Aktualitet

​Shqipëria do furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr, do marrë grurë

Më 1 shtator që do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, në Beograd.

Published

on

Ballkani i Hapur, Shqipëria do furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr, në këmbim do marrë grurë.

Nisma ‘Ballkani i Hapur’ jep frytet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një takim të përbashkët të ekipeve të punës në Tiranë, është rënë dakord që Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike brenda rajonit në kushtet e krizës energjetike, ndërsa ato do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me grurë, misër dhe vaj me kushtin që këto produkte të mos rishiten në treg tjetër.

Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës. Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër. Në samitin e ardhshëm në 1 shtator të gjitha palët do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës”, tha Ahmetaj.

Ndërsa ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se do të eliminohen tavanet eksportuese drejt Shqipërisë të furnizimi me grurë, misër dhe vaj.

Gjatë këtij takimi ne vendosëm të angazhohemi për të eliminuar çdo kuotë të vendosur mbi furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pala maqedonase angazhohet për të hequr bllokimin e vendosur për produktet eksporteve ushqimore javën shkoi, dhe pala serbe të eliminoj tavanet eksportuese drejt Shqipërisë për produktet e grurit dhe misrit të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave, ky memorandum do të nënshkruhet në serbi në fillim të shtatorit. Gjithashtu operatorët ekonomik janë të lirë për nënshkrimin e kontratave të furnizimit me çdo mall përfshirë këtu produktet që kanë lidhje me sigurinë ushqimore, me kushtin që produktet që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si gruri, misri, sheqeri apo vaj vegjetal të ndalohet rishitja”, tha Krifca.

Këto vendim të ekipeve të punës do të materializohen në marrëveshje në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd ku do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur.

Aktualitet

Trump kërcënon me rritjen e doganave për veturat kanadeze në 50%, ndërsa lufta tregtare po përshkallëzohet

Published

on

By

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të rritë doganat amerikane mbi automobilat me origjinë nga Kanadaja, ndërsa lufta tregtare mes dy fqinjëve po vazhdon të nxehet, raporton BBC.

Trump tha të hënën se do të rritë tarifat doganore për veturat dhe kamionët kanadezë, si dhe për pjesët e automobilave, nga 25% në 50% duke filluar nga 1 janari.

Kjo vjen pasi bisedimet tregtare SHBA-Kanada dështuan në fund të javës së kaluar, me secilën palë që akuzonte tjetrën për parashtrimin e kërkesave të papranueshme të minutës së fundit.

Të hënën vonë, zyrtarët e Kanadasë njoftuan një konferencë për media të martën, ku do të shpalosin mënyrën se si vendi do t’i përgjigjet luftës tregtare dhe si do të punojë për të “mbrojtur dhe mbështetur punëtorët dhe bizneset kanadeze gjatë kësaj periudhe me sfiduese”.

Në konferencën për media në orën 11:00 do të marrin pjesë udhëheqës qeveritarë të sektorit të biznesit, financave dhe zhvillimit ekonomik.

Më herët gjatë ditës, Kryeministri Mark Carney e quajti kërcënimin më të fundit të Trumpit për tarifa si diçka jo të papritur dhe e akuzoi presidentin se po kërkon të shkatërrojë industrinë e automobilave të Kanadasë. Ai shtoi se Kanadaja është e gatshme t’u rikthehet bisedimeve vetëm nëse SHBA-ja vjen me “qasjen e duhur”.

Lufta e fjalëve pasoi deklaratat e disa zyrtarëve amerikanë dhe kanadezë se bisedimet janë pezulluar pa ndonjë datë të caktuar për rinisjen e tyre.

Kanadaja u largua nga negociatat tregtare të premten vonë në mbrëmje, pak çaste para afatit të vendosur nga SHBA-ja që do t’i shtonte një taksë prej 50% mbi 20 miliardë dollarë (28 miliardë dollarë kanadezë; 14 miliardë paund) të importeve kanadeze. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK dhe asamblistët e Prishtinës përsëri para Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Published

on

By

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në aksonin tashme të përditshëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 35°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara