reading

Aktualitet

UBT vazhdon të vendosë standarde globale – përkrah universiteteve më prestigjioze në botë në rangimin e fundit global nga WURI

Published

on

Një sukses që tejkalon kufijtë kombëtarë dhe vendos Kosovën në hartën globale të arsimit të lartë është rangimi i radhës i UBT-së, i cili ka arritur të renditet ndër universitetet më të mira dhe më inovative në botë, sipas rangimit prestigjioz të World University Rankings for Innovation (WURI 2025), duke u radhitur përkrah universiteteve prestigjioze si Harvard, MIT, Stanford, Oxford, e të tjera.

Në raportin zyrtar të publikuar nga WURI, UBT ka arritur pozicionime të larta në disa kategori kyçe, duke u radhitur në mesin e institucioneve lidere të arsimit të lartë në nivel global:

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi këto arritje si një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të institucionit.

“UBT po dëshmon se është një forcë lëvizëse e arsimit të lartë në botë. Rangimet e WURI janë pasqyrim i realitetit që po ndërtojmë çdo ditë: një universitet që promovon dijen, inovacionin, dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërkombëtarizimit”.

Ky sukses i radhës konfirmon rolin e UBT-së si një lider në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ndërkombëtarizimit, duke e vendosur Kosovën fuqishëm në hartën globale të arsimit cilësor dhe transformues.

Për më tepër, renditja e UBT-së në mesin e universiteteve më të mira dhe më inovative në botë sipas WURI 2025 përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për institucionin, por për gjithë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Pozicionimi në vendin e 10-të për ESG Trend dëshmon angazhimin e UBT-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe shoqërisë, ndërsa vendi i 14-të në Funding for Sustainability tregon kapacitetin për të siguruar burime për projekte me ndikim afatgjatë. Veçanërisht i rëndësishëm është renditja në vendin e 5-të në University Brand and Reputation, që e vendos UBT-në si një nga institucionet me reputacion më të madh global, duke rritur besueshmërinë dhe vlerën e diplomës për studentët, si dhe mundësitë për bashkëpunime ndërkombëtare për stafin akademik.

Ky sukses e ngre më tej profilin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të arsimit, duke e bërë më tërheqëse për studentë, profesorë dhe partnerë strategjikë nga e gjithë bota dhe duke dëshmuar se institucionet kosovare mund të konkurrojnë denjësisht në nivel global.

Continue Reading

Aktualitet

UBT dhe Binance bashkë në një ngjarje unike për Blockchain dhe sigurinë në kripto

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, pjesë e Global UBT Fest 2025, në hapësirat e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së u organizua një aktivitet i veçantë me Binance, që mblodhi së bashku studentë, profesorë, profesionistë të fushës dhe të interesuar të tjerë për të diskutuar dhe mësuar më shumë rreth temave aktuale në teknologjinë Blockchain dhe kriptovaluta.

Hapjen solemne të ngjarjes e bëri Presidenti dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjive të reja si Blockchain në arsim, ekonomi dhe sektorë të tjerë strategjikë të zhvillimit.

Në vijim, eksperti Sandro Slukan mbajti një prezantim tematik rreth “Themeleve të Kriptovalutave, sigurisë në kripto dhe mënyrave për mbrojtjen e vetes në botën digjitale”, duke ofruar njohuri të rëndësishme praktike për të rinjtë që duan të angazhohen në këtë fushë.

Pjesë e programit ishte edhe paneli diskutues me temën “Integrimi i Blockchain në institucione”, i udhëhequr nga Rektori Hajrizi, ku morën pjesë Sandro Slukan dhe Polina Brottier, përfaqësuesë nga kompania globale Binance. Paneli solli perspektiva konkrete për aplikimin institucional të teknologjisë Blockchain në administratë, arsim dhe biznese.

Ngjarja vazhdoi me një prezantim të veçantë nga Polina Brottier, me temën “Karriera dhe vullnetarizmi në Binance: Qasjet më të mira”, ku ajo ndau me studentët përvojat dhe mundësitë që ofron Binance për të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

Gjithashtu u prezantua edhe projekti “Angels Binance”, ku Betim Cakiqi nga Kosova tregoi përvojën e tij si vullnetar në këtë platformë ndërkombëtare, duke dëshmuar se të rinjtë tanë mund të bëhen pjesë aktive e skenës globale të inovacionit.

Ky aktivitet ishte një mundësi unike për pjesëmarrësit që të kuptojnë më thellë potencialin transformues të Blockchain-it dhe të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me ekspertë të industrisë.

Continue Reading

Të kërkuara